Perkthime nga Edlira Jorgji Doko
- Walt Whitman
- 13 ago 2016
- Tempo di lettura: 1 min

O KAPITEN, KAPITENI IM! - Walt Whitman
O Kapiten! Kapiteni im! Udhetimi yne i frikeshem mbaroi, anija kaperceu cdo pengese, cmimi i lakmuar eshte fituar, eshte afer porti, degjoj kembanat, gjithe populli feston, syte ndjekin skafin e pathyeshem, anijen e serte e te patrebur;
por o zemer! Zemer! Zemer! O pikat e kuqe te gjakut, atje ne kuverte ku qendron Kapiteni, rene, i akullt, i vdekur.
O Kapiten! Kapiteni im! Cohu, degjoi kembanat; Cohu - per ty valvitet flamuri - per ty bien trombat, per ty lulet dhe kurorat jane stolisur me shirtita - per ty brigjet jane mbushur, te kerkon masa ne valezim, per ty fytyrat jane ne ankth;
Ja, Kapiten! O i dashur baba! Ky krahe poshte kokes tende! Eshte vetem nje enderr ne kuverte ke rene, akull, i vdekur.
Nuk pergjigjet Kapiteni im, buzet e tij jane te zbehta e te palevizshme, nuk e ndjen babai krahun tim, nuk ka me energji as deshire, Anija eshte ankoruar e sigurt dhe e shendoshe, udhetimin e perfundoi, mbaroi, anija fitimtare eshte kthyer nga udhetimi i frikshem, qellimi eshte arritur;
gezoni brigje, bini kembana! Ndersa une me hapin e perzishem kaloj bordin ku qendron Kapiteni im, rene, i akullt, i vdekur.
コメント