top of page

Perkthime nga Edlira Jorgji Doko

  • Fernando Valverde
  • 28 ago 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

RENIA - Fernando Valverde -Nga "Syte e pelikanit"

- Nenes time -

Te kujtohet si vdesin pelikanet? Nen diellin e mbremjes Qe perplaset kunder bregut Paqesor Uji i gllaberon si plumbi.

Asgje nuk mund t'i shpetoj.

Ka kaq shume dinjitet ne boshllek, Kaq dashuri ne fluturimin e tyre, Qe ne castin e fundit zgjedhin heshtjen. Ngelet vetem Goditja e tyre goditja kunder ujit Delikate, si zhurma e eres.

Nga kjo dhome nuk mund te shikohet deti, nuk ekzistojne shkembinj te lart e nuk mbetet horizont qe mos jete shkaterruar.

Nuk ka rendesi, Imagjino nje zhurme ne kete nate te erret mund ta prekesh me doren tende.

Te kujtohet atehere, ndiesia e ftohte, se ne vjeshte ai det qe kaq shume do kthehet gri e le emrat e se kaluares shkruar ne rere

Ti je ulur duke pare.

Perballe teje, kthyer ne drejtim te horizontit, nje femije zhytet ne vale. Lindja, kaq ngrohte dhe e persosur, e tradheton dhe e shtyn.

Ti ke ardhur te me shpetosh. Krahet e tu, keshtu delikate tani, mbulojne trupin e nente viteve te mia gjer sa te prek breg.

Dhe sigurisht, nga kjo dhome nuk mund te shikohet deti Por duart e mia dridhen si ate nate. Tani kap te tuat, ndjem si te dua, si tejkaloj friken time me gjestet e tuaja, si mban jeten shtrenguar me gishtrinjeve.

Lere ne ane mishin, fytyra jote u perplas fort kunder ujit sa drita u zbeh.

Nuk ka yje poshte oqeanit.

Hapi syte, eshte kaq e verber vdekja sa frika te ngaterron. Hapi syte, kerkome tani ne mes te ketij oqeani, jam duke te rrembyer forte ne krahet e mi ndjeme si te shtrengoj, kerkojme brigjet tona, deti nuk ka shuajtur emrat tane, e sot, ne jemi e kaluara, e djersa e kripur, eshte shkuma e detit kunder shkembinjve kjo frike ne buzet e tua.

Na pret jeta.


Комментарии


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page