TE THUASH TE VERTETEN SOT-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 5 set 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Dime pak nga genjeshtra po duket sikur ajo ka pushuar boten, e hiqet, sikur e bene per te miren tone, te jep nje dore e te merr trupin. Ndoshta koshenca eshte ne metamorfozin e vjeshtes. Ndoshta dita u lodh te jet dite, e behet ortak me erresiren e dhimbjen e bukur ne sy nuk e ka me.
Te thuash te verteten sot sipas fisnikerise se origjines, eshte gjeja me e veshtire e gjeja me e lehte:por ngelesh vetem e nuk kupton, kete realitet, kaq absurd.
E behet gjithmone e me veshtire te tregojme viryte, te jemi vetja, te kemi liri, ashtu si jemi, per ate qe jemi, me o pa vese, me humbje o me fitore.
Dhe kur nuk ka vertetesi, virtyte, liri, kemi mbaruar si njerez, nuk mund te kete nje dialog, as nje monolog.
Keshtu pak nga pak humbasim shpresat, humbasim besimin, por mbi gjithcka endrrat.
Por kjo nuk duhet te ndodh kurre, kurre!! Verona me 5 shtator, 2016 8:18
Comentários