Pergjigje Rezart Palluqit-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 8 set 2016
- Tempo di lettura: 3 min

Pershendetje Rezart!
E kundershtoj me force shpirti shkrimin tuaj, edhe pse (kesaj here) je kaq i qete dhe njerezor.
Por, ne reshtin e dyte, ja ku bie viktim "miresise tende" duke thene:"Ndaj dhe ia mohoj talentin letrar." Po si ia mohon? Kush je ti?
Kritika eshte esenciale ne art, e ne te gjitha gjinite, por ti ke mllef. Personazhet ne proze, poezi, fabul, legjende e ne roman, etj. vijne si pasoje e ngjarjes qe ka rrjedhur o fantazohet se do realizohet keshtu.
"Proza e Kadarese, per mua nuk ka personazhe, por kloune diktatoriale.", - vazhdon kjo bisede e tendosur-helmuese. Edhe mua, me hapen krahet. Nuk te them si me rreshqasin gishtrinjte ne tastieren e kompjutrit. Analiza e thenies, vjen nga nje kolaudio jo e forte qe ke me te kaluaren. Nuk e pranon. E shkrin. E mohon. Dukesh nje femije i vogel qe ka lindur mbas rrezimit te diktatures. Dhe kjo, eshte fatkeqesia jote. Duhet, pak nga pak, te besh paqe me te vjetren, e te udhetosh ne demokraci. Ti keshtu shfaq shenja homofobike duke "share" e luftuar publikisht, ata qe dogjen rinine e tyre. Mire keq, vuajten. Kane bere gabime. Medet! kush nuk i ben!
Duhet te mesosh se "fryma" me e mire del kur ka "ndalese e pranga e qeli te ftohte". Mendja perjeton friken, dhe flet te tashmen, me fjale dhe metafora origjinale qe afermon zotesine e autorit. Kjo, rritje artistike e asaj kohe, kishte po dhe jo. Me te zotet nxorren vaj te zi nga shpirti. Fisniket si, Petro Marko, Visar Zhiti, Mitrush Kuteli, dashuria ime Jorgo Bllaci, dhe poezia e fundit te shpirtit tim DRITERO AGOLLIT "Mos ma kujto !" shkruajten me gjak zemre.
E megjithate, ne ta dime "nder"qe dy novela i pelqen. Oh! Prap ke gjykime? Isha kaq e lumtur, ama duroi pak. E nuk pushon gjer tek"Kush e solli Doruntinen" Gjetja e legjendes nuk eshte ballkanike, po puro SHQIPTARE. Ne jemi rrace e fisme, e romani luan mbi besen, fisnikerine e djaloshit, vajin e nenes..e tera flet shqip, o shqipo..! Asnje ne ballakan nuk e gezon kete virtyt. Nuk ka dyshime. asnje! Kadare e mori dhe e beri me legjende nga c'ishte vete legjenda. Nuk ka vjedhur asgje dhe askujt. Te kujtoj idhullin tim LERMONTOV me "Demonin" E gjithe fantazia o realiteti luhet ne legjenden Gjorgjane. Ishte Lermontov qe pikoi gjak safi, qe nuk flinte naten, per vite e vite me radhe, e qe ne modernet e adhurojme, na bien jarget.Oh, sikur te ishte shqipatar! E, per ty, kjo kohe, eshte enderr dhe e paraqet si erresire. Por, cdo poet ka teorine vetiake, ka kohen qe jeton, dhe si e jeton.PRA, edhe KADARE, pati melci e shpretke qe e shkroi, qe e realizoi. Mos ha inat. Nuk je nga ato lule. Nuk ben dot te tilla thurje ne filozofi e ne ide, nuk di te qendisesh.
Jo! kjo lufte personale (ti e shume te tjere) kishte vite ne internet. E di pse? Sepse nuk ishit me te lire ti benit keq letersise. Nuk ka penga. Jeton ne paqe jashte atdheut. Edhe i adhuruar ne gjithe boten, do ti apo nuk do ti, eshte fati i tij.
Nuk je sqaruar, por ngrite pluhur prape. Ne nje fare menyre justifikohesh, ne tjetren ja ku gerdep. E gerdep ashper. E ke thuper fjalen. Dhemb shume. Vret se ashtu ke deshire.
Por, ne fund te fundit ti ke prozen tende, e se proza eshte nje det dhe ka uje per te gjithe, dhe na tregon se di te notosh. Ama, poeti dhe shkrimtari yne, nuk di te kem lexuar se eshte shprehur ndonjehere keshtu. Problemi qendron i yti, nuk do mend. Nuk fsheh qesha me mbylljen. Me lot. Si kerkon te krahasohesh me Te ? Ku di une, me trembin guximtaret e tepruar. Me respekt, Verona me 8 shtator, 2016 15:08
Comments