top of page

TRIMI I VOGEL-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 11 set 2016
  • Tempo di lettura: 3 min

- POEME PER KOSOVEN -

Ishte nje periudhe e paqarte Ne anen e majte te tokes-meme Dhe buron dhimbja si sot e fresket Lufta e erret pinte gjak engjush pinte: Cdo perendim gosti kufomash harbuar Porsi hiena Serbia sgerdhihej, Kur shkelte mbi eshtrat e njome E ngrohej me klithma te pafajshme E parakalonte ne syte e Evropes, Kur debonte me dhune kavane yjesh, Me ate zerin e cjerrur e te ashper, Dridhte dheun nga ligesia Prej urrejtjes gjer ne shpirt Kaq e pafytyre, kaq e eger, Armike e betuar e vjeter gjithnje, Kur permes shiut te furishem Veshur me mburoj koke e kembe Katile..katile..me arme ne dore.. Kjo pjell zilitare ne ballkan Mbillte vec vdekje ky dreq soje.

Shqipet e gjakosur ne fluturim Mbi malet e fushat plot jete Dhe kendonin solemnish himnin Sikur mos kishte ndodhur asgje Atje larg ne kulla, prej fisnikesh. Ku nunulla vazhdon te kendoj Mbrriten me drite ne memedhe Te urritur te zhveshur te perlotur, Fjale prere ne vesh me kumbojne.

Jam aty ne nje dyqan te vogel Ne nje fshat te qarkut te Durresit, Ku, shitesja nje grua humane, engjellore Behare nga mendja, behare nga trupi, Behej me katersh te bej c'ka mund Flutur-nene-dhembura Nga raftet nxirte fryme te shenjte. Jam ne mes zerash e dialektesh Si nje zogez ne boten e huaj Degjoj gjithcka, shikoj gjithcka Dhe dua te pyes per kalimtaret; Kur nje djalosh pak a shume dhjete vjec, Ne nje qoshe si i trembur, Zemren e shpirtin ma tronditi, Qe shpresat gjetke kishte humbur. Medet, e toka nen vete me shkiti! U afrova, hap lehte e plot embelsi. Me gjithe endje e pyeta: nga je? Por uli koken zemer e gjore Si me percmim gjestet e pa vale Dhe rete turbulloheshin brenda tij Perendi e zot kishte nemitur Ate qe jep krahe, ate qe ti pret.

Moment i heshtur mes turmes Gojet e uritura, pa lare; Ne mish ngjizur tatu, Shqiperine e madhe, O Zot mendova, c'dashuri qe kane- Dite pa ngrene, dite qe ecin E kaq krenari e kaq hyjni. Here buzeqeshja ndiconte beftas Ne fytyrat me forma e vite vrare. Aty ngryseshin nga lodhja, aty kaperdisur Qe gjalleronte veshtrimet e ndrojtura; Ashtu sic valvitet flamuri Ilire ne ere Te ruajtur ne gjoks prane zemres Me mendafsh e temina-qendisur, Nga duart prej fate enderr e mburoje- Ne hidherim e ne gezim kudo! Trasheguar eterisht mijera breza Qe gjakun shkrin nen driten e henes Betej me beteje martes me martese.

Ne qoshe, renuar..si nje kishe shekullore Udhetari i vogel me shpeton tmerruar Une i afrohem, ndersa ai largohet Keshtu i dridhur, keshtu i fikur. Pyeta, shtegetarin- pse trembet pellumbi? Pse nuk degjon, nuk sheh, e nuk flet? Por ish kaq e dhimshme jeta e tij Fati i zi dhe ora e keqe Si nje perralle pa fund te bukur Po perplasej ne valet e detit. Sa bishat e egra veshur me urrejtje, Dhunuan fushat e rrezuan malin E kerciste kallazhi, plumbi ne brinje Nje nate nxihej me teper, nje dite vdiste. C'te kishte bere kaq keq? E pa kasaphanen e frymes se fundit Vazhdonte te fliste burri i larte, pa ndalur... E shikonte djaloshin e gjakosur... Por une? une? kisha humbur, humbur une. Dhe isha mpiksur si gjaku pertoke Degjoja neper mjegull, e perfytyroja ngjarjen, Sa qe nje cast kur thyeva heshtjen E bertita: bastardet! basdardet!


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page