top of page

KOSTANDINI DHE DHOQINA-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 22 ott 2016
  • Tempo di lettura: 5 min

-poeme-

I

Njehere moti ne nje legjende ne mes hiresh nje gjeraqine e bukur me trup selvi e mire si engjell dritelare e kishte vellezer, e kishte nene e rritej si lulja e shendosh qe endej me kenge ne buze kur trimi, kerkoi doren e shenjte kaq i hijshem djaloshi ne syte e saj e deshi vetetim, e deshi po ererat, nuk ishin dakort! U hodh vellai Kostandin: nene, o nene, e mira nene une biri yt, te betohem! Te vetmen bije qe ke te voglin bir qe te trondit jepja trimit, te pergjeroj! Do te ta sjell, kur ke mall: gezofsh gjithe gezimet, nje lot ne syte e tu u befsha nje varr ne naten e zeze; mos e lere valen pa det si pellumbeshe te shkoj; shkelqimtare drejt dashurise e vetme, e bukur si eshte.

II

E nisi nje dasem, gjer ne agim, Tunden nate e tunden dite shkembyen nishanet, mbytur ne lot perqafuar nene e bij oh, me veshtrim te pikelluar me fjale te heshtura, e pa ze ate moter per sevap nga perendite bekuar e te stuhishme kur do ta shikonin, prape? Kaloi pak kohe, mungetira ra, mjegulla mbuloi shtepine e zeze ne vesen mengjesore shfaqej gjak, perbri varresh, ulerinte vdekja. Nje force e mbinatyrshme helmoi lumenjte e rinj kaq shpejte, lufta e huaj rrembeu djemte nje e nganje. Edhe shkuli floket nene e gjore me grushta i binte gjoksit per premtimin qe s'mbajti dot edhe nuk falte djalin e vogel.

III

E lodhur nga jeta, gjunjezuar, mbodhi forcat e fuqine e fundit, mbi balle hodhi sharpen e qendisur, mori lart, ku egjejt preheshin. Binte shi, shi i dhimbshem, nga syte e drites e nuseruar, shkisnin yjet neper pellgje, e mbytej hena ne erresire. Ne levizjet e duart prej akulli e buzet e mardhur mavi-lejla perpeliteshin, ne mendjen e turullosur bejte te vjetra e koha e perrallave. Fliste me vete, qeshte si e marre, pa ngritur veshtrimin e plagosur, e denohej pse asaj valle, ky shpirt e kjo zemer gjakosur? Me kuj e ligje e denese mbi barin e vyshkur e te zverdhur ku fole kishte bere gjyshja e reve dhe krimbat e mortjes benin feste. Me zerin e ngjeshur plot ngasherim thirri tre here: Kostandin! Kostandin! Kostandin! Bir, bir, o bir im! Fjalet e tua, perse i mori era? Besen tende, perse e tret morgu?

IV

U ngrit si zoga e plagosur me syte te veshur nga sketerra; por ecte kuturu, c'shkelte kemba braktisur nga Zoti, nga pranvera - karfosi pragun me pertese qe as drita as dielli mos te hyjne. Aty ne erresire te bujshme e vuri kujen me ulerime

V

Mbi varrin i djalit te pleqerise vec guri i kokes u shmang ne ane; dheu u hap si per magji nje luftetar i vjeter - hip ne kale! Merr rrugen me yje plot e hena zbriste mbi supet e lehta fliste me engjuj me peme e zogj. Kaq me mall kaq me terbim gjemonte fusha e cdo lugine dhe gjersa arriti tek motra e vetme ndane keshtjelles ku binin sazet; Ku mishi digjej ne hell me tej vera si uje derdhej e ne nje cep te banketit ndricon gjaku i fisit si perendesh.

VI E takon mes kenge e valle ne buze buqeshja ish e ngrire, sa pas veshit i peshperit me zerin mekur nga frika as hareja s' mund ta ndal nga trishtimi i dyshimte!

VII

- Kostandin o vellai i motres per dashurine e paster vllazerore cila perendi, matane malit ne beharin me lule shume te solli si dielli ne agim ne perqafimin e malluar? Nese erdhe per te mire mesh krushqve, ulu- bujrum... E nese je dhender i perenduar qe lajmin e keq me fsheh dije se jeten ma vrave, qe kur mishin ne zi do vesh - Jo jo, e dashur moter, c'flet?! S'kemi kohe, nena te pret!

VIII

Hipi pa menduar mbas trimit te vogel por oh, si era vraponin kembet e kafshes atje - ketu, habiteshin hijet e nates qe kaleronte skeletri i fantazmes e vren nje guf e nje pipistrel: Kam pare, e nuk kam pare, shkon kufoma me nje zane? Kur arriten, ne avlline e madhe ja dikur ishte plot me trendafila kish kaq jete e kaq gjalleri, kaq kohe tashme e harruar sa motra filloi te friket e qielli mbi supe iu rendua mungonte lumturia stine pas stine e shpirti iu ca shege ne peme...

IX

- Shko e para...te lidh kalin ne pemen e nemur mbrapa shtepise sa te laj duart nga dheu. Humbi si hija e diellit ne mesdite me trupin e shkrire ne tmerr

X E dermuar u afrua deres me shkurre E lene pas dore prej vitesh! Pa durim troket mbi xhamin e thyer dhe gishtat me gjak u mbuluan Per dashurine qe kishe ndaj meje si nena me e mire ne bote po te lutem te hapesh deren. C'eshte kjo shkretì ne tokat tona ky mallkim ne fisin e lashte mos lufta shuajti fis e fare porsi e kisha enderruar? Fliste me vete emrat e yjeve por shpirt i gjalle s'e degjoi... O nene? S'me do me! Jam une, bija jote....Dhoqina!

XI

Heshtja mbreteroi vite e shekuj, koha gri ngadalesoi rritmin e mbytur, s'degjohej fryme, bota ish shembur; kur shperthen nje qeshur hesterike: Kush je ti, qe flet, me zerin e bijes time, mallkuar qosh, moj mortje e zeze djemte mi, i more brenda vitit tani me kerkon frymen te stolis? Shporruuu, ik nga une, hajdute e lige! E pangopur, plake, ferr i kuq, me gjakun e brinjes time riperterite veten; Tani me hiqesh si perendi? Dhoqina ime eshte tutje, mijera dete ne mijera male larguar. Me lendove besen e ngroposur nen selvi.

XII Besome - o nena ime, e gjore! Per thikat qe mbart ne trup! Vellai im, me solli - te betohem, Jam e gjalle, sa je dhe ti! Me thuaj: si ishte veshur im bir c'rroba kish - ne trupin prej lisi? Me trego, shenjat ne fytyre. Dhe une, po te ta hap deren. Me lot ne gryke, shume e lodhur; - Kish nje gjerdan, ne brez! Nje kryq te madh, ne gush, e ne faqe, kish plage te njome. E ish i vrare, zemer - ftohte! E shtangur nena, nga e verteta si nje psalm ne altar dhe si lumi qe derdhet ne det, me syte e lagur beri lutje. Qaj njera, e qaj tjetra, guri i varrit zuri vend.

----------------------------

Mjegulla zvarritej si nje kermill ne gjethet e fundit te vjeshtes,

pastaj mbahej ne deget e njomur

dhe zgjatej sa nje pike loti ne token e ngopur.

Ishte dimer. Dielli dukej e zhdukej ne horizontin gri.

Rrahjet e zemres tashme ngjanin

si nje tufe thellezash ne ikjen e fundit

drejt vendeve te ngrohta.


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page