Analize e thenies...-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 13 set 2016
- Tempo di lettura: 2 min

"Bukuria mbetet vetem nje skice, eshte karakteri ai qe e ben nje person te jete nje kryeveper." William Shakespeare
Pergjigje:
Thenia eshte e qarte, mesazhi po ashtu, e vjen si pasoje, nga nje bisede e ashper e ofenduese, nga ana e kundershtarit dashuror o nga nje koleg o figure e njohur; Shekspir ishte dashuruar fuqimisht sa propozimin e shpalli pa kompleks; por ka qene fyer brutalisht ne refuzimin e siperm; duke gjetur nje shkak pamjen e tij delikate fizike; Dhe pergjigja vjen natyrale e merituar: "Bukuria ime eshte skice, por cka e beri personin tim nje kryeveper, eshte karakteri". Hak, ne castin e duhur, hak.
Duel i ashper e jashte kontrollit sa e ben autorin eksploziv; pa llogaritur asnje cmim, se vetem nje fitore legjitime, njerezore. Dhe mire e ka bere, mire. Mjere ai mjeran qe nuk flet kur te tjeret e perbuzin, me perulje. Mjere ai mjeran qe nuk mbron te drejtat e veta, ne kohe, pa frike. Krisma do krisme, dashuria do dashuri. Nuk ka meshire kur meshira, quhet gjuha helmuese e ndonjerit, vret gjerat e shtrenjta e te shenjta, duke mos pase fre si nje rrufe; ne raste ekstreme e te trishta, e do jeta, e do mbijetesa dhe njerezit e ulet. Shekspir Krijesa e Larte Hyjnore, ku dashurori imitohet nga kushdo, ku perkthehet ne te gjitha gjuhet e botes, sepse brenda dhe jashte tij kishte vetem bukuri. Nga forma e fytyres se tij, dhe nga ngjyra e syve te zinj, qe hunda e gjate e me majuske, bente hije mbi buzet e vogla. Te gjitha keto forma mishtore, i mblodhi, i beri shpirterore; dramaturg, e sonetist, ne nje bukuri me mish.
E shume njerez modern kete thenie e shfrytezojne si plumb, si shigjet, si thike si perleshje, o fitore, ne nje beteje pa lufte. Verona me 13 shtator, 2016 8:25
Verona me 13 shtator, 2016 8:25
Comments