PERGJIGJE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 29 set 2016
- Tempo di lettura: 3 min

"HOLOKAUSTI GREK MBI HEBRENJT"
I nderuar Llalla dhe zt. Zarra! Une ndjej kenaqesi kur lexoj historine e popullit tim, e vleresoj cdo shkrim autokton te kohes, qe paraqitet ama, vetem me vertetesi e me dokumenta origjinale para lexuesit dhe qe Evropes te kerkohen te drejtat e njeriut, per cdo shkelje, dhune e abuzim te fakteve. Cfare na pengon mos ta bejne gjyqin sic duhet, kur kembngulja juaj pretendon drejtesi?
Por jam e bindur, ashtu si edhe juve, se ka nje anomali qe ne krijim te mesazhit, struktures se idese dhe arritjen e perfundimit mendor;
Dhe ja, pa humbur asnje minute te cmuar, futemi ne diskutim, sepse tema te tilla te flakta e delikate, kerkojne nje shpirt suprem e udhehequr nga asnjanesia dhe drejtesia. Ne kete rast nuk eshte as njera e as tjetra.
Se pari: nuk mund te konsiderohemi kaq te paster. Kaq heronj. Nuk flitet per nje shetitje ne kopsht e filloi shiu o doli nje hajdut o dikush na kercenon me arme. Flitet per fashistet. Nuk ka shaka. Gjermani ishte terror ne gjak, ku vellai shiste vellane. O vdekjen, o doren lart. E bente frika njerezore, e donte mbijetesa. Tradhetia e asaj kohe ishte normale. Normale dhe pershendetjet e tyre. Qe, nuk u ndal vetem aty. E trashegoi komunizmi. E adoptoi demokracia, me metoda te reja, akoma me te frikshme.
Atdheu yne? He! C'te themi!? C'te flasim! Mbreti Zog na shiti. E shiti popullin. Nje grusht florinj, zoterinj, qe eshte me i shtrenjte se dheu qe te lind e te rrit. Nje grusht florinj, zoterinj, mashtohen dhe engjujt. Keshtu e mendoi i vogli zog me tru peshku. E braktisi popullin e tij. Ate, qe e kishte kornizuar, me o pa lek, grene e pangrene, me o pa kepuce, brenda e perballe ne oden e miqeve. Sa e trishte, kaq dhe e dhimbshme. Ky trishtim me gjak tradhetaresh nuk ndodhi vetem tek ne. E njejta gje ndodhi ne Itali, ne shume vende perendimore te kontinentit jetues. Por ju miq, i dini, nuk eshte nevoja te peshperish historine. Ate qe nuk kuptoj:Pse hidhni benzine ne drunj te njome? Pse akuzoni qeverine greke, e partizanet grek?
Ky shkrim ankthor merr drejtimin qe duhet te kishte qe ne fillim. Qartesia dhe filtrimi historik i cameve. Aty me rrini. Por jo, nuk ka paqe:cuderisht hebrenjte falenderojne popullin tone. PYETJE: sa hebrenje, kishte atdheu yne? Nje pakice te pa rendesishem. Po Greqia? nuk e di me numer, por mendoj nje numer te madh.
Zoterinj: ju them me kaq pasterti, nese do i kishim ne nje shumice hebrenj, dhe populli yne do i kishte denuncuar. Eshte normale. Ne lufte ka kembime. O rracen tende o te huajt. Zgjidhet. Behet trimeri kur zgjedh te dyja. E ketu futen heronjt. Nuk e beri vetem populli yne kete zgjidhje fisnike. E beri nje pjese e grekerve, nje pjese e italianeve, nje pjese e francezve. etj. Ndjej krenari per faren time, ashtu edhe per fiset e huaja.
Une nuk pranoj kete cmenduri, pa llogjik; krenarine abstrake vetiake. O ne, o asnje. Jo! Gjithkush dha kontibutin e tij. Shume shtete pretendojne qiqra ne hell. Dihet ka po, ka dhe jo. E pa pranueshme hipokrizia dhe turpi qe nuk le te qete eshtrat e dhembura te prehen ne paqe, e nuk kursen as te vdekurit. Bote e shpifur. Bote egoiste moderne.
Mbyllja e shkrimit eshte qesharak. E tera ndahet ne tre nenkapituj: akuze-falenderim-paqe. Nuk jemi, jo! Ncuq! ncuq! ncuq!
Pershendetje miq! Shkrimet e mia, jane private, e nuk kopjohen ne asnje ret social; mungojne datat historike, natyrisht, qe dhe teksti te ishte uniforme; por jane momentale.
Me shume respekt, Edlira Jorgji Doko! Verona me 29 shtator, 2016
コメント