LETER E HAPUR DREJTUAR PRESIDENTIT TE SHQIPERISE BUJAR NISHANI - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 28 gen 2017
- Tempo di lettura: 2 min

Zoti President, I nderuar vella, Une e dashuroj jeten sepse jeta qe zemergjere me mua, familjen time, e admiroj rrenjet e mia vllahe sic dashuroj rrenjet shqiptare, ashtu sikunder ato qe kam adoptuar gjate viteve te mia greke e italiane se cdo njera prej tyre me ka mesuar, me ka edukuar. Sepse fatin tim, token time, flamurin tim i dogjen, shkrine cdo lidhje me paraardhesit, dokumetat e kohes.
Rraca ime e vjeter ne Evrope, gjuhe e ruajtur me xhelozi, e gjysh pas gjysh flitej me syte e dashurise. Dhe nese del ndonje e me kujton plaget une i pergjigjem si nje vetetim, pa frike e pa kompleks.
Jam vllahe, rrenjet e mia nuk i di mire. Por jam luftetare e madhe, kaq sa e vendosur aq dhe e forte. Keshtu nuk lejoj asnje shqiptar te zi te tradhtoj kombin. Asnje grek te mashtroj popullin tij. Asnje italian te kaloj historine si nje lecke. E dini pse? Sepse s'dua nje te ardhme te vuani si une, si fisi im.
Te numerojme plaget ne trupin vllah nga betejat e jetes e lotet qe kemi derdhur ne heshtje dhe sa i gjate eshte bere lumi i dhimbjes?
Do ngrihen eterit ne revolucin te madh pa na pyetur gjithe mllef do shperthejne egersisht e fuqimisht e do nxjerrin gjithe duhun qe mbarin shekujt ne deje. Por me mire mos trazoj eshtrat e shenjta, si Vesuvio te flen permbi karavane dhe me kenge. Kur te shperthej nje dite te afert do jem aty mes tyre.
Do jem me e gjalle nga te gjallet, dhe nje stoli ne syte e tyre.
Deshiroj nga ju i nderuar vella dhe president, qe gjendja civile, ne pashaporte dhe cdo dokument brenda e jashte vendit, te shoqeroj e te theksohet se jemi SHQIPTARE me origjine VLLAHE (Rremene).
Nuk kerkoj meshire per popullin tim, kerkoj drejtesi, ate qe i eshte mohuar nder shekuj.
Une perulem ne gjunje vetem Zotit, varferise, dashurise, dhe madheshtise njerezore.
Besomeni, vella, nuk ka pase nje cast qe une mos te qaj.
Nuk di ne c'gjuhe flet dhimbja, por di qe njerezit dhembin njelloj. Ju falenderoj perzemersisht! Verona me 28 janar, 2017
Comments