top of page

PERFUNDON BASHKPUNIMI SFAKIANAKIS & KARRAS, NJE SEZON PLOT ME EMOCIONE  DHE ME NJE MESAZH BRILAN

  • Edlira JorgjiDoko
  • 10 mar 2017
  • Tempo di lettura: 2 min

FILLIM MBARIM E MBARIM FILLIMI Mbaron kete fundjave bashkpunimi mes Sfakianakis & Karras dhe Karras & Sfakianakis. Nje periudhe mjaft e bukur qe solli prosperitet per te dy kengetaret, ne menyren e tyre, pa shume komplimente per njeri -tjetrin si dy profesionist serioz dhe dinjitoz. Te dy kengetare te mire, me nje repertor ampio, vite e vite pune te djersitur, duke mbajtur traditen, vlerat e muzikes se lehte, zeibekiko, ate popullore, dhe origjinalitetin e krahines. Dua te them, jane te preferuar te dy nga une, por dobesi ime eshte Noti. E ndoqa me shume interes dhe intensitet te gjithe sezonin.

NJOHJA ME ARTIN E TIJ E sikur te jem gjer ne fund e sinqerte, nuk e pelqeja Notin. Isha fiksuar me kengetaret e mi. Qe vellai im i madh, ne Greqi viti 1995-1996, qe degjonte per ore te tera, me nje steroi te madhe, me autopollant gjigand, me drita si ne diskoteke: - ule pak zerin, - i thoja une- se do flej djali, eshte i vogel e do qetesi. - te ul zerin ? idhullit tim? as qe behet fjale! - Coje djalin ne dhomen tjeter, bej nje frape dhe hajde ta degjojme bashke. - o, Na, nuk me pelqen, mos me detyro - dhe hiqe ate mjekren se e ke prere origjinal, dhe floket tamam. - Nuk merr vesh nga muzika, o moter, po ik beme nje kafe. Ate kengen, "soma mou", e kthente cd njeqind here. Une kisha idhuj te tjere, si Glikeria, Mitropanos, Kazantzidis, Marinella, te gjitha hitet i ndiqja me zell. Keshtu u shtua edhe Notis.

PJEKURIA ARTISTIKE DHE FAMILJARE Notis, eshte nje djalosh i mbare, familjar dhe shume mbrojtes karshi familjes, ate qe nuk bejne artistet e tjere. Flet per politiken dhe shume mire e ben. Nje artist, para se te jete artist eshte njeri, e si njeri duhet te shpreh te gjitha opinionet te cilat i perkasin punes, politikes dhe bukurise shoqerore;

qe theksoj, e perseris theksoj, jo te gjithe kane force dhe pjekuri ta bejne.

GODITJET E JETES Kur flet hapur dhe shpreh te verteten, pa cka se hiqemi sikur e duam ate, nuk vjen e cmuar, perkundrazi, qellohesh si toka nga meteorite pervelues, qe djegin e vrasin, gjithcka te paster. Ky kengetar, me pune vetiake, per vite me radhe u masakrua. Pafajesisht. Notis eshte nje njeri i dashur, qelibar, i veshtire ne karakter, po nuk i ben keq asnje milingone. Thashe: asnje milingone.

Po kjo eshte normale ne art. Goditjet bejne keq, po bejne dhe mire.

Per Notin u be fat i madh.

NDRYSHIMI DHE RRITJA NE PROFESION Notis, gjate ketyre viteve tregoi nje pjekuri madheshtore artistike. Ai luftoi per te mbajtur ne piedestal punen e bere me kaq mund; tregoi se me talent, nuk ke nevoje te behesh klloun; tregoi zerin e tij, ashtu sic e degjoni ne disk; kjo eshte e mrekullueshme! Ofertat per ne Amerike, Australi e ne vende te tjera, tregon dhe njehere se njerezit e cmojne, e adhurojne. Bashke me ta shoqeroj dhe une.

UROJ SUKSESE E BEGATI FAMILJARE Me shume respekt nga Verona, ed! Verona me 10 mars, 2017


Kommentare


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page