POEZIA ESHTE GJUHA IME-Edlira Jorgji Doko
- Edlira JorgjiDoko
- 21 mar 2017
- Tempo di lettura: 5 min

POEZIA ESHTE GJUHA IME Ku flas ne kepos me peme te gjelbera eshte nje lungomare nudo per engjejt, nje vend i shenjte me tempuj e gjuhe te ndryshme. Shendroj nje hije ne pellumb nje heshtje e bej te qaj. Cdo fjale e bej natyre te gjalle. Verona me 21 mars, 2017
-.-
TE FLAS PER POEZINE Me eshte fare e lehte ne leter jam e lire ne nje ambjent te vogel, si ne nje fushe nga fillimi ne krye te shkel token. Ose nje shqiponje nje maje mali universin ta bej nje ishull. Gjakun e zemres ta bej nje lule. Verona me 21 mars, 2017
-.-
E THEM SINQERISHT
Sikur te mos shkruaja une poezi nuk e di si do ta shuaja dhimbjen, si do buzeqeshja per te gjetur frymen tende. Ne castet e trishtuara ne castet e gezuara. Shpirt im, o puthje divine. Verona me 21 mars, 2017
-.-
SE NUK FSHEH UNE TE VERTETEN..
Ka pase raste te grindem me poezine i teket te kendoj, dhe me zgjon mua nga gjumi, nje, dy, e mijera here, shkruajta vargje ne lindjen e diellit. Sot eshte dita boterore e poezise e detyrova te shkruaj me force. Ke pare, beri perla. Verona me 21 mars, 20177
-.-
KAM SHKRUAR SHUME POEZI
Kam shkruar poezi te qarta e te zeza disa gjallerohen, te tjera vdesin, e shkreta une nese do mundja e pikturoja token parajse. Por, ne gjuhe kam shpirtin ne sy kam jeten. Nuk mund, te carmatos poeten... Verona me 21 mars, 2017
-.-
JAM KURESHTARE...
Jam kureshtare te di cila perendi eshte ne mua qe veshur me miresi fshihet ne zemer, si e ka emrin? Me thuaj, Zoti im eshte nje fantazi e imja? Cfare ben, nuk pergjigjesh? Per nje pyetje? Me jep lirine time atehere, te vrapoj si dikur, Me jep lotet e mia qe huazove, Me jep dhimbjen time, e dua sic ishte, dashurine e fisme te paprekur. Cfare ben, nuk pergjigjesh? Per nje pyetje? Me thuaj, si quhet? Ngjason me mua? Mbart shume drite? Si e ka emrin? Verona me 21 mars, 2017
-.-
I DUANI POETET I duani poetet boten e tyre gjithashtu ata jane prefetet e qiellit ketu ne toke, ata te dhurojne boten emocinet dhe ngjyrat me te brishta te jetes. Poetet jane si dielli ne mesdite djegin shpirtin e tyre ne dhimbje. Duajini, poetet, syte e ndershem te engjejve. Verona me 21 mars, 2017
-.-
REPLIKE Sikur lufta mes poetesh miku im te ishte e gjakftohte ne luftim, do kishim fitore dhe gershetime vargjesh plot frut. Nje pjese e mire kafshon qetazi, e tjetra mbledh kompani. E pamundur, Olimpi pa ferr. Verona me 21 mars, 2017
-.-
SHETITJE NEPER ADIGE
Mbas kaq kohesh shkova e gjeta lumin tim ishte i bukur fytyre-qete e shpirt-trasparent... uji shkonte dal' e ngadale ne shtratin e vjeter... e njejta rrjedhe asgje nuk paska ndryshuar, asgje... Ne te dyja anet shelgjet leshuar kishin floket... derdhur ne siperfaqe..ca bjonde ne te verdhe e ca jeshile ne bizele.. rreh fort zemra ime, fuqishem pulson pulsi... duke e ngazellyer cdo moment... dielli qe djeg... eshte capken... me gjuan cdo hap e mendim sikur te gjej sekretet ne shpirt... Nuk fryn ere, qetesia dominon natyren dhe mua.
Pershkroj gjithe lungolumin me biciklete, ne vesh degjoj muzik te ndryshme... Kur ndonjera me pelqen e perseris disa here. Me veshtrimin te tej zgjatur e te uritur. Kalojne shume njerez te tjere! kalimtare qe une nuk i njoh... Me pershendetjen gati :"buongiorno signora" .. sado e huaj, nuk ndihem e tille!
Krijoj miqesi shpejte...braktis kur nuk gjej sintoni... Nuk e kam problem as e kam pase kurre. Qendroj ne teorine time:nese do veten, te duan dhe te tjeret ... nuk me ndahet u bene dy dekada e kaluar... Sot eshte njezet e nje mars... e ende nuk jane kthyer dallendyshe.
Mungon gjalleria cicerima e tyre... si ne kete kohe ato ishin aty anes lumit pickonin me sqep nga pak balte. Fole ndertonin. Eshte bukur sot por ato mungojne kaq shume... Ndoshta, vonojne te vijne ndoshta jane duke ardhur... Ne matane te lumit, duken pallatet. Nje gershetim... kaf me jeshile... me ngjason nje kuader i Seebauer -it e gjalle... poezi...
E pershkroj njezet e ca kilometra... vendos te bej nje pushim te vogel ne barin e njome ulur mbi xhupin e lekures ngjyre te kuqe... veshur kete mengjes... pij nje leng portokalle qe kisha marre me vete... E shijova... U kenaqa... ajri i dendur E mbushem. E shfryj. Sa inat margaritat... luledielli... Qe jane te vockla... Dhe kurorat nuk mund ti bej qe shetitja te ishte e kurorezuar mbledh nje grusht, ato qe gjej ti coj ne vazon prej kristali. Kaq bukur, kaq embel... e bera nje shetitje ne parajse. ed
-.-
MIREMENGJESI...
Llahtaroj te them miremengjesi sot... Ne cdo port ne cdo aeroport ne cdo stacion. Te perqafoj te vjeter te rinj dhe te reja... Llahtaroj, te tregoj jeten time te dhuroj buzeqeshje... Ata qe nuk degjojne, le te mos degjojne kendoj... Kenget e vendit tim... Poezi... Te krijuara te dhembura te enderruara dashurisht. Dhe ndihem mire. Dhe jam e lumtur. Te therras miremengjesi bota ime... Ju dua! ed
-.-
INORANCA ZONJE Injoranca zonje nuk eshte turp o sic i quan vulgarisht mjeranet zotrote, ti perkthimet ne web te Nene Terezes i publikove per vete. Mos pyet per pelqime dhe komente profilat fallco heqin vallen. Ama, jo jo, nuk je injorante. Verona me 20 mars, 2017
-.-
Kur lind nje Mjeshter.
Kur lind nje Mjeshter Deti eshte ne kthjellesine e tij qe sa vjen e rritet. E behet nje magji e pafundme ne horizont. Si femija ne gjume me endrra shume... Pranvere ne syte prej drite ne pranvere diell-e-riti, se Mjeshtrat e fisem nje ne 400 vjet lindin. Verona me 20 mars, 2017
-.-
UNE NUK JAM ZONJE
Eshte vertete se nuk jam zonje e pranoj keshtu me gatoi i madherishmi, jam krejt ndryshe nga rraca ime e gjinia ne bote. Une jam e luftes e drejtesise, nje ndjeshmeri unike. Une, nuk jam zonje. -.-
Te me falesh qe s'te ngjaj jam lindur, keshtu, nga fati e pamundur te ikesh; adhuroj grate e larta sa ty, naten pas shpine, si hija e braktisur nga perendite. Mesoje pra ...ne fshat kalova gjithe femijerine. Une, nuk jam zonje. -.- Te me falesh se nuk kuptoj Perbuz vlleherit, e... shkon u lepin kembet: aman, nje kenge per poezi? Te me falesh qe s'te ngjaj te me falesh qe s'jam si ti... Une, nuk jam zonje.
Verona me 20 mars, 2017
-.-
PSALMI I DASHURISE
Me thuaj nje fjale se kam nevoj qe te degjoj me perqafo me dashuri kur ndihem vetem... me shtrengo me shikime ne mendimet e tua... E me heshtjen tende me sjell paqe dridherimen ne zemer...
Ti shpirti im qe ne kohe je shok e short... gezimi i shperthyer si lulet ne maj... ne shikimin e dikurshem.. jeton prap... ajo skuqja e fytyres gjer tek veshet... nga turpi per te lidhur dy fjale... ne rrjedhe...mijera pikla uji shkonin dem... e fjalet qe nuk u thane kurre Ne vjeshte, mes shtegetimeve te tjera... mes te pamundures, qe kthente udhen. Per ne.
E keshtu dielli im me genjeve. si nje femije... Pyllin me te bukur ta dhashe. Malet me te larta. pa ditur lartesine e qiellit... Lulet e egra e te celura te pranveres! Ererat e ngrohta e te ftohta... ne driten e kristalte, ne diten te Shen Marise... Ashtu si kryqin e Krishtit... dashurine besnike me lufte e etje dhe uri!
Lotet e mia te shenjta dhe besimin cdo hap... Atdheu im qe si flamur te mbaj ne lutjet e mia. Permes nje skulpture zemra e cmendur... parku i perjetshem ne gjakun e venes cel kujtimet... Te mbaj pergjithmone. Nje enderr ed
-.-
DI QE TE DUA
Une nuk di se cfare eshte universi i dashurise alfabetin e saj nuk e njoh, di qe qielli behet gri mungon toka e mungon shiu. Une nuk di te shpjegoj qindra e njemije fjale, nje ne heshtje behet stuhi. Une di, qe te dua. ed
Comments