I nderuar President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes - Edlira Jorgji Doko
- EdliraJorgji Doko
- 7 apr 2017
- Tempo di lettura: 2 min

Po si. Bllokoni hyrjen, ne atdheun tuaj Sirianeve mbyllni cdo kontakt, mardhenie te mundshme, reklamoni popullit tuaj, nacionalizem, dhe mbeshtetjen fisnike.
E, pas pak muajsh: as qe na e priste mendja papritmas ju vjen ligeshti per femijet qe ju vete zoti PRESIDENT diskriminuat?
Me thoni zoti President, se ju dhunen e pushoni me dhune? Me thoni zoti President, se bombat e amerikes ishin te pafajshme? Nuk behet fjale per nje pretekst ne syte e botes?
Nuk ju duket pak qesharak, o deshtak ky operacion? Kaq me shume ne mes femijet e vegjel si shfrytezohen nga superfuqite qe urrejtja dhe zemerimi i popujve te jete ne favorin tuaj?
Nuk ka me sukses cdo manover dhe teori marciane
e dini dhe ju kete. Sepse jane shfrytezuar ne maksimum. E gjithe njerezia, kishte, e ka shprese tek ju, besim, per nje epoke te re, nderim sistemi, e u dhane votat ne nje kohe te veshtire. Po ky eshte vetem fillimi i juaj, oh jeni njelloj me te tjeret! pa dyshim. Amerika, ka etje per lufte, lufte, dhe vetem lufte, e keshtu do te vazhdoj udhetimi i saj, e nuk do ndryshoj, eshte ne gjakun e vjeter, nje DESPOT iken, vjen nje tjeter.
-.-
Hapu dhè te futem lufte te mos me shohin syte. U bene tok, amerikani, rusi dhe turku; boten e kane ne dore, duan e shpetojne, duan e vrasin. Nuk u dridhet qerpiku sepse pushteti eshte i tyre, Zoti im. Se te donin kete toke, e kishin bere fushe me lule, me te bukur nga parajsa, me endrra te gjalla. Keshtu tjeter na thone e tjeter bejne bomba plas mes te pafaj shtepi nuk ka me shtepi e buke nga buka me cmueshme si diamanti, qe lendojne syte plot shprese me dashuri te pashtershme, e femijet ua vdesin.. Traktati i heshtjes qe flet kaq hapur. Boten e kemi ne dore, duam e shpetojme, duam e vrasim. Verona me 7 prill, 2017 11:09
Comments