NAIM FRASHERI - I PARI POET SHQIPTAR ME I BUKUR NGA ZOTAT!-- Jorgji Doko
- Edlira JorgjiDoko
- 7 apr 2017
- Tempo di lettura: 3 min

- ese - -.-
PASTERTIA E GJAKUT FRASHERI Nga te gjithe Rilindasit shqiptar vellezerit FRASHERI jane figurat me te shquara qe perkushtuan jeten, pasionin, mallin per popullin e vet. Ata, ideatoret e levizjes demokrate, personalitete me mendje te madhe e te ndritur, te pajisur me dije dhe kulture te gjere. Patriote me horizont te pa fund, mbrojtesit e kombit, e pa dyshim drita me ideale te shendosha qe perkushtohet teresisht ATDHEUT. -.-
PELLAZG - ILIR - SHQIPTAR Dobesia ime eshte per Naimin. Besimitari i mendjes, njeri i fjales se brisht e te mprehte, revolucionar me guxim perendish, filozofi i arsimit me trimeri lashtesie, thirrtari me i fuqishem atdhetar qe dashuronte te gjitha rracat njerezore, gjithe popujt e botes; I pari burre shqiptar me i bukur nga zotat, trashegimtari me i denje i Pellazgeve, (pavarsisht nga zgjedhja fetare)qe shkelqen e ndricon udhen tone kaq embel, duke na bere ne te ndihemi evropian, romantik, poet, por mbi gjithcka SHQIPTAR TE NDERSHEM. -.-
FUQIA POETIKE Naimi kishte nje shpirt te drejt e revoluionar, qe fliste drejt per drejt pa frike duke emeruar dhe emrat e shteve armike. Boten te tere, e conte para gjyqit, te vjeter te rinj, nje ishte per te, duke i diskretituar publikisht neper vargjet e tij madhore dhe madheshtore; nje pene qe nuk te le zgjidhje tjeter, o me mua, o ik;eshte ajo lufta shpirterore pa djallezi qe sakaton cdo politike te qelbur, cdo tradhtar te mundur; e nuk ka Zot ta ndal. Eleganca dhe krenaria sesi mburret dhe gjallerohet per gjakun e tij, eshte impresionuese;e si te hap portat e se kaluares e te urdheron me force: hyr! shikoo me syte e tu. Kjo eshte rrenja ime! kjo eshte dega ime!lulet, gjethet serish jam une! eshte po kaq impresionuese, shpirti nudo; tregon cdo celule te venes, cdo damar te hakerruar, nxjerr ne drite te mirat dhe te keqijat - vetanak - spontaniteti i tij i admirueshem, te ben me pahir ziliqare. Po, per Zot, po! Pyetjet retorike, me vend e te domosdoshme, sikurse vete dashuria, sikurse uji i kroit ne pranvere, sikurse zgjimi i sytheve nga vjeshta, qe dhe sot, edhe sot jane nje kryeveper, pasuri e pacmueshme. FALEMINDERIT! -.-
BOTA MAGJIKE E NAIMIT Naimi, ndryshe nga poetet e tjere te asaj kohe, ligjeronte dhe zoteronte nje bote magjike qe mbart vetem dashuri, dashuri, qe gezojne vec engjejt dhe krijesat hyjnore. Ai, kur i kendonte atdheut kishte frymen e dehjes. Ne vargjet tij, sodit nje Shqiperi te bukur, te permalluar, me male e fusha enderronjese, me nje gjalleri feminore. -.-
"O malet' e Shqipërise e ju o lisat' e gjate! Fushat e gjera me lule, q'u kam nder ment dit' e nate!" -.-
Cfare ti thuash? Cfare analize ti besh? I ka thene. Te le pa fjale. E le ne dukje vargun e tij vullkanik. Kam frike se prish po thashe ndonje gje. Magjike, brilante, unikale. -.-
Por Naimi, nuk ishte vetem ky realitet. Ai jetonte plagen e emigrimit. E jetonte bukur, me dashuri e pasion per token meme, pa menduar se ku jetonte, e shprehte hapur atdhedashurine. -.-
"Shqiperi, o mema ime, ndonse jam i merguar, Dashurine tende kurre zemera s'e ka harruar." -.-
e kur thote: -.-
"Kur degjon zethin e s'emes qysh e le qengji kopene, Blegerin dy a tri here edhe iken e merr dhene," -.-
nuk kam fjale, syte me mbushen me lot. Kaq dhimbje percjell. -.-
BUKURIA NAIM-iane Bukuria e Naimit nuk eshte vetem si shkrimtar, poet, filozof. Bukuria e Naimit, nuk eshte vetem shqiptare, ajo hingellin tej oqeaneve e kontinenteve. Ajo sundon gjithe mbreterite e botes, gjithe qiejt e mundur te verber e mos degjues kumbon e deperton nen thellesite e tokes. Ajo ngjall dhe te vdekurit, te bene ta dashurosh me force shpirti qelibar, me syte e dashurise e te bene ta quash gjithesi sepse i gezonte tok mbreterite i mbarte te gjitha qiejt ishte Zot, sherues dhe ushqyes me atdhedashuri. C'te desheroj me nje poet ne udhen e shekujve, e kur leshon kaq drite e qe foli me cdo perendi pervec, PERULJES. - vijon - Verona me 15 mars, 2014
Comments