PATRIARKU I LETËRSISË SHQIPE PETRAQ RISTO-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 10 apr 2017
- Tempo di lettura: 1 min

Poezia e Petraq Ristos ka një gjuhë të ndërlikuar metaforike, e krijon themelin poetik të veçantë, të dallueshëm nga penat e tjera. Dukshmëria e tij, nuk vjen si pasojë e rrëmbimit të çastit, pasi përkëdhelet e modelohet. Ashtu siç bënte Mikelanxhelo me pikturën ose skulpturën, që formave u jepte një strukturë të qëndrueshme e të pa përsëritshme në rrjedhën e jetës. Tipologjia e vargut të tij është "liberty", reflektive e moderne, emocionuese e shpirtërore, lozonjar e i dhembur. Filozofike gjer në inde, poezia i përcjellë mesazhe të rëndësishme njerëzimit; PATRIARK i vërtetë në letërsinë shqipe: si poeti amerikan WHITMAN, një artist me role të ndryshme, njëherë fëmijë, njëherë burrë. Risto është një poet i rrallë, për të cilin kritika do shkruaj gjithmonë; një poet që do ti rezistojë të gjtha frymave e rrymave të tjera, pasi gjenialiteti është autentik. Verona me 9 prill, 2017
Commenti