top of page

NUK GJEJ FJALET-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 18 apr 2017
  • Tempo di lettura: 1 min

Nuk ka poet nuk ka piktor nuk ka muzikant te pershkruaj stuhite e medha.

Nuk ka aktor te luaj nje rol qe te qelloj ne zemer, shpirtin, etjen, e as magjine e trupave nudo. E di, eshte nje film, i pa cfaqur ndonjehere ne publik. Prandaj veshet nuk degjojne duartrokitje! Atje - ketu ne salle nje kor: "kur hapet skena"!

Nuk ka nje prift ne altar te kurorezoj me bekime dashurine qe shperthen e jeton ne templatret me te larte ne keshtjellen e diellit. E mijera zogj me simfoni te pa fund pa kuptuar perse nisin nje balade pranverore:dashuri, moj e shenjte, dashuri...

Salla: "kur hapet skena"! skenari i pare, luhet sonte. Si quhet regjisori, si eshte realizuar filmi si shkruhen kapitujt ne seri: per sa kohe hapet skena.

Kaq e embel dashuria, kaq e embel... Si notat, ne duart te nje mjeshtri te vjeter, frymon gjithe partituren ne mendje ne "LA SCALA", permendesh... Si shiu freskues ne vere... Pas nje mesnate!

Kur hapet skena per te pare yjet ne agim, si shkohet kaq larg ne zemer te drites; qirinjte e flakes dridherojne ne ajer: "kur hapet skena" !

Nuk gjej nje varg te gjalle te pershkruaj hiret e puthjes tende shpresen nuk e humb poete jam do ta shkruaj. Nuk gjej nje dhimbje me te madhe, lot, nuk gjej nje skenar te fantazuar o te paramenduar

nuk me duhet. Do pres me padurim diten, oren e sakt, kur te hapen kurtinat e perendive,

te shkruaj fjalen e arte

per ty dashuria ime

e vetme.

Verona me 18 prill, 2017 15:06


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page