top of page

CDO VEPRIM LIGJOR DUHET TE NIS ME DESHIRE NGA QEVERIA SHQIPTARE

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 21 giu 2017
  • Tempo di lettura: 1 min

JETOJME NE SHEKULLIN E DEMOKRACISE MODERNE, E CDO E DREJTE ESHTE LEGJITIME, CDO E DREJTE ESHTE BARAZI, CDO E DREJTE ESHTE CIVILIZIM I PLOTE, CDO BARAZI ESHTE VLLAZERI E HARMONI E KULTURE.

Te admirushem jane popujt e shkelur ne dhè te huaj, ne kompeticion me c'ka i rrethon... kaq sa ulin koken...e per te jetuar ne paqe harrojne te kerkojne te drejtat e tyre.

Ky fis i madh e i lashte jetues ne Greqi, Itali, Shqiperi e Maqedoni, etj. gjate gjithe perqendrimit ne truallin e adoptuar, nuk jane rebeluar as per gjerat perparesore, sic eshte ajo psh njohja e prejardhjes origjinare.

C'e keqe vjen nese ne gjendjen civile permiresohet dijenia e gjakut...shqiptar me prejardhje aremene?

Nuk besoj se vret...ja pse e hodha nje fjale... Nuk besoj se demton shqiptaret...Perkundrazi tregojme civilizim dhe hapje mendore...Nuk besoj se eshte nje kerkese jashte ligjore...perkundrazi, perben ligjin e natyres meme.

E dini ju, se shume prej nesh kane turp te flasin gjuhen e tyre? E dini ju, se shume prej nesh kane turp te kerkojne te drejtat e tyre? E dini ju, se shume prej nesh presin fatin te bie si shiu nga qielli? E dini ju, se po na late ne heshtje, ne heshtje rrime? E dini ju, se po na dhate juve diellin, ju falenderojne, madje ju puthin dhe duart?

Ja, nje nga arsyet, qe duhet te vij nga shteti shqiptar...e te jap nje dinjitet formal...se as do pasurohemi, as do pushtojme yjet... ne qe jemi, do jemi... thjeshte, nje padrejtesi te behet DREJTESI. Verona, 21 qershor 2017


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page