top of page

PERGJIGJE E HAPUR SHKENCETARIT THANAS L- GJIKA-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 26 giu 2017
  • Tempo di lettura: 2 min

Aggiornamento: 16 set 2021


Eshte nje kenaqesi per mua te lexoj shkrime te tilla ineresante, shkrime qe me perkasin direkt, e qe flasin per rrenjet e mia, per paraardhesit e mi.

Natyrisht, ky shkrim i juaji nuk eshte i fresket, as sot e as dje, por i vitit 2011. Une mendoj se shkrimet ashtu si edhe poezia nuk njohin moshe e plakje, as kohe per nje pergjigje.

Dhashe nje veshtrim te pare...

Po te fillojme qe ne titull dhe pyetjen e drejte e themelore qe ju beni zoteri, me nje dukshmeri masive, ngjall interes te vecant per te gjithe ne; e, mbas kaq vitesh te heshura , ja ku ndihemi disi te perkedhelur e ne qender te bisedes, por, fjala "aromun" nuk eshte jona, nuk na perket, kete duhet ta zgjidhin historianet, pasi e dine, e dine qe eshte nje emerim nga vendalite ku kerkonin strehim dhe toke popullsia aremene; e, arementet o vllehet si jane njohur nga te gjithe shqiptaret, greket dhe maqedonasit, nuk jane pakice etno-kulturore, por PAKICE KOMBETARE, sa e perseris me plot bindje:PAKICE KOMBETARE.

Ju jeni ne kontradite gjate shkrimit tuaj qe ne titull -"vllah" e me pas sqaroni se popullsia quhet REMENE dhe gjuha e saj emertohet REMENESHTI, sepse keshtu flet e verteta, edhe eshte e VERTETA, dhe KETU krijohet baza autoktone e kesaj popullsie te vjeter, kaq sa jane vete lashtesite, e miresia qe mbartin trashegimi.

Ndajme te njejtin medim: kjo popullsi paqesore nuk ka krijuar probleme ne vendet adoptuese, perkundrazi ka bashkpunuar per te perzene armiqte e perbashket, tej territorit, ka dhene kontribut te madh ne qeveri me ministrat e saj, ne letersi me poetet e saj, ne art pergjithesisht me kengetar e aktor te famshem...gje qe e nderojne fisin tone.

Sharjet nga disa(pakice e pa deshirueshme) shqiptare te vegjel e medeoker, si " coban i ..." kane qene, e kam ndjere ne lekuren time, por si popullsi e kemi kaluar ne plan te dyte. "I shari te shan "thote nje fjale e urte arberore, ndersa une them: "nga shpirti i vogel nuk del asgje e mire".

Sigurisht, ne mirkuptim te plot, neve si popullsi e lashte, nuk jemi rebeluar asnjehere te kerkojme te drejtat njerezore, ato qe jane ne paresi per cdo civilizim. psh. nuk kemi patur nje shkolle ku te mesoje alfabetin. Pse? Nuk kemi patur nje radio o televizor privat. Pse? Feja nuk mund te pretendohet, pasi nuk ishte as per popullin shqiptar; e diktatura beri shume krime, dhe nje nga keto ishte heqja e fese. Nuk flas per abuzuesit, flas per njerezit e drejte e te paster, ata me Zot ne gjoks.

Dhe e bejne mire sot, mbas kaq harrese, shoqatat tona qe kerkojne ndihme Evropes. O sot, o kurre!

Bashkimi i kesaj popullsie te percare ne ballkan do te ishte nje sukses gjigand, i meritueshem, sepse nuk humbet gjuha, tradita, paqja dhe bukuria e krijeses se lashte qe mbijeton ne boten moderne. Eshte dridheruese, sfiduese qendesa e hijshme.

Se fundi dhe e mbyll: Deshiroj te lexoj dhe variantin e pare te ish kryetarit te remenve, Janko BALLAMACI.

Ju uroj shendet, e gjithe te mirat! Verona, 26 qershor 2017


Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page