top of page

KUR LINDI LEONARD (NIKOLA)-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 26 ago 2017
  • Tempo di lettura: 1 min

- perkushtim me rastin e ditelindjes se vellait -

Si sot, e dyzet e dy vjet me larg gezonte ati! Doli ne oborr e kuvendonte me yjet, me hene, Qeshte si i marre, kepuste ndonje trendafil Bertiste tutje ne qiell: u bera me djale, o nene!

Ne muzgun e ngrohte, ne vapen e gushtit, U mbodh fisi, krushqia, dhe miq nga fshati; Digjej gota, me rraki rrushi, Per here te pare jetimi u vesh nga fati

Shume e llahtaroi, shume e llahtaroi, Mbas kater vajzash, nje trashgimtar! Ish dimer i madh, kur arat leroi Dhe mblodhi te korrurat, ne behar!

Te bekuara qene tokat e hyjneshes dhe plot ar e gjelberim, Zbukuruar me perla deti, rrethuar me zogj ne pyll! E ne gjoksin e saj i mekoi me hoje mjalti Dashurine e gjakut, neteve pa gjume!

E pa shpirt-embel perendia, pse te ndalonte me kaq? Degoi nje diell tjeter, me lulet ne janar; Kur e shikoje ne sy dhe degjoje ne anen e majte, Me thane: " zemra e atit ishte bere nje mal"! Verona, 26 gusht 2017


 
 
 

Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page