KU JANE FEDERALET E DEMOKRACISE?! -Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 12 set 2017
- Tempo di lettura: 1 min

Keqesohet gjendja ne Mianmar.
Asnje shtet nuk merr ne mbrojtje popullin e saj mysliman. Digjen shtepite e tyre, digjen fushat, ndersa malet behen burim ushqimi.
Kush e prishi paqen, dhe pse? Cila ushtri mund te ushtroj dhune mbi njerez te pafajshem?!
Mediat e ndryshme japin lajme te largeta qe te therin ne shpirt; nena me femije, pleq, njerez hallexhinj ecin pa sosur, pa ditur se ku do ti ze nata, pa ditur se cfare i pret nga casti ne cast.
Cdo mengjes degjohen klithma femijesh te uritur,
cdo mbremje degjohen renkime pleqsh te lodhur.
Eshte e gjitha e cuditshme:
Pse Evropa, Amerika, Azia, o vete shtet arabe, nuk ngrene nje padi per te drejtat e njeriut? Si eshte e mundur ne kete bote te te heqin jeten si nje lepur dhe mos te flas njeri?
Ku jane federalet e demokracise?
Apo arrijne kur gjithcka ka marre fund?!
Kjo situate kujton pak Kosoven tone, e nuk mund te hesht para krimit okult, nuk dua te behem robot, as njeri pa ndjenja, do ta them fjalen time gjer sa te frymoj mbi toke
kushdo qofte reagimi...
Verona 12 shtator, 2017
Comentarios