KETA NUK JANE TERRORIST! - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 14 set 2017
- Tempo di lettura: 1 min

Kam shkruar poezi, lirika, proze, balade, poeme, fabula, romane, tregime, gazetari, citate te cdo lloji. Por nuk kam ndjere kaq dhimbje sa tek kjo fotografi.
Urrejtje per keqberesit.
Te rremben shpirtin ajo krenaria e virgjer njerezore qe te ben te ndihesh gjalle. Eshte ajo pastertia per te cilen la rrisin prinderit me besnikeri.
Ne to gjeni gjithe femijerine, dashurine, intrigat, gjeni cdo event te jetuar dhe fantazi, por kjo qe po shkruaj sot i kalon cdo kufi te mundshme, te tej skajshme, dhe me beri te qaj.
Kam bere gjithcka dhe asgje, per te mos thene kam shume akoma: ashtu sic mund te pershkruaj kete djalosh te ri, te ngarkuar me dy prinderit e tij neper shporta duke ecur pa ngrene per kilometra te tera.
Por eshte pak ajo qe duhet thene, eshte pak ajo qe duhet uleritur shteteve te medha bastarde qe heshtin vdekjet, luften e ftohte moderne, duke krijuar rrazicem, urrejtje, dhune te frikshme.
Keta nuk jane terrorist: jane njerez te vuajtur nga jeta. Jam e shokuar si ben sehir bota. Sehir ata qe bertasin per liri dhe demokraci.
Zoti im, si eshte e mundur..? Verona 14 shtator, 2017
Commentaires