top of page

PERGJIGJE E HAPUR HISTORIANIT BEQIR META - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 18 ott 2017
  • Tempo di lettura: 3 min

Aggiornamento: 16 set 2021


Thote historiani Beqir Meta:

"Te perpiqesh te krijosh minorite kombetare atje ku ato nuk jane, eshte rrezikshme. Kjo nuk eshte as ne dobi te integrimit europian, as te proceseve demokratizuese qe ne ndodhin ne Shqiperi. Dhe ajo qe eshte me e rendesishme, nuk eshte as ne dobi te popullsise vllahe, qe tani, eshte njesuar nje me popullsine shqiptare, te barabarte ne te gjitha pozicionet drejtuese te shtetit, ekonomise, shkences, kultures dhe artit".

- Te krijosh minoritet? Eshte rrezikshme ne dobi te intregrimit europian dhe procesit demokratik ne atdhe? Nuk eshte ne dobi te popullsise vllahe? E quani popullsi zoti historian? Eshte njesuar me popullin shqiptar ? Te barabarte? C'me lexojne syte? C'me degjojne veshet? Dade, o suft! (nene, oh shpirt)

Pra le te vendosim rregull mendimit te pare: Ne nuk krijojme minoritet, eshte gjuha dhe tradita, e ju si historian nuk mund te deklaroni, debilizma, te kesaj kategorie cinike per me teper injorante; sepse ngrihen italianet e thone arbereshet jane italiane - ngrihen greket e thone arvaniatasit jane greker - ngrihen serbet e thone kosovaret jane serb, tamam ashtu si ju;

sepse e gjitha eshte ne dobi te integrimit, te demokracise, eshte ne dobi te popullsise vllahe dhe shqiptare, sepse tregohet mirkuptim mes dy popujve, nga shekuj. Gezojme respekt pjeserisht, s'kemi shkolla te gjuhes, mungon theksimi i origjines ne dokument!

Nese rrezikshmeria, vjen per nje shkolle o per nje gjuhe, mes te tjerash ne nje vend demokrat dhe evropian them: rrofte diktatura! - ne balte, dhe me buke misri.

Eshte e frikshme te degjosh brockulla...nga goja e atyre tregojne historine, rrenjet, nga prejardhja e gjer ne egzistence, e te dominohet nga ligesia: NJE SHQIPTAR ?...

Me falni, zoteri, ju me thoni se populli vllah eshte shqiptar dhe duhet te braktis origjinen e tij te vjeter per hir te integritetit dhe demokracise? Nuk behet me asgje, as me florinjte e gjithe botes - une jam shqiptare me origjine vllahe - dashuroj dhe xhelozoj vendin tim Shqiperine - e mbroj nga njerezit e ligj, qofte vllah, qofte shqiptar - ashtu sic kane bere gjysherit dhe stergjysherit e mi den baba ben. Nuk kuptoj, C'eshte ky integritet ? C'eshte kjo demokraci? E mos me kerkoni, zoteri, te me mesoni ligjet e reja moderne, nuk jane per mua thikat, as helmimet ne gjak.

Vleherit jane te embel, - thote Indro Montanelli ne nje librin e tij- me dhunti te larta morale, qendrueshmeri, ekuiliber, fisnikeri, jo tinzar, jo pushtues, human, latine, punetor me token - kjo popullsi eshte lene pergjithesisht pas dore nga biografet e Shqiperise. Shqiptaret - vazhdon ai - jane shume te afermet me vllehet.

Historiani Jani Gusho shprehet: "Perderisa flitet per nje popullsi vllahe qe jeton ne Shqiperi, Greqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, kane nje gje te perbashket: ajo qe i lidh eshte gjuha." Shtoj une, Australi, Itali (Venezia), Gjermani dhe Amerike.

Mua zoti historian, m'u duk sikur lexova nje citat nga komunizmi. Ne c'bote jetoni..? Zgjohuni nga dremitja e vjeshtes.

Shqiptaret e sotem jane ne emigrim, dhe eshte legjitime te kerkojne shkollen shqipe ne atdheun adopues, por ajo qe nuk duhet te lene kurre pas dore eshte PREJARDHJA! Zoteri, duhet te bertasin pa turp, gjer ne frymen e fundit:UNE JAM SHQIPTAR !

Ky event nuk duhet te jete kurresesi formal, as nje trofe lavdie pa dinjitet, ajo duhet te vije me krenari, ne emer te rrjedhes tuaj, ne emer pellazo-ilir, ne emer te shqiptarve te ndershem. Kjo rrace kaq e bukur, kaq e beses, autoktone, luftetare, duhet mbrojtur nga vete shqiptaret, nga armiqte, jashte dhe brenda atdheut.

Se fundi Une ju keshilloj te udhetoni boten, duhet, te hapni mendjen dhe zemren tuaj.


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page