Nje aksident fatal- Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 11 dic 2017
- Tempo di lettura: 2 min

"Ishte fund gusht i vitit 1968. Dielli ishte shume i fort, nderkohe frynte nje ere e ngrohte, era e juges. Diku, cik me tej nga qendra e fshatit, degjohet e qara e nje foshnje dhe e qeshura e nje nene. Ishte gezimi i pare. Ishte djale. E quajten Tako. Dhe ju e imagjinoni gezimin e asaj dite. Imagjinoni te hapat e para, imagjinoni abetaren e pare, shoqerine, dhe rritej kaq bukur, kaq i dashur, imire, nuk i binte kujt ne qafe, i donte motrat e tij me shume se vetja, filloi dashurine e tij te pare, e si cdo njeri qe frymon ne kete bote, deshironte nje familje, femije... Por endrra sa vinte e largohej nga duart e tij, vjeshta behej e eger, tetori i mjere si nje bishe ne pyllin pa emer qe deshironte vetem zemren dhe fatin e tij. Gjethet e pemeve ktheheshin ne gjarperinj, yjet fluturon larg nga qielli i tij, kur lulet lotonin gjak, dhe Zoti, ah, Zoti kush e di ku ishte harruar ate dite? Nje perplasje me makine, dhe kembet nuk i ndjente me. Nje aksident fatal. E pabesueshme lajmi kur qarkulloi ne fshat. Mbas aksidentit e cuan ne Greqi, tek ajo Greqi, qe bente endrrat per nje pale pantallona, nje kemish te firmes, larg atdheut te tij, per pak shprese, per pak jete, si rinia e asaj kohe, dhe Zoti, ah, Zoti kush e di ku ishte harruar ate dite? Gethisnin doktorat grek ne sallat me bistur, ne duar me gjilpera kunder dhimbjes, sa me ne fund vendosen se kurimi ishte i kot. Ditet i kishte te numeruara. Keshtu i thane. Djaloshi, qante me denese, here pas here kerkonte nenen, flinte me pahir dhe zgjohej me endrra te frikshme. Motrat e ndihmonin, por ai nuk pranonte, gjersa filloi dhe u be autonom. 25 - vjet ne karrocine, ne nje karrige pak a shume 50-60 cantim. Torture dhe vuajtje me sy hapur po cudia e tij i kalon cdo fantazi, cdo miresi, nuk trembet se vdes per vete, frika e tij eshte mos vdes nena. Se kush do ta ndihmoj pastaj? Kush do ta kuptoj pastaj? I mbush syte me lot dhe shprehet: te rroj sa te rroj."
Comentarios