top of page

SHPIRTI FEMINOR I THOMA MUSHES SJELL NE DRITE VEC MREKULLI

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 16 dic 2017
  • Tempo di lettura: 2 min

Kenga e Thoma Mushes te dridheron cdo qelize te shpirtit, te ben vetem te lotosh, e jo keshtu per mall, cikez me teper, te derdh lumenjte me te bukur te zemres nga dhimbja.

Kisha mbi dy muaj e ca qe i vija verdall ta deshifroja, ta kuptoja, ta bej nje ese te ndricueshme, por sa here qe e degjoja, qaja, edhe keshtu shpetonte gjuha e perendise, me linte kohe ne dhimbjen time e te rremenjve te mi te dashur. Nuk ju them lengimin e kabase melankonike ne fillim te kenges - nje kryeveper!

Faktikisht, po te ndiqni me kujdes reperorin tone te kenges, eshte e paevitueshme te mos degjoni per disa minuta ne hyrje kete gjendje te vuajtur, sikur te jete nje lutje e madhe drejt qiellit te pa fund. E keshtu nis stuhia e madhe dhe revolucioni i gjuhes tone. Aty e nis e shkruaj me gjakun hyjnor.

"Kam mall" shprehet cantautori Thoma Musha. Mall te kthej kohen e vjeter, per vendlindjen e tij Voskopoje, dhe e thekson bukurine e viseve te tij, mjaft qarte embel me plot dashuri. Kujton femijerine e tij, bukurite e larmishme plot me cirerima rinore, pranveren e larget e sjell kaq me dhimbje, e llahtaron gjuhen aremene; ta shkruaj, ta flas, e ta kendoj, dhe gjitha kjo bukuri lahet e gershetohet ne vaj mes notat sazeve.

Ai e emigron serish vahtin e eterve tane; barinjt e zotit, njerez te zotit, me qengj me blegerima te fresketa, kemboren me mijera melodi ne qafen e percorit te tufes, por nuk harron karevanet e gjata neper dimer, luftrat, si dhe te mirat qe jep blektoria, dhe me kete fantazi te gjalle zgjon nga fjetja e vjeshtes te gjithe zogjte e pranveres, dhe gjelberimin ne livadh, lulet i perkedhel, e do ta ndaj kete mall me miqesine e tij, natyreshem, qe dhe ata te kujtojne rrenjet e tyre.

C'mrekulli! Qan e qesh si nje engjell!

Mbyllja behet e fuqishme ne thirrje, pothuaj feminore, shume e paster gjer ne dritesim - " ejani te lozim" ..." te mbledhim luleshtrydhe ne pyll" . Uau! E pabesueshme per nje burre ne kete moshe te shperthej kaq bukur dhe enderrimtar! Dhe nuk ka faj. Endrrat jane pasuria qe asnje mbreteri, diktature o pushtet i eger nuk mund ti vjedh, ti vras o ti vdes. Ato jane liria jone, deshirat tona, jeta jone. Mjere ajo pakice e vogel qe nuk demostron emocionet e veta, ne paqe e pa frike.

Do shkruaj per te gjithe njerezit e paster, do ti bej legjend ne shekuj. Me jepni nje arsye, t'ju jap flatra; me jepni pak drejtesi, t'ju jap parajsen; me jepni luften me te bukur qe keni bere per popullin tone, qe t'ju jap prosperitet;me jepni shume dashuri e t'ju hedh ne leter te bardhe; me jepni ngjyra e do t'ju kendoj ne varg; per njerezit me te lart, te shenjte, te kesaj bote, botes time, i dua, do ti dua me shpirti qelibar, se jane une. Do te kem dy linja: shqiptar dhe vlleh. Paralel. Asnje perzgjedhje. Asnje urrejtje.

Tekste te kesaj kategorie jane simfonia me e fuqishme qe mund te shkruhen ne kohet moderne, se jane tabani, tradita dhe lavdia e pavdekshme ne shekuj!

Verona 16 dhjetor, 2017


 
 
 

תגובות


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page