top of page

GJUHA KLASIKE ESHTE GJUHA E QIELLIT - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 5 gen 2018
  • Tempo di lettura: 3 min

"KOHE E DJEGUR"

(medime e perceptime te pergjithshme mbi romanin e autorit Thanas Medi)

Plot 426 faqe te bukura, qe duan dite te pertypen dhe te japin nje mendim te plot. Romani paraqet nje gjuhe klasike, te rrjedhshme, diku qesh diku qan, permban nje mjeshteri poetike, qe ngjason sikur ke perpara teje nje numer me shkalle o nje peme per te ngjitur, dhe aty ku mendon se kap lartesite, zbret serish ne kohe, ne adoleshence.

Stili eshte i tipit perrallor, me te gjithe personazhet; nuk mungojne i miri, i keqi, ndermjetesi, dhe pjestare te tjere. Nuk mungojne lojrat e femijerise. Sj

e me elegance pa rene ne banalitet. Eshte dicka interesante.

Nuk mungojne plaget e emigrimit, pasojat, perbuzja fetare, nderrimi i emrit, genjeshtrat e pafajshme, krijuar nga persona perfitues, postimi ne atdhe, edhe kur ishin patriot te ndershem e punetor, shteti yne nuk ishte ne gjendje te perballoj, as te mbroj pjesen e shendoshe te saj. Figuracioni eshte magnjetik. Lexohet me etje. Eshte i kuptueshem per lexuesit. Dhimbja eshte e njellojte per emigrantet shqiptar.

Me pelqen perulja e autorit, butesia, trajtimi femeror, pak rendesi ka nacionaliteti, shqiptare o greke; nje gentilman eshte gentilman;me pelqen brishtesia dhe kembengulja ne realizimin e endrrave te tij, trajtimi me korrektese i prinderve, madje, eshte nje duet mes nenes dhe babait qe me vodhen nje lot dhe nje buzeqeshje te shtrenjte. Vertet ne thjeshtesine e tyre japin mendin e tyre mbi poezine. Me kujton pak prinderit e mi.

Mos dija jep pergjigje te fuqishme dhe qesharake, por qe nuk demton asnje. Kjo bukuri eshte normale, shume ushqyese. Kujton disi ate diktature monstruoze, qe dhe te dije, u duhej te ulje koken, sepse per nje inatci o nje fjale jashte kontrollit, internoheshe ose beheshe armik i popullit, per me teper i pushkatuar pa gjyq. E gjitha? Ne emer te partise dhe te turmes. Nje fatkeqesi qe na shoqeroi per kater dekade. Lufta e klasave eshte e pranishme. Dhe shume mire e bene autori qe nuk e harron njollosjen qe mundoheshin me cdo kusht qeniet e vogla, vetem e vetem per te poshteruar sadopak, per nje karriere ne kurriz te atyre qe e donin dhe luftonin per ate me te njejtin intesitet dhe pa interes. Kjo skenografi eshte sa e dhimbshme kaq dhe revoltuese.

Po ashtu, me pelqen triumfi final. Me ngjason me nje vrapues ne vijen e bardhe e me syte drejt stafetes, ne nje arene gjigande, para miliona sysh e nje jurie te kujdesshme, pa cka per reniet e padeshiruar nga ai, ngrihet, zbukurohet, burrerohet, pergjegjesohet, ecen kokelarte, drejte lirise, pa frike, i vendosur tashme, plot shprese; I shikon yjet, behet diell, ndjen shiun ne lekuren e tij, eshte i fuqishem, i pamposhtur, vetbesues, realizues, sfidues per te mbrojtur dashurine e tij, te perfitoj nga ajo,e te gjej kohen e djegur, te ri-humburen;

dhe ju garantoj, nuk ka fitore me te embel dhe te ndricueshme, kenaqesi kompesimi dhe as para qe te blej dashurine. Dashuria eshte terheqje ne ndjenja, ne mendime, ne nje shume gjerash te perbashketa, qe ofron jeta.

Jeta eshte bere nga dallge, e kur ato rrahin ne brigjet tona, duhet te pergjigjemi o te notojme pa ndaluar vrullin e frymemarrjes, dashurise per te pare brigjet e shpetimit, te suksesit; e gjitha kjo? Behet ne emer te vetes, te prinderve qe sakrifikuan gjithcka per femijet e tyre; behet sepse duhet bere. Eshte ligji i natyres.

Me pelqen te jem e lire ne medimet e mia. Kur ta shpreh ate, dua te jem e sigurt per cfare shkruaj dhe per ke shpirt shkruaj. Nuk ndjek aspak emrin, cmimet e dhena, as prestigjin ne shoqeri.

Mua me mjaftojne shkrimet: poezia, proza, lirika o romani, qe te hyj ne jeten e autorit. Dhe ne romanin e autorit Thanas Medi, s'pata aspak veshtiresi te rrembej polen nga muza.

Medi, ka nje kryqezim shpirtrash mes Heine, ku paraqet bukurine feminore, ate te fshatit, padjallezine burrerore; Ku paraqet edhe dramen, edhe komodine dhe pjeserisht tragjedine Shekspiriane;

ngjet edhe me teorine e Getes kur bene vizite ne Itali.

Nje performace magjike do thoja!...

Verona 5 janar, 2018


 
 
 

Commenti


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page