LIRSHMERIA E AVDULLA KENACIT SJELL NE DRITE KOMEDINE ALLA SHQIPTARCE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 5 gen 2018
- Tempo di lettura: 2 min

(medime e perceptime te pergjithshme)
Mendoja se komedia ishte nje teater qe i perket se shkuares. Ne fakt jo. Eshte mes nesh, jeton me rrethanat tona, lexojme, dje e sot, pavaresisht se si ajo mund te quhet.
Nje nga treguesit me interesante qe ofron media elektronike eshte edhe autori Avdulla Kenaci. Nuk mund te mungoje ai. Nuk mund te mungoni as ju.
Bukuria e krijimeve te tij qendron se ai eshte i lireshem, pozon bukur tabllon e mendimit, nxjerr jashte problemet familjare ne lidhje me ato shoqerore. Eshte pasionant ne rrjedhen e historise, plot shpirt qe nuk mund ta menjanosh, as te mos shkruash dy fjale miqesore ose profesionale per krijimtarine e tij.
Inisiativa vjen vetvetiu. Pa xhelozi. Behet nje rritje, ekzibicionizem formal, i domosdoshem.
Eshte e pamundur indiferenca tek ata shpirtra qe shkruajne me dashuri. Te tilla krijesa duhen ndjekur nga kritika vetem per bagazhin e humorit qe mbartin, te shijes ndryshe qe jepin ne lexim, dhe se kjo mrekulli ne boten moderne eshte ne evolucion gjigand, natyrisht, jo pozitiv.
Metodologjia e tij, e autorit Avdulla Kenaci, eshte origjinale; plot ndjenja njerezore, me dialog, pyetje, me pauza dhe rrefim te drejte per drejte qe ne fillim te idese, duke shtruar hap pas hapi dyshimet mbi personazhin turbullues.
Tematika dhe situatat e veshtira dhe sasia e protestes, ose kendveshtrimit nudo, prezantohen ne gjuhen atdhetare, gje, qe te shton vullnetin ne aktivitetin e tij privat, si nje pjese e konstatimit ose bashkengjitjes ne revolten shpirterore me komentet tona. Nje pjesmarrje legjitime.
Rebelimi ndaj personazheve ne tregim, vjen si pasoje e gjykimit te drejte, por jo ta coje ne grindje te bujshme, plot mllef e shperthime boshe sic bejne shumica. Ai krijon boten e madhe te komedise.
Ky eshte arti i Avdulla Kenacit - live theater - nje mjeshter qe duhet shkruaje gjithmone!
Ky eshte shqiptari i amerikanizuar: Nje shqiptar plot virtyte te larta morale dhe shpirterore, qe nuk e harron kulturen, traditen, as problemet e shumta qe ka pasur e vazhdon te kete Shqiperia jone; kjo ia rrit vlerat njerezore, dhe ai ben cmos ta percjelle me mesazhe te shendosha.
Te tille autore, si Kadare, Dritero, si Medi, Kenaci e mijera te tjere, nderohen te dashura juri, vleresohen, studjohen dhe u jepet prioritet ne cdo rast qe jepet mundesia.
Verona 5 janar, 2018
Comments