top of page

KUR SHKRUAJNE PROFETET - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 6 gen 2018
  • Tempo di lettura: 4 min

I

"LOTI JESHIL I PELIKANIT" (medime e perceptime te pergjithshme mbi romanin e autorit Fran Ukcama) Dihet, lulet durojne pak dhe bukuria e tyre humbet ne asgje,

kjo quhet rilindja e nje nature.

Eshte e njejta gje autentike qe ndodh nje autori kur shkruan: qesh, qan, ndjen dhimbje per personazhin ne akt, e skalit ate ne menyre te persosur sic ben piktori, skulptori, aktori, duhe hyre ne identitet te ngjarjes. Dhe nese identifikimi vjen mjeshterisht, atehere lexuesi dhe shikuesi te duartroket, te buzeqesh, te hedh lule te fresketa. Te mban mend. Ne kete roman kaq te ndjere e te dhimbshem, autori pershkruan hyrjen te ngjajshme me nje proze, te stilit Konica. Teper e brishte, lozonjare, dhe metaforike brilante. Historia ka ne epiqender te ciklonit poetik dramen e nje vogelusheje; Humbja nga gjiri prindor mbas aksidentit me makine. Ketu hyn menjehere bota e fshehur dhe e mistershme qe na rrethon sesi mund te zhduken femijet tane. Per fat, ne kete rast konkret, nuk ishte nje trafik femijesh, organesh, o prostitucioni, por deshira per nje femije te tyre. Trauma e vogelushes nga nje dore ne tjetren, nga nje shkolle ne tjetren, nga nje gjuhe ne tjetren, behet e dukshme ne kujtesen e saj, qe vuan vetem, naten pasi mbyllet drita, para fjetjes, pa treguar prinderve adoptues. Letra derguar nenes legjitime eshte nje ulerime. Vetem qan, qan, e serish qan. Tronditese. E vecante. Intime. Shume e dhimbshme. Nuk fsheh, me pelqen Ukcama, nga butesia, nga dashuria dhe jo rracizmi mes nacionaliteve. E admirueshme. Per tu patur zili zemergjeresia e tij. Perceptime finale: Mua ky roman me terhoqi si nje gode me vere, ne nje nate dimri, janari, ku trishtimi ishte si qielli gri, plot me bubullima, kenge te trishta, nota vjeshtake te Vivaldit, gjer ne lindjen e diellit;bashkimi familjar behet gezimi i ri i dites. Mua ky roman me dha emocionet te fuqishme sikur lexova dikur Lermontov -" Demoni", dhe nuk me vjen aspak keq ta konsideroj kete roman - nje poeme magjike! Mos e lini pa lexuar... Verona 6 janar, 2018

II "RRAPATUSH TASO ÇAKMAKU" (medime e perceptime te pergjithshme mbi romanin e autorit Fran Ukcama) Ne romanin "Rrapatush Taso Cakmaku" te autorit, Fran Ukcama, trajtohet mjeshterisht bukur tematika qe shqeteson nga kaq vite atdheun tone Shqiperine: dy, tre, e me shume kendveshtrime te jetes; shqiptaret e kaluan ne kurriz kete lemeri politike; Shyqyr, qe problemet, i sjellin ne drite poetet, artistet ne pergjithesi, mediat ne nje pjese te mire te saj. Edhe per kete ceshtje, mbart padyshim merite, edhe autori dhe mikut im te vjeter me romanin e tij, FRAN UKCAMA. Nje kontribut i plot vlera per shoqerine moderne. Ne fletat e bardha pozohen dhjete kapituj. Ne permbajtje jane sybjekti kryesor nipi dhe dy gjysherit, qe vijne me ide politike te kunderta, vuajtje te jetes ndryshe, me batute dhe shaka te stilit fshataresk, ku njeri e hedh e tjetri nuk e le te bie biseda jashte objektivit. Ajo qe cmend, dhe e bene romanin nje kryeveper, eshte se perfshin tre etape kyce te historise tone: komunizmin, ballin kombetar, dhe demokracine. E veshtire gjykimi, e pamundur mos sherri. Gjithe ndertimi i vepres perfshin ambjentin familjar. Ngjan si nje shtepi e madhe: ku nuk mungojne themelet, pilastrat, muret dhe catia. Kemi themele te vjetra, mure te forta, cati qe pikon hera heres, pilastra te fuqishem. Si ne romanin"kohe e djegur" te Thanas Medit, ashtu edhe ne kete roman te Fran Ukcamas, vihet ne dukje emrimi i femijeve qe eshte disi qesharak. Eshte nje problematike qe nuk duhet te perseriet. Vete gjendja civile nuk duhet ta lejoj, edhe kur deshira e prinderve eshte kembengulese. Ka nje arsye te vlefshme kjo, per te miren e foshnjes ne te ardhmen. Sepse perbuzet ne shkolle. Nga vete dashuria. Nipi, nje cunak teper i zhdervjellte, shkruan, eshte aktiv ne rrjetet sociale, aktiv ne shkolle duke krijuar skenografi te vogla teatrale per prinderit. Nuk mungojne gjysherit, gjyshet(nga te dyja palet) gezojne arritjet e nipit, jane krenare, pa cka se ironia dhe grindja jane te pa evitueshme nga ana e burrave. Dhe kjo grindje qendron, sepse teatri ne baze shqyrtonte jeten e tyre. Ne nje fare menyre edhe te vegjelit japin keshilla. Keshilla te shendosha. Keshtu del mesuesi i mire, shpirti i mire i autorit. Nje nga temat qe autori e pasqyron me kthjellesi te madhe, eshte mungesa e gjerave themelore per gruan; pastertia, gatimi dhe higjena ditore, sic eshte uji. Auto boti ne qender te vendbanimit. Njerez qe ulerasin per piken e ujit. Sot. Ne kohen moderne. E megjitheate, eshte nje ceshtje serioze, pa cka se aurori hedh brutta humori.

Nuk mungon tradicionaliteti alla shqiptrace. Llokumet c'bukuri me sjellin! Mbyllja e romanit behet nje mesim per te gjithe ne. Fantazia dhe ideologjia eshte fantastike. Gjuha e shkruar ngjason me brishtesine poetike te Eseninit, me gjuhen krudo te Bukowskit; edhe eshte kjo bukuria e Ukcames; nje kontrast i embel dhe i kripur; nje artist qe eshte ne gjendje te nderthur: komedi, fabul, proze, brenda nje roman. Nje arsye e domosdoshme qe meriton syrin e kritikes, dhe respekt! Verona 6 janar, 2018


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page