KUR PATRIOTI FISNIK FRAN UKCAMA SHKRUAN ME KAQ DASHURI PER HEROIN LEGJENDAR GJERGJ KASTRIOTIN...-Edl
- edlira jorgji doko
- 16 gen 2018
- Tempo di lettura: 6 min

Te lexosh Biografine e Fran UKCAMES Eshte njelloj sikur te ecesh me kembe e pa ndaluar ne gjithe qytetin e tij te lindes B. Curri por soditja te behet nga Verona: Alpet e larta, si eshte Lugina e Valbones, Pylli i Geshtenjes; Te shikosh morfologjine e natyres e te frymosh thelle; Te ndjekesh historine e mos jesh pjestar; te provosh gastronomine e te mos hash; te futesh ne kulture veriore e mos jesh; te vishesh me veshje tradicionale e te mos jesh ti; e pastaj te zbresesh ne fushat myzeqare te Fierit: ne folklorin e lashte, zakonet e jugut, ne antikitetin e Apollonise, rrjedhen dhe ashpersine e Vjoses, ndjen njefare zilie... Zili...por askush tjeter, nuk mund te quhet - Fran Ukcama!
Zili e bardhe mes njerezve qe shkruajne - dhembin - luftojne - japin vendit te tyre bukurine e shperthimit pranveror - si vellimet e ndryshme per femije ashtu edhe per te rriturit, arritjet, cmimet e marra, cdo sukses qe une me dashje nuk po i citoj, sepse e gjeni ne librin e tij kushtuar Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti. -.- Kete liber mund ta konsideroj Nje poeme te madhe kaq sa eshte zemra e shqiptarit. Ajo eshte realiziuar me mjeshteri poetike, data historike, sa me ngjarje dhe me dialog mes personazheve, ku fillimi dhe mbarimi perfishin nje bisede private moderne, e ku me pas, autori , hap portat e historise duke e sjelle legjenden kaq afer sa preket me dore, shikohet me sy, dhe perjetohet me intesitet rrenqethes e dashuror. Si ne figuren e princeshes Vojsava(nena e heroit) dhe ne ate te Donikes(bashkeshortja e heroit), figurat dhe perpinimi i bukurise shqiptare behet nje skulpture per autorin, nje balade dashurie, si fushat e gjera te mbushura me lule, si malet me gjelberim, si lumenj te derdhur me uje te bekuar, te paarrishtme, te heqin frymen, bukuri Ilire dhe Pellazge, te pervecme, sic ishte Venera, zonja te Denja per ne Fronin e Princit dhe te Mbretit. Por, Fran, eshte i uritur, i pangopur, deshiron akoma me teper per grate e fisme. E kush autor nuk do ta deshironte? Te shkruash per to duhen fijet e arta te ylberit, filarmonia e engjejve, qielli i bukur plot me yje, hena dhe dielli, jeta e pavdekshme. Dhe Fran Ukcama ka fuqi poetike, ka perendi brenda tij, duke i shendruar ne monopol, nje trup, nje perberje... Une e fillova me bukurine femerore, sepse eshte ajo qe lind burra te medhenj, luftetar te medhenj, artist te medhenj; sepse gjithcka hyjnore, e krijojne grate hyjnore. "Sa e bukur sa ndritore, Si kjo bukuri e rrallë, Ka kanë Vojsava, princore. E pat synin si ylli, Sa filxhani, nën ato vetulla, Vetullat si flatë shqipe i kish, Shtatin si çetinë, " Grabitja e djemve Kastriot nga Sulltani, duan s'duam neve, eshte nje realitet i hidhur, nga ku fillon dhe eukristia ne tokat arberore; gjithcka behet gri, e kot, nje paralize kohore, ose nese duam te themi me shume, nje vdekje e gjalle, nje murosje e gjakosur; - Po si behet, - them une - te adoptosh nje djale me DNA shqiptari? A ka burre nene, te ndaj nje nene nga djali? E nje patriot nga atdheu? Po nje njeri nga dashuria? Vajtimi i Vojsaves eshte nje bibel profetike: "Korba unë, E zeza unë, E mjera u`, Ba kërcu, Natë pa hanë, Ditë pa diell, Nanë me djem, Nanë pa djalë, M`u err syni, M`u tha shpirti, Për mua s`shndrit diell as hanë. Kthehu, bir, Kthehu, o Gjergj, Kthehu n`mug, Kthehu n`mëngjes!! Err e terr, Aty mbet, Te dritarja e kullës vet, E vetmuar," Ne njeren ane, kemi nje nene te deshperuar - ne tjetren, nje djalosh konfuze per rrenjet e pemes biologjike; gjer ne degjimin e kenges me fyell nga plaku i vjeter ne veshet e djaloshit; qe tashme ishte rritur dhe edukuar me te gjitha rregullat myslimane, qe pati nje reagim te menjehershem, qe ndryshon humor, fillon rebelimi i arratisjes brenda ne shpirtin e tij, e qe nuk i interesojne armatura, as dhoma e madhe, as vajzat e bukura turke; ndryshon drejtimin e jetes se pasur... "- O i madhi Skëndërbe, o i ndrituni Skënderbe, T`pret Arbnia, të pret Kruja, Trolli amë t`çon falmeshendet! Si t`mban toka edhe qielli, Rob, luan, n`kafaz mbërthye, I panam, e i pander, skllav i Sulltanit ti sot je, Arbnia n`zgiedhë robnie, Kruja nxi, Kostriotëve shkëlqimi tretë! Skënderbeu ndali hapin, " Nuk ka njeri, as kafshe, te ndjej eren e gjakut e mos te kthehet ne kasollen e tij. Mund te jete i plagosur, pa sy do terhiqet zvarre, pa gjymtyre e me paterica, gjalle a vdekur do shkoj gjer tek pragu; Mund ti heqin token poshte kembeve, ti'a presin gjuhen, ta torturojne, ta poshterojne me cdo mjet te mundur, ta lidhin ne zinxhire, por Deshira per te takuar per here te fundit nenen, pa diskutim, fluturon edhe ne nje mendim, edhe me krahe imgjinar, tek gjeja me shenjte!... "Mbetën jetimë pa babë, pa nanë, Diellin e hanën na kanë nxanë. T`presin ty, o bir, o Gjergj, T`pret Kruja me rrethinë, Ti, veç ti na sjell lirinë, N`shkëmbej t`shqipes e ke lavdinë. Kthehu, o Gjergj, kthehu ma parë, Mos na le me zemër të vrarë, Mos na le shpirtin pa kangë, Mos na le synin të thamë, Amanet princesha m`ka lanë, Bjeri rrotull, dheut m`anë, Ma gjej Gjerigjin në kjoftë gjallë," Pa komplimente boshe: te lumte dora dhe mendja, FRAN UKCAMA!! "Para shqiponja prin, Skifterë prapa tij, treqind, Treqind luanë me një kryeluan Kërcyen malet mbi Ballkan, S`pat furtunë vrapin t`u ndalë. Dragonjtë ngjitur mbi kuaj A ndalet, Drini, n`det pa ra, A ndalet rrufeja mbi ah. A ndalet dielli pa lindur, S`ndalen trimat Gjergjin n`krah, Prite pëllumbin se po vjen, Po sjell dritë, largon terr, Po sjell liri, pos sjell shpresë, Qielli yjet i ka ndezë, Toka shtrojat i ka shtruar, Hëna udhën ka dritësuar," Opo po po, FRAN UKCAMA!! Te fitosh mbi nje perandori te madhe, me ushtar ne koloni si mizat e dheut, duhet shkopi magjik i Zotit; por ja qe shqiptarit iu desh vetem nje shpate dhe besa e popullit te tij. E pashoq lidhja qe beri mes shqiptareve... e perseritshme ne histori nga plaku i mencem i Vlores, ISMAIL QEMALI. "Kapedan, gjeneral, formuar me dije, Me përvojë n`luftëra e beteja, Në Ballkan, në Azi, në Edrene. Politikan, filozof, gjitha virtytet më t`arrira, I kishte në shpirt, kalorsi, Falë ia kishte Perëndia. Mblodhi krerët e principatave, Ndarë mbi Arbëri si arna, Të përçarë si tufë, vëlla me vëlla, Ku djali e ku baba, Dukagjini, Drishti, Shodra, Topia, Muzakia e Danja. Mali i Zi, Venediku si vëzhgues" -------------- "U vendos Besëlidhja e Parë Lezha në valle e këngë, U kryqëzuan shpatat, një kurorë çeliku, Gjithë princërit të barabartë, Komandant Gjergj Kastrioti, më i dituri më i zoti," Ai Mbret qe di te qeveris mire familjen e tij pa asnje lloj dyshimi di te komandoj persosmerisht nje popull. "- Heeheeej, moreeee! Ngrihuni në këmbë, heu kush mbet gjallë, Çoni zanin zjarr e m`zjarr " Kur rebelohet nje popull me te drejt karshi pushtueseve barbar, dijeni, dhe bejeni te qarte se, urrejtja eshte kaq e madhe sa eshte edhe dashuria qe te shpetoj nga dhuna e duarve te pa shpirt; keshtu te plgosurit ne nder e ne mish, behen nje turm e fuqishme, te vendosur e plot shprese, rrembejne dhe guret e rrugeve, dhe sfurqet neper kasolle, dhe uleritja prej shpirti te tremb, dhe ndeshet e kacafytet ne beteje; por ah..mos u mundoni ta ndaloni fuqine e tyre, se jane ne gjendje te rrembejne lumenj me gjak te helmuar, det ne stuhi, qiej te erret dhe ti shendrojne ne fitore, liri dhe lavdi te pavdekshme. "Zemrën ia mori një Andronikë, Andronika Arianiti, Princesha me famë në Arbëri, E bija e t`famshmit Princ Gjergjit, Krenari edhe lavdi, Gjergj Arianit Komneni, " Bukuri alla shqiptarce. Dashuri shqiptare, vajze shqiptare, djale shqiptar, me fare dhe toka shqiptare... "Nipi flokëverdhi Hamza, Luani i egërsue, shfryu thellë, Kur lindi i nipi Gjon, Gjoni i Dyti, trashëgimtar i fronit mbret. Humbi andrrën që e brente, Humbi shanse edhe shpresë," Kur armiku futet ne mes te nje familje, eshte dinak, eshte percares, sa fut ne duel edhe vella me vella, moter me moter; keshtu per kenaqesi vetiake; ndaj duhet mencuri ne reagim si dhe ne kuptim te mandatit te zi. Gjergj ne duel me nipin e tij Hamza. Nipi ende fisnik sulltanit, dhe tinzar karshi trashegimise mbreterore, ka etje te vras xhaxhain e tij, gjakun e tij; dhe ketu, ne kete skene kaq dramtike, dhe nje vendim te veshtire, HEROI LEGJENDAR vendos ne krye - Kastriotin - fisin - atdheun, dhe Besen e Shqiptarit. "Po ju lë t`ngritur Mbretërinë, Keni pasuri, lirinë, Kapedanë - prijës me lavdi, Bashkë qëndroni si ju ka hije! Mbani lart flamurin e Arbrit, T`madhërishmin, kuq e zi, S`rrnojnë luanë n`thupra frashri, S`rrnon Arbnia pa liri!!" Dobesia e nje burri madheshtor eshte dhimbje therrese. Mekat, vertet nje mekat. Zoti na krijoi vdektar, dhe vdekja nuk kursen asnje: qofte mbret, qofte te varfer. Kete e dime gjate gjithe egzistences tone; nga dheu ne dhe, nga toka ne qiell. Po mua me pelqen edhe vdekja njerezore, sepse ndryshe si do te kujtonim legjendat, perrallat e bukura, endrrat feminore? Pikerisht edhe humbja fizike ka te mirat e saj. Ka ditur i Madherishimi si ta krijoj boten, ka ditur! Teknika e rrefimit eshte emocional, depertues, memorial. Nuk gjeni rrima te forta, te besdishme. Eshte e stilit lisho, nje rrefren per tu mesuar permedesh ne bankat e shkolles, te behet nje skene filmi ne ditet festive te heroit kombetar, ku studentet te mbushen me krenari per paraardhesit e tyre, qe dhe pasardhesit te bejne te njejtin veprim, qe dhe brezat e tjere ta mbajne trashegimi. Itali, Verona 16 janar, 2018
Comments