FRAN UKCAMA RINGJALL POEMEN E LASHTE ARBERORE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 18 gen 2018
- Tempo di lettura: 3 min

- mrekullia natyrore e poetit -
Mrekullite natyrore ne nje poeme, hijeshi te gjinise femerore ne kenge, refleksin ne muze te fytyres, te drites dhe zemres ne diell, mbreterine e perjetshme plot dashuri: asnje, poet si Fran Ukcama, nuk mund ta sjell me kaq elegance e te zhvilloj nje provokacion, te fergelloj shpirtin nga ndjeshmeria gjer ne lotim. "O zot, o zot, Syri I saj Oh sytë yllinj, Të zinj, të larë," Ne vargjet e tij autori, admiron pa nguruar, admiron dhe dhuron nje metamorfoz magjik: ate qe, pak poet dine te reklamojne, shfaqjet ne flake, pervelim neper aromat e pranveres, mes detit, eres, qe bucet ne liri. "O valëz, vale, Detit pa anë, Çapi I saj, erë, tufan, oh çapi I saj," Teoria e vargut eshte nje rrefim teper i sinqerte, aty e gjen mbi petale, aty te lus Zotin, e me pas mbi buzet prej qershie te rrembej pjalim e puthjeve. Etja eshte tunduese. Teper i sinqerte. "margaritë, a lule dillze, faqet e saj, I kuqi I një shege, buza petale, o trandafile jete, o zot ç më beri, perendi ku e gjete," E gjithe figura letrare e poemes, shkallezimi dhe vallezimi si neper deget e molles shiu, akordimi meledioz ne formulim, tempermenti D'anuzzio ne zgjimin dashuror te sjell ndermend boten antike Iliriane, romake dhe greke: asnje si Fran Ukcama nuk mund te pershkruaj me fantazi dashurine - sekretin - syte - me kriterin e se vertetes me kenge dhe fjale. "Një valle, Mbi dajre, Një hallakamë, Ulkonjë bjeshke, Fushës, nuselalë!" Keshtu eshte dashuria per poetin, si zogu ne qiellin blu, si flamuri ne token e lire, si vdekja e embel, nje pafundesi lulesh, me diell dhe me Zot; e shtrenjte sa ari, e magjishme ne fryme, si puhiza e fresket; akull dhe vape; si kapiteni ne det te hapur, duke rrokur edhe cunamet edhe ferrin; "Oh kjo bukuri, Oh kjo llahtari, M` bëhet puhizë, M` bëhet veri," E stolis, e krahason me mbretereshat arberore, nje kalorisake e mprehte ne cdo beteje, dhe perandore, mbi poezi. "ti kalorsiake, duel I hapur me dashurinë, një Natali, ti Ofeli, pushtojse perendore, mbi poezi!!" Autori e mbyll me rrenqethje shpirterore, dridhje zemre, per t'u admiruar fantazia e udhetimit drejt qiellit... "N` vdeksha ani, Me vete do marr, kurmin yllësi, Do ngjallem legjëndes, N` bore e zagushi, Do jem dishepull, s` do jem njeri, Do jem një zog, Një bilbil në qershi , Në dashurim, Në prush dielli I shkri, Oh, zot, oh zot, Oh Perendi!" Itali, Verona 18 janar, 2018 -.- MBIADHURIM -POEMË KUSHTORE PA AUTORIZIM - 1.. M` shfaqe hanë, Tej mbi mal, Yll I keputur, Masandej zanë O zot, o zot, Syri I saj Oh sytë yllinj, Të zinj, të larë, O perendi, Për sytë e saj!! 2.. Më shfaqet flake, Mbi prush mbi zjarr, Përvelim, Më djeh statua e saj O valëz, vale, Detit pa anë, Çapi I saj, erë, tufan, oh çapi I saj, tak-tak godet, mbi krahnuer tem.. 3.. Më shfaqe ndezje, e diellit rreze, shkelqim, margaritë, a lule dillze, faqet e saj, I kuqi I një shege, puza petale, o trandafile jete, o zot ç më beri, perendi ku e gjete, buza qershiza, e puthjeve në etje, oh etje e pa fundme, si gurra nën kreshte.. 4.. O këngë. O fjalë, N` lumin malor, Bie ujëvarë, Ylber i ndezur, Rrëshkitse mbi vale, një troftë, Një njalë, O mendim i artë, Artit aurorë, Mjeshtri, Hukamë, Vullkan shpërthyes, Një valle, Mbi dajre, Një hallakamë, Ulkonjë bjeshke, Fushës, nuselalë!5.. Oh selvi, Oh shtati perri, O kulpër, Oh gjrpnore, O gjoksi shpirt, Minierë, flori.. Dy kodra, Dy shtojza, Një duf magji, Oh kjo bukuri, Oh kjo llahtari, M` bëhet puhizë, M` bëhet veri, O zot, o zot, O perendi, Mbi adhuroj, Këtë zheni, Në fjalë, në frymë, Në poezi, o perndi, o perendi.. 6.. Mos më shyto trandafili`, Lermë të shuhem n` pafundësi, Si një detar me varkën e tij, Dallgëve cuname, mbi ferrin- adhuri!! 7.. Ti një Rozafë një tej Teutë, ti mbi Jerinë, ti arbenore, ti arbeninë, gjitha princoret, kunores i ndrinë, ti një Mamicë, ti një Donikë, ti kalorsiake, duel I hapur me dashurinë, një Natali, ti Ofeli, pushtojse perendore, mbi poezi!! 8.. Mbiadhurim O shpirt, vobektari im, Lypsari i ngrimi në agim, Muzgut murg, një pelegrin, M` le ndër akuj, cingerimë.. N` vdeksha ani, Me vete do marr, kurmin yllësi, Do ngjallem legjëndes, i dekë i gjallë, mbi gjogun e zi, N` bore e zagushi, Do jem dishepull, s` do jem njeri, Do jem një zog, Një bilbil në qershi , Në dashurim, Në prush dielli I shkri, Oh, zot, oh zot, Oh, Perendi!
Comments