top of page

KUR LIND PA KEMISHE- Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 4 mar 2018
  • Tempo di lettura: 14 min

Aggiornamento: 13 set 2021


KUR LIND PA KEMISHE


Kur ikin zogjte nga qielli,

ikin se emigrojne ne Ekuador.

Ikin, se fillon dimri.

Kur nje popull iken ne qiej te huaj

iken nga mizerja ne vendin e tij.

E keshtu shperbehet nje cope jete, fis, kujtime, brishtesi

e nje pjese te mire te vendlindjes.

Ikin, se duhet te ikin.


Mund te gjejne thesarin

brenda pak kohesh.

Mund te bredhin rrugeve

me nje shiringe ne damar me heroine.

Mund te mbeten poshte nje kamioni

per ore e dite te tera.

Mund te vdesin ne nje frigorifer mishi,

vetem, e mumifikuar.

Mund te martojne nje grua o burre te vjeter

per nenshtetesi.

Mund te shesin arme, hashish, vajzen

qe kane fejuar ne atdhe

ta nxjerrin ne rruge me dhune si prostitute.

Ndonje hajdut neper vila pasanikesh

grek o italian o gjerman te perfundoj ne burg,

te vendos flamurin e Gjergj Kastriotit

e ne rrjetet sociale te thote gjithe "krenari":

like kush eshte shqiptar.


Mund te dergojne kursimet ne bankat piramidale

duke i humbur te gjitha pa asnje shpjegim.

Nuk kane fat me te mire ata me dokumenta fallco ne dogane

qe dridhen nga frika se mos polici u gris pashaporten

duke humbur leket

qe shiten lopen e vetme te ofruar nga te afermit ne martese

ose leket e shtepise se vjeter te gjysheve per te ndertuar mbi te

nje dykateshe fringo te re.


Nuk kane fat me te mire

ata me vize te rregullt ne aeroport.

Ne rrobat e valixhes shkel qeni kunder droges.

Mund te kerkojne shpjegime ne paqe si njerez e civilisht

e me gojen plot me urrejtje t'u thone:

Rex(qeni) eshte me besnik dhe me i paster nga ju!


Nuk kane fat me te mire

ata qe kapen fort ne bordin e anijes "vlora" "negriera" "la sea"

qe shypen si sardelet e peshkatarit ne barke

qe shikojne sirenat e emergjences detare e kufomat mbi uje

e te gezojne se shpetuan koken nga mallkimet e ferrit.

Sepse ata qe iken, iken nga nevoja.


Ikin nga Ballkani, nga Lindja e mesme, Afrika, Azia.

Integrohet njeriu brenda njeriut. Shtegetojne dashurite ne toke.

Dikush te hap parajsen, e dikush te injoron ekzistencen.

Nuk ka dhimbje qe sherohet me dhimbje.

Lufte eshte kjo jete. Mos kerkoni mrekulli.

Mrekulli ben vetem dora dhe fjala e Zotit.

E me ne fund, kur zbresin ne token e premtuar

mendja fiksohet tek nena, babai, familja, fshati o qyteti.

Disa mbeten fisnik traditave,

disa tradhtojne edhe veten.

Nje pjese e mire krijon familje te re,

punon ne fabrike, ndertim,

rimarrin serish diplomen e dokorit, inxhinjerit, avokatit.


Ndonjera behet balerina ne rol te pare ne "La Scala",

Ndonjeri behet kengetar e fiton Sanremon.

Iku, iken, ikin, se duhet ikur!

Per pak shprese, per pak endrra.

Per nje buzeqeshje te re

Per nje puthje dashurie

Mundet te pertypin oqeane me lot dhe tragjedi Shekspiriane,

por asgje nuk ndryshojne.

E vetmja rrugezgjidhje,

I vetmi amanet,

E vetmja trashegimi,

eshte te mbajne ne mendje dheun

ku linden, ku u rriten,

rrenjet e origjines,

pa harruar kurre, - gjuhen.

-.-

ne erresirre mos e ndiz nje qiri;

nje qiri ben drite rreth teje

asgje me shume:

hap mendjen

ruaj pastertine e shpirtit

dhe zemren mbaje te ngrohte:

falu per gjithe njerezimin;

per paqe

per mirekuptim

e per dashuri;

ne erresire nje qiri

nuk ka sy kaq sa ka vullneti

sa shpresa

dhe sa mundesia per te arritur

destinacionin e duhur!

ne erresire mos e ndiz nje qiri;

lexo nje liber e mbushu me dije

krijo art

merru me me te varfer nga vetja

shpeto nga laku i ligesise

ik nga planeti i genjeshtrave

perqafo te verteten

dhe behu deshmija e jetes.

-.-

HUMBJA E SHQIPTARISE


Udhetoj ne legjenden ballkanike te atdheut tim,

me llahtare mos takoj ndonje shqiptar,

shfletoj fletet e historise e shume tradheti

dhe mijera heronj dhe qindra mekatar…


afrohem ne varret e vjetra veshur me lavdi te shenjte,

me hapin e lehte qe mos lendoj zotet

se e kam plage kur preket memorja e shtrenjte,

edhe atehere kur me perendojne motet…


Por ah, varret jane boshatisur, arratisur shpirtrat

ne mermeret e ftohte, nuk djeresit me maja e malit,

si humbi besa e Kostandinit, mos me pyesni mua

ku gjendet shpata e Kastriotit, e flamuri i Qemalit?


I kthej ditet me etje, ne arome dafinash, pa tromben e vdekjes,

e zvarritem si gjarpri, e shkas si krimbi, ne dhimbjen e gjalle,

per te gjetur luften, per te luftuar paqen,

oh! Naimi, Noli, e Nene Tereza s'erdhen per Pashke.


-fragment

-.-


imzot,

asgje vec dashurise s'ka mbetur,

nga qielli bien gjuhe te egra zjarri e mbi te digjet akulli

dhe gjethet dancojne cajkovskin

vdekjen e mjelmes

ne klithma yjesh,

shkelqen drita e henes.

asgje vec heshtjes s'ka mbetur,

nga stinet uniseks dalin hibrida gri

dhe gjaku i shprishur

harbohet neper damar

per nje cik pushtet te rrem

asgje vec vdekjes s'ka mbetur

nga lindja e mesme peligrinojne njerezit

me bombat lidhur ne mendje

mendojne te ardhmen

pa nje fije shprese.

lundrojne amfibet ne parlament

fuqite e medha humbet fjalet me genjeshtra

e tani nje fjalor te ri s'e kane

s' besojne me as karriget e tyre te florinjte

as grate qe kane martuar

as femijet qe pollen,

vetja i ka braktsur nga mot.

asgje imzot nuk ka mbetur ne kembe

nga gojat e liga dalin shpata e plumba

nga syte ziliqare fluturojne shpendet gllaberues

dhe zemra e ftohte gjakos gjak te zi

ne shpirtin e pa shpirt.

asgje im zot, asgje, asgje s'ka mbetur gjalle ne toke

vetem ti, diellerit rreth meje si rrenjet me mban fort

ndersa me hapin gropen stuhit e uraganet e verbuar

dhe krahet hapen te me mbeshtjellin fryn e fundit

ne lufte ulkonjat, hienat, e zogjte pa ze

te shterrojne puset e jetes time

vetem ti me qeteson, me thua: mos u makth, oj zemer?

nuk ia vlen te qajne ata syte e tu te bukur

qe kaq shume une i dua,

mos u helmo oj zemer, jam une ketu per ty, me ty, ne ty,

ndersa te palodhur endin kembet e mija prej shqiponje

shkretetirat e mjera luhaten

dhe plisat e veses u can medysh

dhe pyes embesisht e perlotur ty shpirt:

jam ketu, endem si papeshe

kohes me stine te prosperuar

te, jam, jemi

nje lekure e regjur nga shiu

ne nje mbeshtjellje

te mbaj e me mban

si flladi pemet

ndersa vjeshtja e nata thermohet

ne mijera copeza lakmie

krisen ne motin e calet

nga dashuria jone.


kjo poezi e papmbaruar autobigrafike e jo vetem eshte vjedhur nga entela kasi

-.-


Merre shpirtin tim - vishe! Nese hyn te lumte! Nese arrin te kapesh dhimbjet e mia te lumte! Nese gjen te njejten madheshti, serish - te lumte! Por une kam frike se nuk eshte per ty! Jam e sigurt qe nuk te ben! Nuk eshte numri yt! Sepse shpirti im ka numer te madh! Aty nxene perendite e tokes dhe te qiellit, aty banojne adrenalina e harbuar dhe gruaja e fuqishme, aty hedh rrenjet dielli, aty ka vend vetem per te vecantat, te pervecmet, te vuajturat, te hijshmet, ato gra qe kane nje numer plagesh sa une!

Merre shpirtin tim - vishe! Por me pare do kalosh ferrin qe te shikosh parajsen; me pare duhet te udhetosh naten qe te zgjosh diten; me pare duhet te shikosh vdekjen tende qe te ringjallesh!

Merre, merre shpirtin tim - vishe! Por jam me se e sigurt qe nuk te ben! Te rri i madh - notojne ijet - dukesh dordolece. E kot prova. Nuk te ben - behesh qesharake me veten dhe boten, keshtu sic beja me sandalet dhe sutjenat e nenes kur isha pak a shume 5 - 6 vjeve dhe dilja tek porta te me shikonin punetoret qe shkonin ne pune. Ata ia fusnin nje batute dhe me gaz te papermbajtur qeshnin me lot.

Merre shpirtin tim nese mundesh, vishe! Pa cka se s'eshte numri yt, ti provoje, dil ne skene. Do te duartrokasin sepse i bere me humor te mire, do te fershellejne se i bere me mijera dyshime, do te japin nje dekorate ngaqe te rri i madh.

Ka nje kod te hysh, te rrish te jetosh aty.

Merre, merre shpirtin tim, por mbetesh huazuar gjithmone! Njihet nga lekura, nga syte, nga zemra. Eshte numer teper i madh! Sa? Sa universi! Sa toka! Sa dashuria e madhe!

FRAGMENT i paperfunduar qe eshte bere boze ne social si mijera te tjera, nuk shaj, jo, nuk shahen te sharet!

-.-

NJEREZIA


Njerezit jane te pakuptueshem, spontan, vetanak, luftetar, ironik e punetor. Njerezit jane sic duan te jene. E c'rendesi ka gjuha, kufiri dhe lekura apo pisti i tyre? Duaji sic jane, per ate qe jane, duaji, dhe kaq.


Nese doni te beheni njerez te sukseshem do te ndeshni miq e armiq, fisnik e tradhetare, hajdut e vdekatare,

qe mundet t'ju prishin planet, te hyjne ne familje e t'ju cakersisin jeten. E c'rendesi ka! Duaji te krimbur e te cilter, te piste e te ndritur. Vazhdo te jeteosh, dhe kaq.


Bej mire nese mundesh, dhe nese te perbuzet dhe harrohet ose baltoset nga fantazmat, E c'rendesi ka! Rendesi ka akti, ti e bere tenden, kthellohu nga ligesia e urrejtja.


Qendo i sinqerte e ndershem nese mundesh, e di do plagosesh, do qash, do ndjesh dhimbje, por c'rendesi ka, vazhdo krijo shtigje te reja, drite te re, ag te ri, diell te ri, gjithmone, e ne pafundesi.


Ate qe te shembin brenda nje nate, ate qe ti ke krijuar me djerse e dinjitet nder vite, ndjell hijet e territ, qe mundet ta ndajne e ta bejne gosti. Po c'rendesi ka! kush ka nuk mbaron kurre, nuk shterron kurre, eshte pus i thelle perle e ar, koke e kembe derdhur ne diamant.


Do te ndodh te ndihmosh, te fshish lot e te japesh shpirtin e mos kenaqen njerezia,;ndodh, me ka ndodhur, do ju ndodh, por ti ndihmo serish. Vepra e mire kthehet prapa ne kete o ne boten tjeter, ama kthehet.


Nese ke miresi dashuri e vullnet pozitiv jepe e fale atyreve qe kane nevoje, jep me te miren nga vetja, gjithmone. shume do kercasin si shkendija ne flake, te tjere do thone s'eshte mjaft. te tjere s'do gjejne ngopje. C'rendesi ka! Ti oferten tende e bere, gjestin e dhurove pa asgje ne kembim.


Nese te gjithe ne dhurojme pjesen me te mire te vetes, kemi nje shoqeri me te mire, pa keqkuptime e ambjent vllazeror. Kemi nje bote te lumtur.


fragmente te publikuara e jo vetem, eshte vjedhur nga visar ziti qe e ka hedhur ne emer te nene terezes, nuk ekziston kjo gjuhe, kjo mencuri tek nene tereza. ishte injorante humanitare, asgje me shume. nuk e shaj burgaxhiun, ca..c'redesi ka nje debil i lire i burgosur ne tru.


-.-


NJERIU QE S'NJEH MORT


Te lindesh ne diktature

Te rritesh ne token e premtuar

Te jetosh me tre atdhe e te flasesh kater gjuhe

Te njohesh kater kultura

e te dashurosh gjithe boten, flamunj, fise

si edhe te ndihesh orbita e Olimpit,


eshte nje privilegj normalisht normal

dallga ne oqeanin antik

qe s'njeh, lodhje, humbje, as mort.


E para te ofron lot

E dyta te ofron liri

E treta te ben njeri

E katerta te jep dije


eshte nje privilegj normalisht normal

dallga ne oqeanin antik

qe s'njeh, lodhje, humbje, as mort.


Te lindesh mes lotesh

te rritesh mes dashurise

te plakesh mes mencurise


eshte nje privilegj normalisht normal

dallga ne oqeanin antik

qe s'njeh, lodhje, humbje, as mort.


te lindesh engjell pa faj

te rritesh dishepull fisnik

te plakesh me lufte ne paqe


eshte nje privilegj normalisht normal

dallga ne oqeanin antik

qe s'njeh, lodhje, humbje, as mort.


fragment i pambaruar shtenguar ne mors nga pranvera gjoni. dhe kjo debile e cmuar nuk u be dot poete. kisha bere nja 5 rrjeshta dhe e kishte kollondrisdur. sa turp, zot, sa turp.

-.-


NENA GJIGANDE ME NJE OLIMP NE GJI


tani qe njerezia kafshohet si molle dimri

dhe ujvarat mblidhen nje pike dhimbje ne horizont,

dhe lulet harrojne ditet te nuserojne mbi Egje,

shikoj si plasaritet toka me buzet plagthare

e dergjet ne zi thellesisht paqesori ,

koralet ku mosjeta jep frut te vdekur.

iku ajo alb e bukur si alba

kur dielli lindte si per dite me zjarr,

kur hena perendonte si zonje e madhe,

dhe bota mbulohej me drite pas kesaj.

koha tregoi fytyrat e tyre zerat e tyre

me skamje ne shpirt

te mire e te ligj u kryqezuan ne turm,

dhe bubullimat renkojne ende me epshe djajsh

mbi vesen e muzgut,

degjohet

preket e ndihet

luhatja e fundit per nje lutje

nenes gjigande

me nje olimp ne gji!

-.-

Papesha e Olimpit


Nuk e kam mbajtur veten per grua te bukur,

Madje e kisha minimizuar krejt fizikun tim,

Hakerrohesha me hijet e vjeshtes, shiun e dimrit, ritmin azmatik te jetes,

Me pak fjale, bukuria ishte ne raftin e fundit te mendjes, por

Kopset e kemishes hidhnin ne ere kraharorin

Ku Dielli frymon dhe pi gjinjte e mi,

Sa here hap buzet

Xhindoset zemra e rreh miliona krahe zogjsh

Bota ngryset neper stine te bujshme

Dhe qiejt lekunden nga bukurija ime.

Sa here gelltis simfoni e serenate

Burrat e famshem te tokes zvogelohen

Dhe hijet dalin nga hiret e heshtjes

E ndihet liria ne cdo pore e qelize

Sa here e largoj kohen e mykur

Zgavrat e vjetra feniten siper magji

Kembanat e prishura rrahin daullet e eres

Vetmia e tyre ne vetetim ndryshket.

Por tani, o Zot, s'bie me shi, as ben ftohte

Tani obortaret nacionalist klithin lidhje e paqe

S'gjejne dot dyert e pranveres celur.

Tani zhvishem, qesh, vallezoje

Dhe bota krejt mberdhif

Miliona qytete fikin driten

Neper gjume miliona yje bejne endrra

Duke u lutur: Oj grua e bukur! Oj poete e bukur,

Plot dinjitet dhe fisnikeri, Mos ik nga qielli yne, te lutemi, se vdes jeta sa mbyll e hap syte. Oj grua e bukur! Mos, te lutemi, mos ik, mos!

Ata keshtu, ata...

.. Do mbyllin kanatet me emrin tim - do luten me emrin tim - do vdesin me emrin tim - se jam - grua fenomenale -

fenomenale -

UNE!


Poezia e jo vetem, eshte vjedhur nga artan.hasani dhe ia ka hedhur mesueses se vdekur. brocuklla. Nuk hyn fare, ja ben mu. Nuk heq dore ky. Ishte mesuar radhe. Nuk ke cfare i ben. Nuk e shaj, e kam share mjaft.

.,.

ati im dhe ati i gjithe njerezimit

ti qe na degjon ne deshperim e ne lumturi

ti qe na jep cfare kerkojme

ti qe na krijove nga hici

ti qe duron hesterite tona

ti qe na fal mekatet me o pa dashje

ti bujari i deshirave engjellore

ti qe na mbush me drite te kalter

ti qe na ngushellon me dije

ti qe na meson te miren nga e keqja

ti qe hesht vrasjet, urine dhe zhdukjen e kombesive

ti qe shikon fuqite e medha te hedhin ne ere grure, uje e shtepi

gra pleq femije e burra,

ti qe lejon tradhetaret te marrin pushtet mbas denimit

e diktatoret ti shfaqesh si kriminel

e kriminelet ne villa lluksi,

ti qe shikon krimet e luftes

nga epoka ne epoke,

nga evropa azia e amerika

harbuar mbi ishujt larg martirit

mbushen anijet si piratet ne shpella floriri

ku shpalosin sot historine e vjedhur

lirine e popujve te huaj perdhunuar

ato mbreterite e lashta e qepen prejardhjen

ne blloqe faqesh te vjetra

rjeshtuar stiva-stiva ne biblioteke

harta antike, pocelane antike

veshje e kurora antike

bergamena te qendisur ne dru,

nga babilonezet tek egjiptianet

nga romaket tek greket

nga francezet tek ruset,

nje ankand bota coptuar.

ati im dhe ati i gjithe botes,

ti qe na mesove te flasim te ecim e te dashurojme

ku fjete mbas mrekullise?

cila vjeshte te genjeu?

si duron ajkunat ne mengjes

cdo diell te ri zija mbreteron,

ku je ti shpetimatari i familjes

i njeriut dhe shembellimit tend?

ne afrike cdo vit vdesin miliona femije,

ne palestine e shuan faren,

ne azi vuajne nga uria,

ne bote s'dihet numri i viktimave,

miliona gra vdesin nga duart e burrave te tyre

miliona nena mbysin femijet e tyre,

miliona njerez duan pasuri me droge e arme e prostituzion

por ti hesht

hesht e shikon.

shejtani pushoi token e qiellin

shejtani i beri njerez shejtaner,

ku je ti i drejti te besh drejtesi

ku je ti i pastri te besh pasterti

a nuk thua je i vetmi mbret ne toke?

a nuk thua je babai yne?

bota po shuhet ati im

bota po semuret ati im

bota po merr fund o ati im

ti ku je?

a nuk jemi ne deshmia jote?

.,.

nuk mund te fitosh kunder te mires


nuk mund te fitosh kunder te mires, harroje hakmarrjen

te dalesh per turp fitimtar, te ngroposesh virtytet, te jesh i lige

te gerthasesh "liri" kur je skllav.

nuk mund te fitosh kaq lehte ne jete

me mashtime te famshme

me barcaleta donkishoteske

me shpirt e mendje te huazuar

te jesh armik i tokes qiellit e vetes

nuk fiton, te them, nuk fiton

as me kolltuket e parlamentit

as me qente e kopshtit tend

as me pushtim te frikshem e me dhune

kunder shpirtit te virgjer

me endrra te gjalla

se bota e krijuar nga zoti kish' marre fund

se dashurite e medha do te vdisnin

se deshira per te luftuar do te ishte zbehur

e njerezia ne trishtim e mbytur

dhe varret burime perlash.

aj, jo, jo, s'e fiton dot njeriun e mire

mundet te te shpetoj nje buzeqeshje e hidhur

te kendosh kenge vaji e ngushellimi

te clirosh krahet nga ndryshku

por serish i miri - mbetet - me i miri

do gezosh nje a dhjete beteja

duke e ditur qe je fajtor

duke e ditur shitjen e lekures

e duke e parandjere plasaritjen ne eshtra

mos fillo te valvisesh flamurin e paqes

dhe te mendosh se fitove

se shekulli sapo ka filluar

se lufta do gjak trimi e nerv te terbuar

se kembet e tua s'mbjellin rrenje

dhe s'blihesh nga shitetjet ne ankand

i perthyer e ne gjunje

per nje grusht meshire

ti mendon se fitove mbi lirine?

Nese kishte nje fije drite,

tani i mbyte gjitha shpresat!

fragment


--

kudo ishe, jam, une e ti, brenda nje busull ne horizont,

si nje prove ne prove,

dy udhetar ne kerkim te nje bote te re,

jashte te vjetres qe po humbet di rere neper gishta duarsh,

si uji ne pellembe, nder vise te gjera, te thella, nje kurm i vetem ne dalleget oqeanik, ne burime e rrjedhash lumenjsh, ku dashuria shekullohet, ne nje mbulese universale shpetojme shekullit te maskuar, ketij shekulli kokeulur, pa dinitet ne gjak, pa shprese te ringjalljes,

fluturojme

pam pam notash apsolute,

ne orbita masonesh, muzike ofrojme.

nuk cuditem me per diejt pijanec te flasin me pasqyrat e thyera,

nuk cuditesh me per henat ne koronxhile si adoleshnte,

nuk beson tek nata e heshtur perthyer ne vese mengjesi,

nuk besoj tek lulet pa arome me kurriz nga drita

vdiq vahti i vulkaneve pa llave,

vdiq simfonia e sorrave pa alfabet uman,

c'koke biseksuale zemeruar me lutjet e zotit

ku zgjohen fatet e popujve

ne tastiera luanet pa dhembe e pa shpirt

egersohen e zhvishen para cdo vytyti,

para meje, para teje,

nje ekran pa zemer thote eshte njeri,

krekoset lavdi plot, roboti, i modernise,

nga nje ngjyre ne pikture, akuarel vaj e akrilik,

s'lodhet nga mburrja e brymet,

terhiqet zvarre si korbi pa bisht

mengjeset i quan muzg, e muzgun mengjes,

cfare tmerri e llahtare te vdesesh nga pak,

pse e bejne shpirti im? pse?!

ne jo grati te perjashtuar nga sketerra

kemi kaq per te dhene akoma, ne,

ne ndergjegja, ata imagjinate

ne dashuria, ata urrejtja

ne miresia, ata hakmarrja

ne lot e dhimbje, ata humbje kohe,

perdite ndricojme fatet tona ne olimp

prodhojme energji jashtetokesore

hapim shtigje te reja

kudo jemi une e ti, ti e une

si nje planet i vetem

ti diell une hene

ti perandor une perandore

fitues te nje beteje

te luftes se madhe

per te qene keta qe jemi sot.

shenim. poezia e pambaruar eshte vjedhur nga irina hysi. e jo vetem kjo. nuk e ndyr gojen, ndryresire eshte.

-.-

PYETJE E PERGJIGJET NE SOCIAL


- E panjohur si te quajne? Une thashe emrin tim, Edlira.

- Ku ke lindur, dhe nga vjen? Dhe une pergjigja saktesisht, nga Vlora.

- E ke emrin ndryshe ne fb, pse Edina? Nuk eshte ndryshe, eshte emri perkedheles.

- Je e martuar? Po, lumturisht e martuar.

- A ke femije? Po, dy djem.

- Ku banon tani? Ne Verona.

- Ke motra e vellezer e prinder? Po, te gjithe shendosh e mire dhe jemi nje koloni.

- A do vish kete vere ne Shqiperi? Jo!

- Po fotografite qe ke ne profil jane te tuat? Po.

- Sa vjece je? Dhe une thashe korrektesisht moshen time.

- Punon? Po, babai i femijeve te mi ka ndermarrje ndertimi dhe e ndihmoje me letrat.

- ti genjen, genjen, genjen! shkruan me ne fund!

Dhe une heshtja te vertetat e mija. I lashe njerezit te mendojne cfare te duan, te sajaojne cfare te duan, te lakmojne cfare te duan nga jeta ime! finish!


Statusi privat eshte vjedhur nga f. xhani, dhe a. zadrima.

e para si poezi te sajen, e dyta e ka hedhur ne perkthim szymbroska, njelloj si perkthimi qe i kishte bere nene terezes. nuk ka origjinale te tilla. eshte skicofrenia qe i detyron. nje lezbikeri e papapre ne grate shqiptare. te keqjen e burrave qe marrin vesh, ikin. ndersa pushtet kruhen. ma va. fcp


at gjergj pellumbit


o ti hije e neteve buje,

o ti i vdekur mes te gjalleve

c'ke qe vishesh me kuje

o marri mes te marreve?


para se te thuash fjale qe s'te perkasin veshjes, para se te fyesh kombin tone, beji nje nder vetes meqe ke fuqi te ngrihesh nga varri e te thuash budallalliqe, qe per zot, s'kane te bejne me universin e jetes tende o komik, ti po pate kaq bamiresi per popullin shqiptar ngrehu e nderro varr, se nuk ke paqe. te jane qepur burgaxhinjte e komunizit ty, e do te bejne te gjakosesh mijera here per ta, sepse vete nuk u mban me prapanica e zhulatur nga thupra plumbi e turpi, hejm para se te besh nje cete intelektuale hiq dore nga manipulimi, genjeshtrat e boshesia. Kur vdiqe ti, nuk flitej aspak per Evrope, por burgaxhite te bejne ate qe s'ta pret' mendja. lolo, a lolo, per interesat e tyre vetiake, he de, se keshtu nuk do te reklamonin neper social. ja mora habar qe kledia kaceli ta ka cuar librin ne itali e ta perkthyen. dhe e beri silvio berluskoni. e ka bere se urren kominstet, por nuk di qe jane vjedhje. e, at -o, para se te flasesh nderro varrin, he te keqen, se te kendojne qyqet dhe skifteret, ujqit dhe dheplpat s'te falin, e, kafshet kur behen bisha, hane e pine dhe gjakun e tyre.


o ti hije e neteve buje,

o ti i vdekur mes te marreve

mos u lut tradhetarit ne rremuje

te zesh paqe mes te gjalleve


ti e fishta si don kishote

barceleta e qyfyre

nje fund qe per fund lot

martirin e shqiptareve

.,.


adio


adio femrave pa dinjitet

adio grave ne turme si delet

adio zonjave te bukura pa tru

adio shtetit pa rrenje ne themel

adio, mbetjeve pa mbetje.


adio bionde pa freski

adio esmereve pa shije

adio ulkonjave uleruese

adio psikologeve pa dije

adio firauneve nga jugu ne veri

adio njerez uniseks


adio kryministrit brekshitur

adio politike e poetike satire

adio gomerve pa kapister

adio prostituta me nje pune

tani, ejani, me hani mune!


adio fis e farefis

na, grabisni moter e prind

adio hajvanerve pa bomba

adio poet te lindur hajdut

tani ejani kapeni - jam xhind!


adio gjahtar zemrash e shpirtrash

adio ju skifter qe ferkoni barkun

adio ju bisha qe beni sehir

adio dhe ty ferr gjith inat

tani e tutje do mbeteni erresire

ika, une, dola, me e mire!


adio parukeve te vena

adio dhembeve te rena

adio robave firmate,

siper plehut fryhuni si gjel.


e nese ju ndezet marrezia

dhe deheni nga zilia

nje cengel ne fyt e do njerezia

qe ha te tjere nga xhelozia


nese s'keni gjum t'ju zere

kokes i ngjishni dy frere

si gomerte e nje pellere

truri juaj mend do vere.


nese dashuria ju djeg

me thiken lidhur ne brez

kapeni per gushe nje peme

dhe varuni ne nje dege


nese s'ju del gomari

dhe trupin ju gjakos samari

si buajt ne nje zgjedh tek fukarai

punojeni thelle ugarin


nese nuk doni te bindeni

me grevaten lidhur ne qafe

frike kam se pa varr do mbeteni

e trupi nudo pa carcafe


tani ejani njec me kapni

jam xhndi lindur nga mekati!

na na si vdisni tek kembet e mia

per cik muze ju zuri cmendina


tani ejani njec me kapni

me kapni po jua mbajti

por kam frike se do zvarreni

per xhindendeshken e mekatit


shenim: keto shperthime ditore i ka neps garos; dhe ky kur ve nenen ne nje arene dhe e perdhunon, kur ve ve fisin ne ankand, kur ve shoqet debile te te komentojne, kur ve lind e si ker ve vdes. kur ve qe quhet arqilea garos. perkthen poezite e mia, vjedh muzen time, por ai komentohet nga kur ve. e kur ve kur ve ne shtepi nuk eshte me shtepi por burdello. ajo qe me eshte akoma e pa qarte eshte: ky vidhte direkt poezite e mia dhe ia ngjiste petrit rukes apo pellumb kulla? durim, sa ta gjej.

Verona me 4 mars, 2018. 10:05


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page