top of page

VETEM AJO - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 8 mar 2018
  • Tempo di lettura: 2 min

- NENA -

Nene eshte fjala e pare qe thua kur lind, nene eshte fjala e fundit qe thua kur vdes. Fillimi dhe fundi, fundi dhe fillimi. Fuqia dhe fjala e zotit, fundi dhe fillimi. Ajo qe di te bej gjithcka, fillimi dhe fundi. Nena eshte zemra, shpirti, dhimbja, loti, vete dashuria, e kroi i Edenit. Nena nuk shikohet nga ngritja sociale. Nena mund te jete e varfer, nena mund te jete mbretereshe, dhimbja eshte e njellojte. Nena nje enigme e pazgjidhur, Forca kunder frikes, e vdekjes. Nena, kur eshte e vendosur te behet nene, e ben se e deshiron te behet, e ben edhe kur ka pengesa, lufte, o mjerim. Kur nena shikon rrezik per femijet e saj i fsheh nen lekure. Nje perqafim i nje nene eshte ilac per cdo femije. Cdo nene ka menyren e saj te edukimit. Nena mund te zevendesoj edhe figuren babait kur mungon. E cuditshme. Edhe kur prihet kerthiza, nena dhe femija jane te lidhur. Nena fal, harron, gabimet e femijes. Nena lumturohet per arritjet e femijes. Nena ka zemer te madhe! te madhe!te madhe plot diell! Fillimi dhe fundi, fundi dhe fillimi. Llahtara e embel dhe mrekullia me e madhe qe enderron cdo grua.

Mesimet e nenes vlejne sa njeqind universite. ...Nena ka preference per femijet e saj, jo se eshte e padrejte, por nga natyra mbron me te dobtin.

Te hysh ne shpirtin e nenes duhet vetem dashuria se s'ka nene me zemer gur, duhet te hapesh dhimbjen e saj, pse eshte ngurtesuar gjate viteve.

Nena ka mijera duar e mijera sy se eshte kudo kur e therret, eshte e pranishme ne drite dhe ne erresire... Nuk njoh perendi me te bukur ne toke, se nena... Ajo eshte akademi, me njeqind fakultete, qe te jep mesim e nuk lodhet, eshte nje poezi e pashkruar nga poetet, eshte syri magjik i universit. Endrra e cdo burri.

Nena. Ku e gjen gjithe ate mall?

Nuk ka asnje detyrim te quhesh nene, o ndjen, o se ndjen? Nena kur lind nje femije, e keni pare sa e bukur behet? Edhe pa makiazh eshte yll i ndricojne syte dhe floket, eshte e art.

E kur ka uri femija nuk kursehet e pret venen e gjakut dhe e ushqen eshte shperim.

Kur qan femija rri zgjuar per nete te tera. Nena jep zemren te jetoje femija. Nena mbas dhimbjeve te lindjes fillon e kendon. Nena shpirt qe mbart shume dhimbje. Nena ndertuese e botes. Nuk urren ajo hijet e vjeshtes.

Nena me shume femije harron dhimbjet ndaj behet prape nene se kujton dhimbjen hyjnore te jetes, rikujton dhe lotet.

Kur femija lind, qan! qan! Ndersa nena qesh sikur te mos kete ndodhur asgje.


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page