top of page

mithati ishte nje gjembac me prejardhje yjesh-edlira jorgji doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 16 mar 2018
  • Tempo di lettura: 2 min

mithati ishte nje gjembac, i eger, egoist, me prejardhje yjesh, te gjakut blu, prej zotash, te ujerave te Vjoses, te flladit te juges, te aromes se kamomilit, te kengeve popullore permetare, qiellit te kalter, te cajit te Dhembelit, te sherebelave, te manushaqeve, te luftes per pavaresi dhe emancipim te mendjes, te lidhjes shqiptare ne Prizren. Te trinomit FRASHERI, kjo perandori quhej Avdyl, Naim, Sami, qe krijuan kulture qe dhuruan drite te cmuar atdheut. Por ardhja ne jete e mithatit ishte si nje katarre mbas kaq pune te paster si vete Zoti nuk mund t'u ndodhte nje fatkeqesi kaq e madhe qe ti bente me turp, te qajne, me gjitha ndjenjat e nje njeriu hyjnor, e te lendohen eshtrat e dhembura ne varr sot, nga nipi dhe femija qe krijoi ballin kombetar me shqiptar te dobet, nga nipi dhe femija qe s'kontrolloi suksesin e fisit e te poshteronte djallin brenda tij, nga nipi dhe femija qe doli kodard e dorezoi popullin e tij ne luften e dyte boterore tek fashistet, sa me dokumente shkruar nga dora e tradhtarit, edhe te vulosur me firme personale, duke i ndersur gjermanet te ushtrojne dhune qe te binden, me te mira e me te keqija, qe nuk lejon asnje dritare hapur per te ndryshuar opinion, qe nuk le asnje shenje dyshimi per shpirtin e shitur e te zi, nga nipi dhe femija u erdhi mandata e vjeshtes, kur mposhten gjithe armiqte e kombit, qe sikur te ishin gjalle e imagjinoj fundin qe do kishte bere, me urdher te Abdylit me duart e Naimit do te ishte vdekja qe nderi te vihej ne vend. mithati ishte nje gjembac, i eger, egoist, me prejardhje yjesh, te gjakut blu, prej zotash, qe u mundua te hedh poshte nje mbreteri me endrra thurur me kaq mundim, per hater te bukurise, me liri, me dashuri, por deshtoi si fare qe nuk u mboll kurre, as gezoi diellin e pranveres, as beri sythe, as u plak hijshem. Iku ne boten tjeter si nje skifter me sqep te thyer, me pendet e gjakosur nga vetja, me pishmen qe nuk u be dot "i madh" si shqiponjat, si rrenjet e tij, U kujtua, mbas dekadesh, me nje mirenjohje per meshire, nga njerez te vegjel si ai. Jeton ne kete bote dhe ne tjetren si nje njolle qe nuk do ta laj dot kurre historia.


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page