top of page

Dashurite e shembura -Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 18 mar 2018
  • Tempo di lettura: 2 min

Kam pare shume poet, te kalibrit vjeshtak, ne parkun e gjetheve, poshte yjeve, te lypin nje doze lumturi nga lule me ngjyra shume e pa turp, me llahtare te ringjizin shpirtin e plakur me llahtare te cmpiksin gjakun e pastaj - sikur te humbasin ekuilibrin ne ajer bien si meteor. Me kujtohet qenushja ime "Bulina" mbyllur ne vahtin e dashurise: lehte, e qante, gjithe naten, gervishte me thonj deren nga brenda e te ikte, dashuri te bente, ne tokat e mbjella, prishte llastaret e verdurave, prandaj detyrohej babai qe menjanonte demet e ushqimin e femijeve gjashtedhjete e tre dite qe te bente pese a gjashte kulish. Nje tufe me femije kishte, - te tjera goje te ushqente? Fluturaket e qiellit - helmojne per urrejtje, keshtjella te shembura bejne ne brigjet e detit e ca veze si breshkat ne reren gri zhveshur shpirtin. Me ngrejne gjakun ne revolucion e hakrrohem tek i lexoj poezi me epsh sezonal, hiqen te paster, pa perendi ne gjoks, quajne "zonje"pushtimet e reja, e grate qe s'i lejojne i quajne te perdala, putana... Dhe nga njeri tek tjetri nxjerrin vrer nga gjuha e vrare. Mua me cmend: nje grua e mire ne krahun e poetit qe te bllokon pa arsye ne nje kohe kur duhet te jete mirenjohese, solidale me gjinine e saj. Nje dopjo tradhti! Une nuk kam lindur poete dhe sekretet e henes rastesisht i mesova - ju betohem! Mua me gjeti Athina pas mesnate ne lutje lotet e brishte qe me bekonte me frymen e saj... Armturen e arte mbaj:perendi e lashte. Jetoj si legjende. Qiejt i mbroj - me endrra me magjine e drites se pranveres e mundohem te vesh hijet. Me dhembin keto kenge. Kenge pa melodi e rime. Pavarsisht se qelloj me shigjet ne trojet e gjakosura. Verona me 18 mars, 2018 18:50


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page