top of page

POETET DHE PROSTITUTAT

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 18 mar 2018
  • Tempo di lettura: 2 min

Aggiornamento: 10 set 2021



Kam pare shume poet, te gjykojne prostitutat e dritave te kuqe, te kalldremit me gisht, ne qoshet e qytetit ku dehen burrat e pa lare e pa femra ne shtepi, pa nje busull udhetimi ku i con nata aty flene e pergjerohen - japin gjithcka ne kembim per pak dashuri. Ka nga ata qe dhe kur arrijne orgazmen e duhur peshtyjne mbi te: shqiptar, te huaj, yje te tjere bien nga qielli ne det e mbledhin nektarin, frutin e jetes, kengen qe kaq llahtarojne, nga buzet e puthura qindra e mijera e miliona here si hena e plot qe derdhet si nje vajze e virgjer por serish vihet ne kryqin e mekatareve me perbuzje. Ankohem tek ty im zot:jepi fund. Kusareve te shpirtit - fantazmave te vdekura - luleve me koke te ulur qe ngrohen tek buzet e kuqe qe dalin per hall o per qejf, beji qengj te kopese se lendinave te blerta, te purifikimit, te tokes, sepse i cojne neper hotele me pese yje permes banjove te nxehta bejne seks, shkojne ne restorante, shkruajne miqeve te tyre, sikur te ishin ato fajtore, thurin ndonje varg banal: "ti je putane, mbetesh putane..." Dhe marrin cmime neper sallone ngrene lavdi e sukses. Jam e hutuar: poetet vjedhin lumturine e fustaneve te holla kur duan e si duan, dhe i vrasin mbasi u krye misioni i kamasutres? Por cfare dashuri eshte?! Une e di qe poetet dashurojne - sepse dashurojne! C'kuptim ka dielli te luaj me henen nese e qellon ne zemer e vret pa meshire driten e hijshme!? Poetet blejne ndjenja - prostitutat shesin trupin. Diferenca?! Dollar deshen ato qe shesin nderin me nje pale sandale me taka te trasha, nje minifund trasparent lidhur bukur mbas mishit, te blera nga paga e fundit, dhe dollar deshen ata ne promovimin e librit te ri mes duartrokitjesh pezull ne teater. Figure per figure. Diferenca?! Prostitutat harrojne fytyren e poeteve, fjalet qe ankoheshin per grate e tyre gjate cmendurise se siperme ose pas nje gote me vere shoqeruar me nje cigare. Harrojne e vazhdojne te enderrojne, djem, vajza, pleq, vetem te mbushin portofolin plot, canten me dhurata te blera nga klientet, se ai eshte stacioni ku banojne, ku i ze muzgu e ku i zgjon vesa. Ndersa poetet ikin me dhimbje te thelle ngaqe s'mund te shkojne me, pendohen qe ndryren duart me xixellonjat e nates, ndihen te piste, ndaj dhe i denojne ne poezi, sepse s'gjejne menyre tjeter te ndershkojne veten. Pavarsisht se prostitutat jane gra si nenat si motrat qe shikojne brenda mureve familjare... Qiriri i nates u zbeh - lot i fundit vdiq. Poet me biblioteke - nje pasuri me rrefime sipas interesit e fryhen si gjela fatit te kurores, se u qendrojne besnike... Verona me 18 mars, 2016 11:45


 
 
 

Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page