top of page

OH, SA MALL....Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 3 dic 2015
  • Tempo di lettura: 1 min

OH, SA MALL PËR KËNGËN E LASGUSHIT!-Edlira Jorgji Doko

Oh, sa mall për këngën e Lasgushit, më shumë se çiklamina e marsit, trëndafilat në pranverë, më shumë se hëna e Pushkinit në netët e gushtit, më shumë se muzika e Moxartit në buzëmbremje.

Ndër vargje puhiza e liqenit fryn lehtë-lehtë, oh, një melodi melankonike tepër e gjallë. Kërcen degë më degë e shkon valë mbi valë, herë si plak i moçëm, herë tjetër si njëzet vjecar.

Vetëm për pak më solli freski në shpirt bilbili, dhe sythe ëndrrash shpërthyen nga zalli, ashtu si thëllëza fshehur nëpër gjethe tërfili, ashtu si dëbora që zbret ortek nga mali.

Sa hap e mbyll sytë përse perëndoi dielli? E gjithë gëzimin në sy, pse e rrëmbeu qielli?

Verona më 3 dhjetor, 2015


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page