POEZIA
- edlira jorgji doko
- 5 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min
POEZIA-Edlira Jorgji Doko
E
poesia
është fëmija që lind çdo herë kur piqet muza. Kur shpirti hedh pjalmin brenda në zemër të lënduar, o të lumtur dhimbja bëhet këngë duke thyer heshtjen
nga gëzimi dalin krahë, grisen lumenj, çahen dete,
fundosen oqeane, derdhen lëndina të pashkelura,
rritet pranvera, zvogëlohet vjeshta. Kur del në dritë njihet verbërisht loti, buzëqeshja, fytyra...në errësirë, në pyll, në mal, në fushë, në diell, në hënë, gjithkund... sepse brenda saj është gjaku, emri, ëndrrat, e tërë jeta...
njihet në qindra e mijëra melodi të huaja
D.N.A

Comments