Caste te lumtura-poezi
- edlira jorgji doko
- 19 dic 2015
- Tempo di lettura: 4 min
Cast:
Vjen si flladi i lehte, nje dridherim ne shpirt; Nje dhimbje nga dhimbja jote, po! me ben perendi...!
Cast: E qesh, tek te shikoj te qeshur: zot, diell, det, kopsht me trendafila degez e gjelber, profeti ne dhimbje, kalors mbi furtune, i tere, gjithesia...!
Cast i bukur:
BEKUAR TI, UNE, FRUTI YNE
bekuar qofshin syte e tu te gjelber syte e tu ku zhvishet shpirti im bekuar syte e tu qe kaq shume i dua.
bekuar qofte kurmi yt i arte kurmi yt ku derdhen suhite bekuar kurmi yt qe kaq shume e llahtaroj.
bekuar qofte fjala jote e embel fjala jote ku gjej paqe bekuar fjala jote qe tingellon si nje kambane e gezuar.
bekuar qofte heshtja jote heshtja jote per mijera fjale bekuar heshtja jote qe kendon kaq lehte.
bekuar qofte dashuria jote dashuria ku besoj verberisht bekuar dashuria jote qe zgjat cik me shume se dy dekade.
Bekuar qofsh ti bekuar qofsha une
dhe fruti i dashurise tone
AMIN!
Cast: per dashurine thone te mocmit se vjen njehere si nje pellumb i bardhe qe ulet nder duar si nje lis shumevjecar qe sjell lumi dhe si nje shkrepetim e harbuar
e qielli shndrit nga lumturia ,pa re dhe oqeanet trazohen e behen nje qe tokat te kundermojne me pranvere dhe qe shpirtrat te kryqezohen ne sy
ndryshe e rrefejne perendite e flakes Zeusi dhe Veneria, keta magjistar fshihen ne hiret e zemres, mbushur me fruta e ne fund te shpirtit si margaritar
dhe kurmet me veshje prej mendafshi si nje korije ne kopshtin Hesperides djegin terrin gjer ne pervelim nen driten argjend te henes
(te them te drejten, nuk e di! dashuri bej une, dashuri ben dhe ti.)
***
Cast: Nuk fsheh dridhmen e zemres kur kalon ne brinje, je me i bukur nga dielli, me i besuar nga zoti! Ah, trupi yt , me i gjate nga lisi ne mal, dhe ata dy sy, qe kaq mall lotin.
Nuk mbaj mend, nje dite me te bukur. I dashur, nje dite me te bukur nuk kujtoj! Diten e lindjes, fjalet me ar qendisur, thuam, mundem t'i harroj?
***
C'me shikon keshtu me ta sy qortues, Syte e tu, dy djej gjigand vertet! Ata sy si fllad i fresket,te gjelbert, Qeshin ne heshtje dhe kur hesht!
Une ty, nuk do mundja te te qortoja kurre, Nuk do ngrija kurre ze, i dashur! Me shume, do genjeja, betohem, Bej be,perendite e tu ku jam falur!
Ti je ajri i bollshem. Ne dekada Zgjimi ne agun e pare! Uji qe derdhet ne krua, zjarr i Prometeut, Magjia e Venerise, dite-nate!
Qielli me i sigurt,o Diell ! Me ty, dashuroj,jetoj nga nje jete! Me shume, do genjeja, do genjeja, Te betohem, te them!
***
Cast: Imzot! Kur the: kujdes gjarprin ne peme, mekatare, je brinje nga brinja Adamit dhe Eves, qielli u mbulua me yje, nata me hene, damaret lumenj, kurmi mori flake, dielli u deh...
....nga frika per te qene e lumtur, nxora flatrat, buzet e mia ndalova mbi buzet e tij; Zot, zoti im, nje korrent i akullt dogji palcen syte u verbuan, fjala u ngri!
Dhe une, si Eva, me ate mekat te vjeter te embel te dhimbshem...
Cast i lumtur:
Do llahtaroja trishtimin tim te ishte zjarri i tij
do llahtaroja erresiren time te ishte drita e tij.
do llahtaroja buzeqeshjen time te ishte veshja e tij
do llahtaroja dhimbjen time te ishte dashuria e tij *** kur qielli shndrit ne dimer dua ta perqafoj gjer ne pambarim.
Verona me 22 dhjetor, 2015 16:54
TE GJITHE E DIME UDHEN E KRYQIT
Te gjithe e dime Te gjithe e dime Jemi mekatare dite e nate perpara teje zoti im, e rrefen Bibla, Kurani per brinjen tende qe mbolle ne virgjereshen MARI. Po ne te vdekshmit xhelozuam kaq shume sa e kryqezuam, e nuk patem meshire,as frike per Mbretin i Judenjve. Po natyrisht ti po me pyet eshte e drejte kjo dhimbja jote me torture, kamzhik e gjakderdhje e ne kemi ndjere sado pak turp per ne ne erresiren e diellit?.. E kot qe te flas cdo gje riperseritet nga mot: e torturuam se ishte engjell e kryqezuam se ishte i persosur, o zot, na fal.
Te gjithe e dime
Te gjithe e dime
Jemi mekatare dite e nate
perpara teje zoti im,
o zot, na fal.
VERONA me 24 dhjetor,2015 10:45
Te puth ty, o krijese e shenjte! Bir i agimt Zjarri i jetes Sot, ne diten e lindjes, Para perendive, Ne shenje te dashurise fisnike. Thuaj ne lutje: Bota, me ulet ne pellembe te dores! Dhe yjet do heshtin. cast.VERONA me 25 dhjetor,2015 11:23
Edlira Jorgji Doko
23 dicembre alle ore 9:12 ·
Buzegezimi eshte stoli, bukuri, miresi, ngrohtesi ne fytyren e njeriut.Kush qesh bukur ka nje shpirt fisnik, te ofron vec pranvere.Mos e ndalo kurre ate qe te ben te qeshesh..qesh..mos u lodh..se nuk ndodh cdo dite. ed
Si?! Kush je ti? Vrastar ? Kacak?Shqiptar? Pse sillesh kaq ulet! Pse mbron te keqen! Si mund te shkruash per nenen, atdheun, fisin, gjakun; Tradhetaret humbin gjithcka, s'kane te drejten e fjales!
Nder shekuj kane qene debuar, parajsa u mbylli dyert, nuk kane toke, as qiell, as memedhe, as dite.. Ndergjegja e tyre e kalbur, truri i qelbur arratiset ne terr, pa varre , pa drite..
Si?! Kush je ti? Vrastar ? Kacak?Shqiptar?
Me ndje, miku im, me ndje, Po nuk kam faj,faj mos me ve. Fjalet e tua plot gjalleri e vuajte Tregon mungesen, heshtjen time te gjate.
Me vra, ne bese, me vra. Kjo jam, keshtu jam gatuar kokeshkrete e zemerbute. Klitha me dite, klitha me nete , Po asnje perendi nuk u pergjigj.
Kam vese, e di , kam vyrtyte. Vese, se jam perfekte.Vytyte, se te jap lirine e fjales. Ne shpirtin tim, ka ligje e ka kanune, Qe po hyre, nuk del me .
Kjo jam une, Kjo jam une... Verona me 27 dhjetor, 2015 3:15

Comments