VENDLINDJA-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 26 dic 2015
- Tempo di lettura: 2 min

VENDLINDJA
Keshtu i mbyllur eshte dhe fshati im shtrihet ne koder e derdhet gjer tej ne Shushice qe shikon qiellin qe nuk hesht asnje nate o qe hena te shkelqej mes yjesh per te treguar endrrat e ngjyrosura te tokes Martuar, dhe larg vendlindjes tani, nene me dy djem si diej, e jam larg prinderve! O zot, pse kaq mall ne gji me djeg? Perse vuaj ?E te kthehej dhe njehere femijeria, cfare do ndodhte? Oh! Asgje si me pare nuk do ishte. Asnje shoke e shoqe nuk do gjeja. Dhe une, nuk do mundja te kaloja si nje pupel mbi hapat e pare.
Verona 17 dhjetor, 2015 17:20
Zogeza nga fshati
Njerezit e mi, qielli i bukur Malli me pushtoi per ato sinore. Zogeza ne valle qe vallon kaq embel. Kush eshte? e kujt? nuk e njoh?
Si nje grua e mencur plot naze Kercen mes djemeve shtruar. Si nje shtojzovalle, si gjeraqine Ndrit si hena ne mes yjesh.
Shpejte, shume shpejte dhe zogeza, Do hapi krahet te kendoje e te fluturoje. Mbi kodrat e fshatit Loti i saj i brishte do nuseroje.
Une e di, c'behet ne keto ane Perse na ushqejne me tradita Se kam lindur nga ajo fare Grate jane me te bukura nga Aferdita.
Verona me 28 dhjetor, 2015 16:03
NENA Nena eshte nje grua me shume fakultete nder i gjinise femerore e dashur, armike e urrejtjes! Ajo mbretereshe ne sublim dhe e ne pafundesi, triumfuese mbi brinjen, gojemjalte eshte ajo, vetem, qe sjell paqe, denjesi e kuptim jetes. Ajo zonja e tokes fuqine, zjarrin e beri te barabarte me diellin.
Verona me 28 dhjetor, 2015 20:18
NJE FOLE NE ZEMER
Larguar larg ne qiell te huaj Cfaqen ne enderr cdo nate Te gjitha stolite qe fort i dua E embla nene, i shtrenjti babe.
Kaq kohe kujtoj syte prej drite Me te miret ne bote jane ata Ndaj bera nje fole ne zemer Dimer e vere, ti kem prane.
Verona me 12 nentor, 2015 2:48
Kommentare