E PERSHENDES VITIN E VJETER- Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 31 dic 2015
- Tempo di lettura: 1 min

E PERSHENDES VITIN E VJETER
E pershendes vitin e vjeter 2015, dhe gezimet qe derdhen ne sinoret e mia, dhe dhimbjet e ftohta te dimrit plak dhe te mirat e te ligat qe solli qe tok u rritem neper stine. Po, e përshendes flladin e majit qe fryn pareshtur ne dekada dashuri te fisme neper mot.
Pershendes prinderit, driten e syve. Pershendes dy yjet, qe linda nga tokat e mia dhe endrrat e tyre te brishta. Pershendes fisin, llastaret e rinj jeteplot qe rriten kaq embel ne boten moderne kesaj kohe te pasigurt. Gezuar, gezuar, gezuar, me shpirtin e bardhe, flas me dore ne zemer, dhe duart, mbushur luleshume. Do llahtaroja qe buzegezimi juaj te shtohej. Gezuar, pershendes, gezuar, dhe trendafilat e kopshtit tim dhe diellin capken te dhjetorit dhe henen lozonjare qe sapo doli, ketu, keshtu, i pershendes me miresi, une kete fundvit. Verona me 31 dhjetor, 2015 2:52
Commentaires