NE ATDHEUN TIM, NE ATDHEUN TEND
- edlira jorgji doko
- 31 dic 2015
- Tempo di lettura: 34 min
Aggiornamento: 13 set 2021
NE ATDHEUN TIM, NE ATDHEUN TEND
Ne atdheun tim, ne atdheun tend, ndodhin mrekullira, behen poshtersira. Mrekullira se ka diell te mire, poshtersira se adhurohet vjeshta.
Koha e maskarenjeve, e padijes. Koha e pushtetarve, e mekatit. Mjere, nese s' shkon pas fijes, Medet, nese u prek cikez fatin. Ne atdheun tim, ne atdheun tend, Lindin shqiponja, lindin skifter. Shqiponja se fluturojne te fisme, Skifter se llahtarojne vec terr...
Dante, o miku im, Dante! Me thuaj: perse faren e keqe e vervisje ne ferr?
Verona me 23 dhjetor, 2015 9:24
RINGJALLJA E DILEMES - TRADHETIA S’KA VDEKUR - Mjere per boten e re, qe erdhi, mjere Se s’dihet c’fare eshte, as ku po shkon. Se vajtimi i Ajkunes mbiu ne dere Migjenin e zgjuan, Naimi na lot Dhe guret e varreve, i prene me dysh, Me hekura te vdekurish e bejne shtepine Fushat u thane, buza per nje pike uje Malet u perkulen luten ne gjunje. Nga c’tregon historia, forca e djalerise Ku lufta fitohej me gjak e me trimeri Tani ndizet harbuti, shkrepsja e pabarazise, Klith nje ograzem , oh! mbi kartoline. Shpresa vdiq! e futen te gjalle nen dhè. Ma vrane nenen e baben ma prene, Fisin ma bene fije – fije, oh, pa memedhe, Zoti eshte zemeruar, qielli u be vrer. O si gerthasin ca gazetar breg-grisur, Paradoksi? na quajne “zogj pa atdhe” dhe “sorra”! C’tu thuash legenave, rrugaceve te bitisur Ti cosh ne gjyq? s’kane burreri, as morra! Te pacipet, Gjergj Kastriotin ma veshin si sulltan, Dikush i hedh mjalt, dikush e lyen me balte, Te tjere me shpaten e tij u bene zengjin e rehat per nipin e tij “hero”yjet te vyshkim prape? C’u bere Fan Nol, Faik Konica me Ndre Mjeden. Kush nate ju mori , cila dite ju piu Ngrehuni nga gjumi, se ju kerkojne te shkreten, Populli ju llahtaron, mes jugut dhe veriut. Me zorren e zbrazur, te varferit? trotuarit gjesdisin! Nje dore zgjatur ne ajer, per lemoshe katandisur. Pushteti me kamzhik, u merr taksen nen hijen e lisit Kush s’punon fare, kembe mbi kembe i kaperdisur. Vene e me shkundin kurmin si putanat Amerikes Qe kur vret femijet neper bote tmerrohesh prej frikes Nje kembane e ftohte bie, ne kupel te kishes, Xhamia vuri perce m’u ne syte e cikes. Kur shkruanin legjendat, oh per ndershmeri Kerciste dyfeku, kuvendi plot gjalleri. Tani dolen ca lepuj, lepuj, e faqe zinj! Qe jane me tradhtar, se popujt fqinj. Jane zbutur ererat e pushoi shiu, Dhe, nisen shtrengatat, stuhia na perpiu, Na braktisi dielli i vjeter, erdhi ky i riu Zvarritemi si gjarpri e nuhasim si miu. Iku koha e gjakut e do harrojme nenen, Iku koha e forces e do vrasim henen... Asnje perendi, s’na do me si me pare C’ta duam jeten me dobicat ne shale? Me vjen nje inat? inat i fshehur qelibar, Te gjej, fajtoret.. kryqin mbi kale Vrastaret e dhimbjes me dyzet kusar, Dhe ne mishin e ftohte, te percjell pakez flake. Po ulerijne ujqerit, i degjoni? Vrapojne perposhte ne lugine Ku shkallmojne e bejne shkreti vathin, Dhe bariu neser fillikat pa bagetine. Toka e dragonjve u degjenerua Levdojne e lusin perendi te huaj. Eh,...c'eshte nje turk, serb, grek, gjerman o italian Beteja eshte shqiptar me shqiptar. C’desha, qe u bera poete une Syte me derdhin, trishtim si lume! Buza mbulohet me gjak e me shkume Koka me eshte bere det dhe bryme. Zemra me ngrin, lakuriq ne acar Shpirti iken me braktis nen dallge. Ku ti coj vargjet, veshur me ar, C’ti bej flatrat me identitet revolucinar? Dimri qe iku, na la me cen! Ne balle gjysem shekull qe vuajme! Dimri i sivjetem, na beri skllever e rebel Po kaq, gjak te virgjer bluajme. Te vrasim hijet e vjetra, komunistet E betuar me grusht perpjete, o Gjethet e vjeshtes me dy gjishtat vulgar Kjo po, o Shekspir, qe eshte dileme! -.- nga shqiptaria s'mbeti asgje, atdheun e plackiten husaret, flamuri i kuq i Gjergjit u zbeh, dhe rindindasit iken nga varret. mbi qiell klithin hijet e mjera vajtojne lisat arberor si femije, tek lotet i perpin dimri e era lumenjte vershojne ne zi. ka humbur shqiptaria ne shqiptaret na mashtruan mitingjet, mburrjet, e levrijne krimbat, gajasen suzaret, krismat s'dalin me nga koburret! popujt e tokes, dremisin qete zhurma e frika nuk i zgjon perkunden ne zymti e ne dert kembanat e vdekjes, s'pushojne ne trungun miliona vjecar, pleksen gjethet pa klorifil, plasarit dheu si foshnje gjynaqar e njeriut si shijon guximi. turma tradhetaresh ne krye kepusin trendafila e koka lulesh skllaveri me grade e shkreti pyesh kasolle e zjarr varur ne kryqe ndodh kjo epope shkurresh drizash ne shqote e suferine mbi kocka mbreteron merzi resh, koraca buje e pa shkelqim sa keq bene dehja e acarit gjarpri fle ngrohte ne gji shkrepetima ne qiellin e nxire pjell vec lot e pikellim askush s'lufton per njerine askush nuk flet per drejtesi dhe ata qe marrin pak mundim s'bejne as si babashe ne drith eshte koha ku piqen spiunet tmerr kur bashkohen ne turm eshte koha ku piqen kurvat amin, kur dalin cicat dhe guvat ka rene kudo nje heshtje e mekur qe vdes te gjalle e ngjall te vdekur dhe nuk vret vdekja kaq sa indiferenca adrenalina kap majat nga violencat idiference per femijet ne Irak e Palestine gazetar shkrimtar e fotograf ne gare kush te shes me shtrenjt ajken e lajmit mbi te pafajshem haleluja pazari tani bota u be nje, por s'ka dhimbje sa lart me teknologjine, por s'ka dashuri na ndan nga nje meter e ne rrjesht si delet gojat neper kazane, qajne e kane uri. si do veje? mos me pyesni mua ku po shkojme? nuk di te them
TRADHETINE E FLASIN SHQIP Atdhe, nga zanafilla e gjer me sot S'tu zhduk nder shekuj armiku yt! Medet! nje fytyre e eger ngado! Te vdekur e ne varr enderrojne ty! C's'bejne lanetet gjak-zeher Per nje kolltuk shesin nder E nje lehje bejne perhere! Medet! per popullin e mjere! Tradhetari del ne parlament E c'te beri e ka harruar, Nje hajdut e zemerkeq, Do te behet prijesi juaj. Pemen e arberit po e thajne Dhe ndreshkojne zogj ne pyll, Packa se ne bote u ben gaz Perserisin: dobici eshte yll! Si humbi shqiptaria madheri Mos me pyet mua te gjoren, Gjendem emigrante ne Itali Edhe toka ime me mohohet! Qumshti i nenes i helmofte Kushdo qe te pret' ne bese! Edhe buka i verbofte, Diell mos pafshin ne mengjes! Drita u duket erresire, Erresira u duket drite, Harruan nene e babe! Tradhtine e flasin shqip! Ne kete menxyre te gjalle C'e bejne jeten nje rulete? Ne kete dore me halle Perse rrojne per ibret? Kurthe s'te lane pa bere Njeri mbret e tjetri bej, Kur te vij Zoti ligj te vere, Kembe cyryku te mos lej... - fragment -.- E vrane driten, lirine e varen ne litar Krishtin e rikryqzuan, ca brekegrisur ca sharlatan! Ne tregun e zi, ne shitje, pa dinjitet e nder bijet e djallit, kamzhikun mbi defeter C'ta doni jeten, per turp e lemeri? Nga fundi botes tronditet toka nga termeti, femija trembet ne cep te barkut o ju xhelat, ju thartuesit e gjakut! Do vjere dhe ora dhe dita juaj qe vdekja me eshtra e kafka te luaj! E atehere, as varr s'do gjeni, as plejade pervec akullit mbi kufoma . -.- PA DYSHIM Ai popull qe hesht te djeshmen, qe vjedh te sotmen, qe mastron te nesermen, qe mbron vrasjen ne mesdite dhe klithmat ne erresire, ai popull eshte destinuar te vuaj cdo dite, te vdes pak nga pak, te behet rob i vetes dhe skllav i armikut, te mohoj prejaardhjen e tij, te dyshoj tek historia e tij te ve zjarr ne varret e heronjve, qe dhane jeten e tyre, gjakun e tyre, endrat e tyre per te jetuar me liri te plot, ai popull tutkun nuk meriton te drejten e fjales, as te kerkoj llogari pse e shtypin, ai popull i pa pjekur, nuk meriton respekt. - fragment
JU ZOTERINJ PUSHTETAR Ne emer te perendise se tokes dhe te natyres Ne emer te luftrave qe u bene e behen gabimisht ne bote Ne emer te evolucionit ne emer te dijes Ne emer te drejtesise qe shtremberohet Ne emer te mjerimit qe injorohet Ne emer te kufomave te heshtur Ne emer te zogjve krahe – thyer e gjymtyre – prere Ne emer te grave te dhunuar pa meshire Ne emer te femijeve qe punojne ne miniere Ne emer te nenave qe qajne yjet pa nje varr Ju! ju pushtetar, jeni fajtor, ndaj skllaverimit, e nje dite do te pergjigjeni me jeten tuaj. E per ju nuk do te kete leje as per fjalen e fundit qe te shprehni nje deshire sepse ua hoqet lirine te tjereve sepse ua prete endrrat medysh. Ju! Ju pushtetar, bijte e djallit, do t’ju shfaqen ne gjume ulerimat e pafajshme do t’ju thahet buza per nje pike uje do t’ju perbuzin sic perbuzet edhe kur te mendoni se shpetuar nga tortura. Ju zoterinj pushtetar, jeni fajtor per te gjithe diejt ne kyq dhe henat ne udhekryq dhe shkrirjen e akullit ne planetin e ngrire dhe per dhimbjen e pemeve ne flake dhe per lavdine e imoraleve. Do doni te shpetoni ketij gjyqi te arratiseni por asnje engjell nuk merr garant spiune e tradhetar. Do gjeni nje mije genjeshtra per te shpetuar koken tuaj. Do kerkoni nje mije prokurore ti korruptoni me gjakun e popullit tuaj dhe do premtoni sa pasuri keni vjedhur e keni shitur, do dridheni si qeni si miu ne shi, do sillni nder mendje doza droge ne pulsin e nje vajze te re nje djaloshi te ri dhe te gjitha dhimbjet do kaloni ne trup para se te jepet gjykimi perfundimtar do gerthisni falje ne emer te Zotit qe te mos shkoni ne ferr ne ate ferr ku nuk fle kurre e shpirti digjet nga flaket por ah me, zoterinj pushtetar asnje s’do t’ju ndihmoje. -fragment Ju demokratet e leshit! ju psikopatet e shekullit! ju gure varret e shekullit! ju prostitutet e shpirtit! ju parazitet e kombit! ju shpifarake e globit! ju analfabetet e qenit! ju kulishet e fisem! ju pabuks te mapos letrar! ju pabuks te nacionalit! ju pabuks te ades ju pabuks te toenes! ju injorant te ills! ju ! ju! ju! ju vrafte drita e perendive! ju denofte dielli qe lart! ju qe s'pushini te hani njerez! me mire vdekur me nder, se veshur me turp e gjalle! ju qe mbushni fleta gazetash ju qe mbushi fleta revistash ajo para e krimbur pa djerse ju dalte shkume nga hunda! se nuk eshte vetem genjeshtra se nuk eshte vetem vjedhja ju po semurni popullin te gjithe ju fishkaraket te mjere per miq! i moret nje grusht te madh me njerez e me intelektual dhe po mjeran mbetet prap sepse ne zemer s'keni gjak! ju ju ju mbeturinat e rrugeve ju ju ziliqaret dimerak e veshtarak nuk me thoni cfare throni fitoni kur vdisni dite per dite nga pak? mjaft u bete rezila, o rezile mjaft u bete gazi i botes o gaz i botes vareni ne qafe nje zile me zinxhire e shkroni tradhetar - ne lule te kokes! per ju shqiptar te mire me virtyt e me cipe u a thashe njereher dhe sdo lodhem ta perseris kurseni ato para per vete beni dhurata niperve mos blini libra vjedhje s' kane dije dhe as vlere ! jepuni nje grusht ne fytyre ne ate fytyre te pa fytyre e nese s'dryshojne ngjyre s'ka burreri ai burre! -.- Atdhe i dashur sa babai memedhe e shenjte sa nena nga vite me dogje nga malli me dobesove nga zemra ti me dhemb ne cdo plage ti ma nxin kete pak gjak ti me bere perri e flake ti me fut shtat pashe ne varr kur isha e vogel, te shava kur u rrita s'di pse qava duhun qe dot se mbajta ne vjose me keste e lava e vogel qaja nen jorgan pa fuqi si kalamajte tani qe shkruaj vuaj prap ste mbarojne kurre djajt si shume lemsh je bere o atdhe si shume tradhetar ke mbledh politikanet turinj si derre per te vuajtur paske lere me merr malli per qiellin tend te hip mbi kal e ne parmend ne kenge ta gjemoj zene ne livadh te coj freret po ti nuk me do, nuk me do ke obortar e kulisha plot cte me besh mua domosdo nje do mbetem ne kete bote kur te nxjerrin syte binaja jote kur te shkulesh zemren nga dhimja bej nje ze qe te perlotem une s'i harroj rrenjet e mia zoti me denofte ne e bej na, hi, u shuafsha si poet babane e nene ne posht i hedh harram e paca buke e gji Kam dashur mjera here te thyr mure te larta ne ere jam kthyer miliona hera me shpirtin sa oqeani thelle aty qortoj aty bertas aty lotoj aty marr shkas si capkene e me qetesi aty gjej paqe perseri -.- Brinje e Zotit, mos renko, C'iku s'kthehet nga kjo bote! Mjaft durove kamzhiket mbi koke! Beja fora! Shko lufto! Burrat hyj e grate leonesha, Yjet qe s'tremben nga vdekja! Haro fe, harro flamur, Zemren ne gjoks mos e bej gur! Thyej kreshtat e kapitalizmit, sternipit fedel te fashizmit, nipit ortak te komunizmit, birit manjak te socializmit! Ligjeron pa frike nga paradhesit, fara e keqe e djallit! Gjuhe e fis leri menjane, Dhe godit pushtet, e mjeran. Gdhiji netet me mjegull! Turpin tradhetarit shkruaje ne vetull! Femije e pleq mos lere te qajne, Dhimbja e tyre permbyt dynjane! Plumb me plumb, flake me flake, Jeten e munguar, merre mbrapsht! Dyfeku do dyfek te trembet, Njeriu do njeri te gjendet! Ja zvarritja, ja ngjitja, Brinje e Zotit, jotja zgjidhja! -.- PERKUJTORE Kam jetuar ne dy kohe nje e djallit nje e Zotit kembet e zbathura ishin me vrima shiu dhe barkun e genjeja me qulle misri Nje popull ishim si per cudi disa te nenes disa te njerkes fshati prodhonte kuintalet me grure e qyteti kepuste copen e simites nje komb nje gjuhe flitshim besonim perrallat nga e kaluara se pertej kufirit ishte buje pa drite pa buke e uje por bota ishte 100 vjet para e ne si ne spac rethuar sa larg ngjante dielli sa lart dukej dritarja. Dhe kur ra sipari u deng njerezia si ujvari mbi anije per nje shprese ngjeshur e shtypur si sardelet mengjes qe s'kishte mengjes e netet qe flinin fare. djalli dhe zoti ne duel ferri digjej thelle ne det perseri, fryn ere e bie shi sjell nje lajm nga kurbeti mbi dallge dermit nje femi pa varr mbeti amaneti dy duar pezull ne ajer mushkrite mbushur me kripe zeri i vogel vazhdon te qaje s'pushin te kerkoje - ndihme. ah sa vret liria me dy sekse dhimbja pa asnje fre kush e di pse na ndodhi neve vdekja pa asnje lufte te re djalli e mundi Zotin per nje shekull keq ne burg, keq ne demokraci kallazhet u heshten mbi nje kulle shkronjat e alfabetit ne mes zjarrit kam jetuar dy kohe dy kohe ne verberi njera me ben nje pike lot tjetra me mbyll ne cmenduri Edhe pak... Edhe pak do, dhe demokracia do bej fora. Nga nje cep i botes ne tjetren do shuaj buzeqeshjet e njerezimit. Edhe pak do, dhe demokracia do t'i coje njerezit ne ankand. Skllever. -Ne nje podium me polica te bollshem, blinduar, e ku degjohet cekici i shitjes : kjo vajze eshte lule e re. dhembet i ka te tera. Eshte e virgjer. mos mungo. -Sa mbaron, gerthet nje tjeter. ja, ja, Ky djaloshi eshte nje traktor pune. Shikoni muskujt e tij prej blonzi. Urdheroni. Blijeni. Cmimi eshte i sakt . -Une, bertetet nje pronari nga pertej oqeanit , kam nje nene me femije te vogel. Dy kokat i shes per nje. Perfitoni nga rasti. Mos pritni ta marri te tjertet. Per pak vite foshnja eshte krahe pune. - hajde, skllever, blini skllever. pa goje, pa sy, pa vesh. ata nuk flasin kurre nese rrota nuk u ze bishin, nuk shikojne kurre nese nuk u dhemb mishi, nuk degjojne kurre nese nuk u priten veshet. - Urdheroni, falas, skllever, urdheroni. - ne fund te turmes ne radhe pleqte. nuk i do askush. Nuk duhen per asgje. Vlera e tyre eshte nje plumb ne tru, shiringe me helm, ose ne baraka me gaz te mbytur. tmerri qe njerezimi vuan ne cdo njeqind vjet. perseritet e perseritet mishngrenia. vrasja e dinjitet. Edhe pak, dhe demokracia po u merr pronat dal e ngadale njerezimit. Hotele, restoreante, dyqane e fabrika. Edhe pak do..edhe pak. Kaq pak, saqe njerezit nuk do jene ne gjendje te reagojne. Dhe nuk behet fjale per maskarenj, tinzar o vakabond. Ah, jo, jo. Iku koha e tyre. Tani qesh gjarpri sy kuq. Tani 30 bankieret e botes te hedhin litaret ne fyt qe te marrin lotet e lumturine e fundit me nje puthje kafshim ne damaret e qafes. Tani te hedhin prangat ne gjymtyre e te bejne sehir si bie ne gremine per te poseduar leket e fundit te varrimit ne arkivolin e blere vite me pare. Kohe te veshtira qorre. Kohe me mjegull buje. Kohe per djajt e vertete. Pak a shume si filmi " avokati i djallit". luksi pa moral. goda kristali me buze kuqe te zi. maska te frikshme te padukshme parakalojne ne planetin e hijeve. edhe pak, dhe njeriu do jete nje kujtim. Nje kujtim qe do kujtojme. te kujtohet si ishim? sa te shpifur? Sa te pafaj? edhe pak, dhe demokratet e semure nga luksurja do ti rrembej ferri. vendlindja e tyre i pret me ankth tragjedik. edhe pak, edhe pak, durim, dhe vuajtjet e njeriut do marrin fund. spiuna ne cepet e rruges ndjekin lyprastet per buken e gojes, sakatet e reme me paterica te vjedhura, ose dhe nje plak pa shpi prane bidonit te plehrave, ose nje lot femije ngrire ne ajer, ose nje klithme gruaje ne duart e gjakosura nga burri qe mendonte se e dashuronte. kohe te vetira qorre. kohe me mjegull buje. Nuk dihet nga lind djelli, nuk dihet nga perendon hena. yjet nuk dalin me ne kalldremet e lirise. frika e tyre mbjell meteore renimi e zhgenjimi. bie shi saharaje. uji u ngjyros si Nili ne Egjipt. xhamat e shpirti veshur si drenuasha e gjakosur ne mes ujqeve. Nuk ka me asnje gram dashuri. Meshire. Shprese. Nuk ka me asnje gram lumturi. Tani iken nje shpirtshitur, vjen nje shpirtblere. Sa me shume je i lig, kaq me teper karriga te zbukurohet. Edhe pak, dhe plitika do dorezojne lekuren e saj. Nuk ka me pushtet te qeveris. Varet nga bosat e parave. Para me koka njerezish. Edhe pak do, dhe demokracia tregoi fytyren e saj vjeshtake. EDhe pak, dhe njeriu do te jete nje kujtese si ne perralle. Edhe pak, edhe pak...durim, edhe pak...dhe Odiseja i Omerit do shfaqet me magjistaren circe ne ishillin e tokes, e atehere, furia e Zeusit do te jete fjala e fundit. Stuhia e fundit. Dhe atehere perandoret e finances nuk do gjejne nje planet ti strehoj. as ne mars as ne hene. Edhe pak dhe tahmaqaret e medhenj do behen derra, luan, e qen sipas peshores se drejtesise. Do ta pijne helmin ne nje gllenjke vdekjeje. Edhe pak, edhe pak dhe demokracia e rreme do jap shpirtin e fundit, dhe te rikthehet eopka klasike ; nga hiri te dalin njerez te rinj, pyje te reja, zogj te rinj, pa epode. fragment -.- Dhe nese nuk rebelohesh asnjehere me kundershtaret e tu, me miqte e tu, me Zotin tend, ose dhe me veten tende, nuk je i lire, mos e pretendo kurre se je i lire je skllav i mendjes se vogel e pregjykimit pa pjekur, je i mitur ne shprehje e nuk orientohesh dot, nuk ke mesuar te dashurosh, nuk ke mesuar te ecesh. Te besh friken te fluturoj; nuk ke mesuar si perballohet jeta e mira e keqja nuk ke pushtet te jesh padron i shpirtit tend te mungon liria... dhe per nje njeri ne boten moderne kapitaliste eshte fatkeqesia me e cmendur. -.- Liria.. eshte nje puleder e eger, qe harbohet ne livadhin e gjelbert natyral, pa kapister ne qafe, pa shale ne trup, hingellime e peshe ne ajer me dy gjymtyret e para kap qiellin.. mos u mundo.. mos u lodh.. nuk kapet.. nuk burgoset nuk shitet nuk blihet; S'ka njeri, e as zot, ta ndale... -.- Lereni njeriun te lire...te lire si era, nga nje dege ne tjetren, pa fre si kali, nga nje livadh e tjetrin, dhe do shikoni me syte tuaj sesi nuk eshte ne gjendje te vetqeverise kufinjte e saj. Do terbohet gjer ne ate pike, sa te kepus kreshtat e maleve, te thaj cdo pus me flori te zi, te ankohet e te deshperohet pa asnje arsye. I ka te gjitha, e megjithate eshte i pa lumtur. Lereni njeriun te lire, e do shikoni fundin e tij. Aty ku ka liri, gabohet me pak. Por njeriu drogohet nga liria e tepert. Nuk e duron dot bukurine e saj. Nuk e kap dot ne hapsire, prandaj dhe bie pre e vetshkaterrimit. Ne fakt liria, eshte rebelim rregullash. NJeriu lirine e ka patur qe ne zanafille. Qe ne zanafille. Kureshtja, tentacioni, dhe ndalesa, krijon panik tek tek njeriu. Nje panik qe hap luftra te reja, horizonte te reja. Dhe ky zbulim per njeriun eshte me e fuqishem nga ligjet e Zotit. -.- Burgose njeriun... burgose me pranga ne duar e kembe, ne flatra e ne mendje e ne gjuhe, burgose qe te ndjej dhimbje, kaq dhimbje e nostalgji, saqe do enderroj per nje fije drite, do arratiset nga vetja te rigjej veten, do ngrihet me te tjeret dhe do luftoj per liri. Do bej te pamunduren te mundur, do behet hero per te tjeret, dhe le t'i kushtoj jeta, dhe le te vdese, dhe le te ngroposet i gjalle; ai prap do kete fuqi nga varri te ringjallet, te bej token te lulezoje e gjelberoje, qiellin mbushur me yje e zogj, pyllin me kaskate e ujvare ku cahen nga zerat e fuqishme te femijeve ne rrethaket e dallgeve te zhytjes. Burgose njeriun...dhe ai do kete dashuri per veten, do ta bej dheun e shkrete lulishte, lumin hidrocentral, kodrinat dhe fushat nje parajse. 2013 KU ISHIT ZOTERI KUR DIGJEJ ATDHEU..?! Nuk dua te jem brutale e konfliktuale me patriotet e mij, Qe dua dhe respektoj, ashtu sic e shkruan kanuni njerezor, Por diskutimet e hapura bejne mire nga ana shendetesore Duke mbajtur vlerat origjinale te kombit, por pa qene ofensiv e genjeshtar. Ne nuk mund te lejojme faje dhe gabime te reja (jane bere mjaft gjate nje cerek shekull) Gjersa humbi besimi qe ishte hyjnor e i paprekshem tek ne. Dhe pyes juve zoteri qe jeni me i madh nga une, juve qe dini me shume nga une, me thoni: Ku ishit ju, kur 25-vjet kur tokat e Arbrit u mbollen me droge? Ku ishit ju, kur u hapen depot e armeve e populli vraponte te mbushte makinat, kuajt, ne nje kohe qe vete qeveria fshihte gjurmet e shitejeve ne mase? Ku ishit ju, kur u vrane nje nga nje shoket me te ngushte te PD-se, luftetaret e vertete te demokracise studentet? Ku ishit ju, kur u vodhen te gjitha kursimet e popullit? Ku ishit ju, kur rinia jone u katandis injorante dhe vrastare? Ku ishit ju, kur njerez te deshperuar vriteshin e mbyteshin neper kufijte e botes? Pse familja u degjenerua? Vertete, ku ishit!? Doni nje kolltuk?! Urdheroni! Por mos pretendoni asgje tjeter! Per tre vjet qe kryeministri yne eshte ne fuqi, opozita vazhdon te bej prapesira e lojera shpifarake, thuaj se eshte bixhos trualli dhe flamuri... Sigurisht, ka pase kohe te bollshme, paraja para, mafia mafie. E eshte veshtire te kalohet deti i eger pa nje anije te forte, E te kercasin dhembet mbi ujerat e ftohta ku trombat te cajne cipen e ajrit Si nje trumf mbi stuhine e vjeter, si Kolombi e Vespuci ne kerkim te endrres, matane lumturise. Por duhet nje revolte, ne mos nje revolucion te prish rrjeten e merimang-helmueses, Qe eshte zgjeruar sa gjate dhe gjere, sa larte dhe poshte. Nje kulle pa ndjenja e dhimbje njerezore. Tempull i frikshem. Por ju, e keni mendjen tek kolltuku e kur shikoni ndonje lypsar ne rruge nxitoni hapat. Jeni i padrejte. Nuk ia doni te miren atdheut , nuk u dhimbset populli. Nje kolltuk zoteri, nje kolltuk, deshire e llahtari per pushtet. Lermeni ta perseris "jeni me i madh nga une, ju dini me shume nga une," Lermeni t'ju them se kokemushka ime nuk degjon. Eshte e prapte. Vazhdon te kembengul. Nuk i dalin llogarite mire. Sido qe ta shumezoj, sido ta pjestoj, ta zbres e mbledh, prap dalin gabim ngjarjet, historite. Lermeni ta perseris(nuk me ngelet hatri) "jeni me i madh nga une, dini me shume nga une." dhe jeni po prap ju qe JU
MA BENI ME FAJ ATDHEUN...
Ju ma beni te vuaj atdheun, cdo fund dimri,
ju gangsteret e rrugeve, pijanecet e barit "blu", cifutet e portofoleve!
ju sharlatanet e djeshem, te sotem, prap ju,
Humbesit e pushtetit te vjeter ish komunistet!
Nuk ngopeni, qelloni dhe ate pak te mire, te mbetur,
si rete jeni shumefishuan, si vetetimat, dhe bubullimat!
O 30 vjet, ishin shekuj, shekuj pafund,
tek yjet ne nje pike lot verbuar ne hene, qajne, pafaj!
Ju tahmaqare skandalist, e lozet memedheun, ne kumar e bixhoz,
me droge, me prostitucion e arme. Betuar mbi eshtrat e te parit!
Ky shkak me cmend! Me cmend, me kthen humorin, Jap pergjigje - eres o tufanit -
keshtu per qefin tim! per vuajtjet e nenes time, per hater te babait!
Ju nder-shitur-mjerane, Amerika eshte zbrazur;
si grate e semaforit, ne kryq, qe kerkojne liri e ne mish euro e dollar;
Vjedhin, shajne, presin, vrasin, gjithe bankat,
por tradhetojne lehte Krishtin me klientin e pare!
Vjeshte me hile! Zilia u bashkoi! Fshiheni nga vetja! mos t'ju gjej vetja,
ju perbuzni boten, mos t'ju perqesh historia!
Dhe fajtor me te drejt! Gjakun e popullit beret gosti
gjithe endrrat dhe kenget dhe pafajsine e vdiqet
Dhe pa pyetur, pa gjyq, pa perendi:
Pse qesh ti, ti ti, zoteria nga fundi i tribunes? thashe ndonjegje qe s'shkon?
Hesht! behu shqiptar, vraje veten, mos jeto kusar
per turp te dheut qe te rriti, tokes mos rendo!
se vertete e djeshmja na genjeu
Atdheu u plak, dielli ne kryq,
Popullin epopea e lotit e rrembeu
Vec Zotit s'na ndihmon askush.
Kur ishte moti i Gjergjit, Arberia
Jeta, bota mbare ish' e jona...
Ismail Qemali erdhi - si legjenda
Dhe kuq e zi u vesh Nene Vlora.
Na genjyen barbaret, neve qe i deshem,
E s'ka dhimbje me te eger, - e them me bindje.
E rropaten zonjen e lashte te Ballkanit,
Per pak pushtet ne dite zije.
- Ku eshte biri i Pellazgeve te famshem!!
Ku eshte mbesa e Ilireve te prijshem!!
Kur te permbys kupa e fundit e henes
Me kot ulerijne mbi varre te bujshem.
Ka dy lloj njerezish e shqiptaresh:
ata qe linden njerez e shqiptar
dhe ata qe shtirren se linden te tille;
te paret jane krenar,
te dyte dhe te fundit kane turp per gjakun e tyre.
E nese NJE popull gabon njehere
eshte normale dhe e falshme;
nese kembngul ne te njejtin faj
e voton kusaret tradhetaret dhe te korruptuarrit,
atehere, nuk eshte nje popull intelektual,
por krudel dhe bashkpunues i se keqjes, vetvrases,
dhe falja behet e pamundur!
fajet dhe tradhtaret
nuk falen!
atdhe i dashur sa babai
memedhe e embel sa nena
tradhetaret ti solla nje pjate argjedi
cfare thisi deshiron me prej meje!
kalvario, kalvario, kalvario
30 vjet,
Ne peligrinazh per buken e gojes,
30 vjet te braktisem moj Arberi,
30 vjet u beme sherbetoret e botes,
30 vjet nga vjeshta ne qiej te rinj.
30 vjet endrrat dhe shpresat na i vrane,
30 vjet populli u roberua, heshti, vdiq,
30 vjet toka e thare per uje e per grane,
30 vjet vella, moter, babe e nene, u bene armiq.
30 vjet u deshen te shuhet kombi,
30 vjet u dha liri e shfrenuar tradhetarve,
30 vjet ne det si Vespuci si Kolombi,
30 vjet peng ne anijen e pirateve.
30 vjet flamurin e pushtuan, tapi,
30 vjet parlamenti na genjen,
30 vjet me gjakun tone ha e pi,
30 vjet e verteta humbi vlere.
30 vjet humbi galaktika nga radari,
30 vjet grisin e qepin traditat e vjetra,
30 vjet turp nga i vogli tek i madhi,
30 vjet te kryqezuar, mohuar nga jeta
Pleqte! Gjuha e shenjte e popullit!
Cdo fjale pesim e mesim!
Kur e benin nje muhabet,
engjell behej dhe nje dreq.
Thonin e perserisnin gjithmone,
gjaku kurre nuk behet uje,
e nese dobici vitin e pare s'lind,
mbas shtat brezash i nxjerr briret!
fragment
-.-
Edlira Jorgji Doko
25 Novembre 2019 ·
Contenuto condiviso con: Solo io
SHEN ATDHE
- ne kete pervjetor
Eshte koha e tradhetarve,
Eshte toka e prostitutave
Eshte fjala e gigolove
Dhe qenesia e batuteve.
Eshte bota e budallenjve
Eshte ngritja e injoranteve
Eshte dehja e urrejtjes
Dhe vrasja e te mireve
Eshte qielli i te marreve
Eshte deti i pirateve
Eshte kenga e hajdutve
Dhe loti i dhembur i nenave
Eshte dora e zgjatur
Eshte mendja ne delir
Eshte ujku i zbutur
Dhe delja si egersire
Eshte flamuri i permjere
Eshte atdheu i vdekur
Eshte gjykata e mjere
Dhe betimi i tretur
Eshte koha e tradhetarve
Eshte koha e prostitutave
Ne kete pervjetor te shenjt
Shen atdhe nuk te shkruaj
Te bera vargjet me te bukura
Te bera himet me te rralla
U lodha te vdes per ty cdo dite
Kur asnjehere s'me hodhe syte
Mbaji kulishet rreth teje
Mbaji bucet ne preher
Po degjova ndonje lehje
Do te shpetoj patjeter!
SHEN ATDHE (2)
Gjer ne kohen qe liria te trajtohet si skllave
Gjersa i pa dituri dhe tradhetari udhen na heqin
Nuk do ta shikojme kurre agimin te kalter
As atdheun te kor lavdi i shkreti.
Gjer ne kohen qe drita milet per defrim
Gjersa i pa vleri te jap mend e dituri kombit
Nuk do jemi nje brez i deshiruar nga te rinjte
As do na ndezin nje qiri tek varri.
Gjer ne kohen qe populli ha dru e hesht
Gjersa i pa nderi te bej moral ne piac
Nuk kemi pse te ankohemi per dimer e per vjesht
Kur cdo kamzhik e lypem me hak.
Gjer ne kohen qe grurin e hane mijte
Gjersa i shituri te tregoj tarifat si kriminel
Nuk kemi pse te flasim per demokraci te lire
Kur kjo torture zgjati tridhjet vjet.
SHEN ATDHE
Eshte epokalise
ajo qe ndodh ne kete shekull
eshte event profetik
eshte nje ribelim i nene natyres
perendite ne delir te madh
shfaqin dhimbjen e qiellit
Por profetet e tu nuk pendohen
nga vdekja kerkojne sakrifice
qe te shembesh ti
Shen atdhe
edhe gjate dridhjes, carjes, renimit
ata vazhdojne te mekatojne
e me ben pershtypje
si te kafshojne duart
kafshet qe linde
- fragment
ME THERRET ATDHEU IM
Me therret atdheu im
me feshkellimat e eres
dhe vrapoj drejt tij mbytur ne helm
jam larguar nga vite ne emigrim
jam e ikur por nuk ndaloj vrullin e mendjes e te zemres
te qaj me te kur qan, te qesh me te kur qesh
ta dua
edhe ne harrese e mbroj
kam nje mije kujtime nga femijeria
qe me ben te largoj cdo lendim e padrejtesi pa shkak
me therret atdheu im ne lotet e qiellit
dhe trishtimi im grumbullohet sa nje det me yje
dhe leshoj nga kraharori gjithe zogjte e paqes
ku nje klithme e terheq ne shpirt
ne nje dhimbje toke qe lengon perbrenda
me therret atdheu
une jam aty
prek plaget nga vjeshta ne vjeshte
perqafoj te gjakosurit, te vdekurit
te tremb vdekjen e shamine e zeze
e nuk do lodhem asnjehere
do kete mijera shqiptare si une
qe ndjekin shpirtat e ligj
qe e deshirojne atdheun si femije
jane miliona qe bertasin ne kor
Shqiperia eshte kombi i fort -
hapni rrugen, po vjen Kosova!!!
(tmerr kjo foto, kam qare) Mostra meno
ATA MJERAN
Ata mjeran qe menduan se ia hodhen Zotit
Dhe mbollen hashish ne vendin e grurit
I kapi hiroshima e tronditjes se termetit
Dhe djallin e zuri semundja e gurit
Ata mjaran qe klithen lavdi para kohe
Dhe shiten armet e komunizmit per para
I kapi gjynahu i popullit prej koke
Dhe historine e lane cyrik e sakat
Ata mjeran qe menduan ceket
Se behesh aga pa punuar e pa u lodhur
Dhe ngriten pallate me gjak harrem,
I zuri renkimi shekullor i plakut
Te gjitha i kishin menduar mjeranet
Si te pasuroheshin, si te benin fame
Por nuk e llogariten zemerimin e perendive
Se nje dite do luteshin prape... Mostra meno
-.-
ESHTE NATE E KTHJELLET NE ITALI
ATDHEU IM QAN SI FEMI
Eshte kaq i qete sonte qielli
Ketu pertej detit ne Itali
Dalin yjet si rreze dielli
Nata e kthjellet per bukuri
Fryn nje puhize e holle e holle
Si ben era me lulet ne molle
Tek qesh bilbili me ze tenor
Dhe bota jeten e saj vazhdon
Vetem nje cep ne perendim
Veshur me re te zeza e re gri
Duket nje grua, qan neper shi
Qe lutet dhe flet ne shqip.
Nga nje sy gjak te kuq pikon
Nga tjetri derdh gjak te zi
Eja, eja, o Zot, i thote,
Kemi dhimbje ne Shqiperi.
-.-
Eshte nje grua neper shi
Qe qan dhe flet ne shqip
Syri pikon lot kuq e zi
Emrin ia thone Shen Meri.
NE KOHE TE VESHTIRA MATET SHQIPTARIA
- DARDANISE
E kam nje lemsh me lot ne gryke
Qe nuk do te shkoje perposhte
Tek shikoj karevane me ndihme
Nga motra jone e madhe Kosove
Dhe nuk eshte ndihma me materie
Qe flas mire ne emer te Dardanise
Eshte pergjigja ne rast gadishmerie
Se eshte krahu i majte i Shqiperise
Eshte ajo qe thonin gjyshet dikur:
"Gjaku i Arberit nuk behet uje"
E konsideroj nje gjest Nobel
E konsideroj nje event shekullor
Packa se ndodhi ne ditet e vdekjes
Eshte akt i admirueshem vllazeror
RESPEKT
LOT I BUKUR I FILDISHT
Lajm i hidhur mbuloi dhene
Korba une c’ma gjet atdhene
Dallandyshet lane folene
Trupin kater cope ia prene
Dridhet toka me zemerim
Kriset ajri shi me shi
Terbohet deti me cdo shpi
Ze perfund pleq e femi
Loti i bukur i fidilsht
Mblidh shekujt dhe historite
Mal me mal diellin korrit
Gjelbero gjithe nuserite
Zonje e bukur ne ballkan
Sy i virgjer ti mos qaj
Ke vajza e djem kapedan
Buze e embel mos u thaj.
.,.
NUK QAJNE SOT PERENDITE E KOMBIT
SOT QAJNE NJEREZIT
Nuk qan sot Skenderbeu, jo!
Sot hedh vallen e burrave si Zot:
Jam ringjallur dhe jam krenar,
Se shqiponjat i shikoj bashke.
Nuk qan sot Ismail Qemali, jo!
Sot godet me grusht ne gjoks:
Ju pata thene se jemi rrace e forte
Dhe vellai per vella behet hero.
Nuk qan sot Nene Tereza, jo!
Sot u mburret engjeve ne ode:
Nga ajo toke e lashte e drithe-plot
Lindin njerez me zemer te ngrohte
Nuk qajne sot deshmoret, jo!
Sot u zgjuan ne mes komb:
Gjakun qe derdhem per liri
Asnje pike nuk shkoi kot.
- fragment
MBI KOMBET
MBI FLAMURIN
MBI KUFIJT
MBI GJITHCKA
JEMI NJEREZ
Oh, si vallezojne hijet ne vjeshte,
Se Shqiperia u trondit nen toke,
Kur shkund dimri shtat plakat
Mblidhen gjethet e kuvendojne,
Degjojne malet e pergjigjen
Dhe hena nje aleate ne krahe,
Na ngrihet NAIMI e thur vargje:
Shqiperia ime ti mos qaj!
Me shfaqet Noli i inatosur
Perpara Migjeni me nje qiri,
Afrohet Konica, sy lotuar,
Ne kete fund vit qe trondit.
Nje grup shqiponjash posi zota,
Nga Kosova vijne te tjere,
Vijne shqiptare nga e gjithe bota:
Jam ne borxh me ty atdhe!
S’te fal gjuha e gjarprit dhe ne zi
Harron qe vdekja i merr, me radhe,
S’po kerkojme nje cope meshire
Por njeriun ne plane te pare,
Komb, flamur, kufinj, e fe, i lini ne paqe;
Tani kemi pranveren derdhur ne gjak,
Kemi popullin, me shpirtin vrare.
Dhe jeta jone, eshte shume pak!
-.-
KONTRATE VERBALE
Me jepni lirine qe me keni vjedhur!
Me jepni ajrin qe me keni ndotur!
Me jepni dinjitetin qe me keni dhunuar!
Me jepni mendjen qe me keni prishur!
Me jepni historine qe keni shkateruar!
Me jepni vlerat qe keni pushtuar!
Me jepni lotet qe me keni adoptuar!
Me jepni parate qe me mbani peng!
Me jepni buzeqeshjet qe me keni vrare!
Me jepni driten e femijerise qe ju dhashe!
Me jepni jeten qe me skllaveruat!
Me jepni atdheun qe me keni roberuar!
Me jepni zerat e femijeve qe i mbani peng!
Me jepni forcen qe ju dhashe!
Me jepni qiellin me yje qe e bete gri!
Me jepni endrrat qe enderrova!
Me jepni dashurine qe ju urreni!
Me jepni gruan qe perbuzni cdo dite!
Me jepni nenen qe lendoni perhere!
Me jepni poeten qe luftoni per inerci!
Me jepni popullin tim qe e hidhni ne rruge!
Me jepni boten qe deshiroj!
Me jepni pyjet qe gjelberojne me zogj!
Me jepni cdo arsye qe te luftoj!
Me jepni cdo arsye qe te bej paqe!
Dhe une i ul armet e vdekjes…. FJALE TE URTA – FILOZOFI - EKSPERIENCE NGA JETA IME
- Shqiptaret provoi ne kohe te veshtira dhe do te pergjigjen me bujari, - te falin jeten e tyre!
Provoi ne bese dhe do te pergjigjen me fisnikeri, - te japin shpirtin e tyre!
Por mos i provo kurre per motren, gruan, dhe nenen e tyre,
se te pergjigjen me ashpersi!
- Nje dite edhe njeriu me i keq do pergjunjet njeriut te mire.
- Ndryshe nga Ajshtajni une mendoj se lufta e trete boterore nuk do arme, as bomba dhe as atom. Nuk ka arme me te fuqishme se njeriu te haj njerine. Lufta e katert do jete me e eger. Mjerimi dhe injoranca do pushtoj boten. Nuk do shkojne nxenesit ne shkolle, nuk do besojme asnje Zot, dhe nuk do ekzistoj me familja.
- Rruga e ndershmerise ka shume mina qe nuk di ku te hedhesh nje mendim, sepse te vdes ne ajer pa ditur castin kur do ndodh dhe si do ndodh. Eshte teper e gjate, - oh, kaq e larte sa qielli… oh, kaq e gjere sa toka…, por kur te kthehet drejtesia ne dere, mund te ndodh te puthesh edhe armikun tend nga lumturia. Bekuar ajo peme qe i meson sythit, gjethes, lules frutit dhe fares se jeta e tyre vjen nga rrenjet. FJALE TE URTA
Me mire pa buke e gjume te qete,
se sa me armik e me pushk tek koka.
Me mire buke te thate, e uje, e paqe
se sa zengjine e me borxhe.
Me mire nje veprim me pak
se sa nje qe vazhdon te kulloj gjak.
Me mire te ikesh nga sherri
se sa te futesh mes dy plumbash.
Me mire me pulat e dobta ne arat e tua
se sa me pulat e majme te gjitonit.
Me mire nje femije te hajrit
se sa shume e perlume.
Me mire nje kasolle te ngrohte
me grua e femije e pleq te mire
se sa nje ode te madhe e pa shpirt.
Me mire nje gote uje nga pusi yt
se sa te lypesh shishe te markes.
Me mire nje zog i lire
se sa veshur me ylber ne kafaz.
Me mire te besh be djemte e tu
se sa kokat e huaja.
Ka njerez qe hipin mbi njerez
per te arritur majat e qiellit, por
kur fryn nje ere gjenden ne lluc.
Ka njerez qe per pushtet shesin nenen e tyre
per te patur nje jete te lehte, por
kur merzitet perendia i le te qajne vetem.
Ka yje te shkolluar qe ndricojne nga larg
sikur jane te vetmit ne toke, por
sa iken drita humbasin ne erresire.
- fragment
Ne Kalane e Shkodres
moj neno....
Rrjedh gjaku posi lume
moj neno....
Qan nje vashe ne te gdhire
femijes ti jape gjire
moj neno...
Nje dore jashte nje ne mure
gjoksi pikon pika qumeshte
moj neno...
Jeton e s'plaket kurre
nipi i nipit eshte burre
moj neno...
-.-
KESHILLE NJEREZORE
Kur ben kurthe me njerez qe s'njeh ke shume probleme per te zgjidhur me veten:
- Nese e trazon nje e dy, mund te konsiderohet normale ceshtja. Njerez me gjak e nerva e mish jemi ekzaktesisht. Ndodh. Me ka ndodhur.
- Nese e trazon gjer ne dhjete here, konsiderohet automatikisht xhelozi, inferiorioritet dhe mos kapacitet i dallimit te mires nga e keqja.
- Nese e trazon mbi dhjete here, quhet domosdoshmerit dashuri e rrefuzuar. Nuk ke asnje qiell te qash, asnje diell te ngrohesh, dhe kerkon me cdo kusht perkujdesje.
- Nese i kalon nga nje vit e tej, quhet dashuri e semure. Dashuri me te njejtin gjini. Pra, deshira seksuale eshte ndryshe nga ajo qe gjer me sot quhet normale. Njoh gra qe kembngulin ne kete projet te semure. E nuk kembnulin se te duan, ushqehen me ty. Shumica e ketyre grave punon ne mjekesi, mesuese e profesoreshe e avokate.
- Nese i kalon mbi dy vjet e tej, problemi eshte shume serioz. Kalohet ne bulizem, ne stalking, ne semundje te frikshme mendore.
Shume nga keto gra qe bejne inteligjenten, jane bosh; ne mendje, ne zemer ne shpirt. Kopile, katile.
Shume nga keto gra te behen kundershtare ose armike.
Dhe ketu duhet shkoqur qarte koncepti:
- Kundershtar dhe armik jane shume larg njeri nga tjetri.
Kundershtar behesh si pasoje e dikujt qe te shqeteson. Nese egziston me fakte ky shqetesim, atehere mund te pergjigjemi. Por nese nuk kemi deme personale famijare e punesore, si mundesh te konsiderosh kundershtar? Je dite nate hapsajt.
- Armik behesh mbasi te kane krijuar nje dem esencial moral. Nese ky dem nuk ekziston, pse konsiderohen armike disa gra e burra (ne kete rast poet)? Per qejf? Per te qene ne qender te bisedes sepse jane ligesi e gjalle?
Bejne shume konfuzion mendjet e vogla, dipllombleret, interesaxhinjt.
Ne te dyja rastet konkrete mua me jane bere keto deme fizike morale e materiale, por nuk i konsideroj kundeshtar ose armik.
Nuk behet fjale fare. Te gjithe keta tipat paten sukses, por nuk gjejne paqe. Mungon lenda e pare - NJERIU.
FJALE TE URTA – FILOZOFI - EKSPERIENCE NGA JETA IME
- Shqiptaret provoi ne kohe te veshtira dhe do te pergjigjen me bujari, - te falin jeten e tyre!
Provoi ne bese dhe do te pergjigjen me fisnikeri, - te japin shpirtin e tyre!
Por mos i provo kurre per motren, gruan, dhe nenen e tyre,
se te pergjigjen me ashpersi!
- Nje dite edhe njeriu me i keq do pergjunjet njeriut te mire.
- Ndryshe nga Ajshtajni une mendoj se lufta e trete boterore nuk do arme, as bomba dhe as atom. Nuk ka arme me te fuqishme se njeriu te haj njerine. Lufta e katert do jete me e eger. Mjerimi dhe injoranca do pushtoj boten. Nuk do shkojne nxenesit ne shkolle, nuk do besojme asnje Zot, dhe nuk do ekzistoj me familja.
- Rruga e ndershmerise ka shume mina qe nuk di ku te hedhesh nje mendim, sepse te vdes ne ajer pa ditur castin kur do ndodh dhe si do ndodh. Eshte teper e gjate, - oh, kaq e larte sa qielli… oh, kaq e gjere sa toka…, por kur te kthehet drejtesia ne dere, mund te ndodh te puthesh edhe armikun tend nga lumturia. Bekuar ajo peme qe i meson sythit, gjethes, lules frutit dhe fares se jeta e tyre vjen nga rrenjet.
-.-Para se te flasesh per mua
sigurohu:
Mos e ke blere shkollen,
Mos ke bere padrejtesi,
Mos ke vrare ndonje Zot,
Mos ke peshtyre mbi varre
Mos ke shkelur lule
Mos ke hyre ne hak familjes
Mos ke shitur shpirtin.
Para se te flasesh per mua,
shiko ndergjegjen mos e ke me kufoma.
Te gjitha keto kiji parasysh kur flet me mua,
shto edhe ndonje vyrtyt tendin, te mesoj me shume.
Para se te flasesh per mua sigurohu te jesh
mbi te gjitha njeri,
se une vuaj nga vite te gjej njeriun brenda njeriut.
Ku nuk shkova, ku nuk trokita,
ku nuk u vrava, e ku nuk u ngrita,
nga burrat e mencur, tek grate e vogla,
obobo, sa me dhembi koka!
Ku nuk luta, e ku nuk vdiqa,
ku nuk ndenja, e ku nuk ika,
nuk gjeta meshire, as piramida:
Vetem te luftosh, - me tha perendia!
Sa fala? Sa te duash!
Sa u treguan pa fytyre? nje lukuni yjesh!
Prap une, mekatare pa mekat vazhdoj te besoj
vazhdoj te fal emra me ngjyre ari
emra me kolltuk prek ajri,
vazhdoj te degjoj shiun nen strehe si bie
boren ne mal si rrukulliset
hapat e nates si zbardhen
faqet e dites nga vesa si lahet.
Degjoj cicerimat e vonuara
krahet e vjeshtes renduar
trandafila me petale pa ngjyra
dhe dashurine time te dashuruar.
Para se te flasesh per mua, pa me njohur
pa ditur ku me pikon catia, ku me dhemb jeta
sigurohu te shkosh ne nje vend te shenjte,
ndize nje qiri a ulu ne gjynje e falu;
ah, jo per mua, per ty, per veten tende
te gjesh engjellin qe ke vdekur.
Ah jo per mua, per ty, per veten tende
se une do jem gjithmone ne beteje
quaje si te duash, katarre o bekim
por kete fat me dhuruan perendite!
- fragment. FOTOGRAFITE NE PROFILIN TIM NUK KANE TE BEJNE ME GJUHEN TENDE TE VOGEL, ZONJE!
Fotografite ne profilin tim nuk kane te bejne me gjuhen tende te vogel, zonje!
Ato jane rrenja e pemes bio!
Ato jane trungu i lashte bio!
Jane frut i ndergjegjes time bio!
Jane shpirti im bio!
Jane zemra ime bio!
Jane fjala, zeri, poezia ime bio!
Jane nena e bukur bio!
Jane poetja me fuqi perendie bio!
Jane furtuna ime bio!
Nuk i kerkova asgje Zotit,
Nuk u luta kurre te jem e bukur,
Nuk e thirra kurre per te bere keq,
Jane dhurate! Dhurate nga nena dhe babai!
Ty nuk te llogariti asnje perendi,
s'te fali as shpirt as surrat!
Dhe per kete, zonje, nuk jam fajtore une,
as mund te shfrysh urrejtjen e jetes tende me mua?
Te kam borxh? Jo!
Te njoh? Jo!
Si, dhe pse, futesh ti ne gjera qe s'njeh?
Si, dhe pse, nderhyn ti kur di c'eshte muza poetike?
Te hyra ndonjehere ne punet e tua? Jo!
Si mund te perfundoj me dy fjale;
debile,
apo tru thare?
Te takon ty zgjedhja, edhe pse nuk ke shume per te zgjedhur!
Kam pare shume si ty, e kam qortuar shume si ty..
te reja do vijne ne vijim!
Fotografite ne profilim tim, zonje, jane shume edukuese, te rendesishme, poetike, te nje poeteje prej zjarri, te bukur ne cdo aspekt, te dhembur ne cdo aspekt,
dhe ty si grua, si nene duhet te te gezoj, duhet te behet krenare.
Shiko mua, me ben krenare nje grua e bukur dhe e denje!
Filloje jeten qe ketu, ndrysho ate gjuhe te piste,
Duaji grate e bukura!
Duaji ato qe jane me te mira,
me inteligjente se ty!
Nuk dua falje nga grate e vogla!
Nuk ka asnje vlere komunikimi!
Jete te mbare!
FOTOGRAFITE NE PROFILIN TIM NUK KANE TE BEJNE ME GJUHEN TENDE TE VOGEL, ZONJE!
Fotografite ne profilin tim nuk kane te bejne me gjuhen tende te vogel, zonje!
Ato jane rrenja e pemes bio!
Ato jane trungu i lashte bio!
Jane frut i ndergjegjes time bio!
Jane shpirti im bio!
Jane zemra ime bio!
Jane fjala, zeri, poezia ime bio!
Jane nena e bukur bio!
Jane poetja me fuqi perendie bio!
Jane furtuna ime bio!
Nuk i kerkova asgje Zotit,
Nuk u luta kurre te jem e bukur,
Nuk e thirra kurre per te bere keq,
Jane dhurate! Dhurate nga nena dhe babai!
Ty nuk te llogariti asnje perendi,
s'te fali as shpirt as surrat!
Dhe per kete, zonje, nuk jam fajtore une,
as mund te shfrysh urrejtjen e jetes tende me mua?
Te kam borxh? Jo!
Te njoh? Jo!
Si, dhe pse, futesh ti ne gjera qe s'njeh?
Si, dhe pse, nderhyn ti kur di c'eshte muza poetike?
Te hyra ndonjehere ne punet e tua? Jo!
Si mund te perfundoj me dy fjale;
debile,
apo tru thare?
Te takon ty zgjedhja, edhe pse nuk ke shume per te zgjedhur!
Kam pare shume si ty, e kam qortuar shume si ty..
te reja do vijne ne vijim!
Fotografite ne profilim tim, zonje, jane shume edukuese, te rendesishme, poetike, te nje poeteje prej zjarri, te bukur ne cdo aspekt, te dhembur ne cdo aspekt,
dhe ty si grua, si nene duhet te te gezoj, duhet te behet krenare.
Shiko mua, me ben krenare nje grua e bukur dhe e denje!
Filloje jeten qe ketu, ndrysho ate gjuhe te piste,
Duaji grate e bukura!
Duaji ato qe jane me te mira,
me inteligjente se ty!
Nuk dua falje nga grate e vogla!
Nuk ka asnje vlere komunikimi!
Jete te mbare!
- fragment
VAMPIRET E SHEKULLIT XXI
Nje nene e vret femijen e saj se eshte semure. Denohet ne gjyq.
Nje burre xheloz qe vret gruan per xhelozi. Denohet ne gjyq.
Nje doktor qe gabon me pacientin e i heq jeten. Denohet me gjyq.
Nje avokat mbron kriminelin ne gjyq per para. Nuk denohet me gjyq.
Nje politikan i ndershem korruptohet nga mafia. Denohet me gjyq.
Nje pedofil dhunon femijet se eshte dhunuar ne femijeri. Denohet me gjyq.
Nje emigrant qe hyn pa leje ne toke te re. Denohet me gjyq. Dergohet serish ne atdheun e origjines. Ose lihet te vdes ne fund te detit.
Nje arkitekt gabon me ndertesat se shkollen e ka blere. Denohet me gjyq.
Nje profesor e jep noten aty ku ia japin. Denohet me gjyq.
Nje poet hajdut, ndryshe nga te lartpermendurit, bejne nje krim unik (gje qe mund te na ndodh te gjithve), ndersa poeti ben shume krime ne nje akt.
POETI,
Eshte mishngrenes. Vampir. Dhunues. Djalli vete.
Ushqehet me gjak, me sy, me ndjenja, me zemra, me shpirtra
me te gjitha organet dhe me jete te huaj. Vret njerez. Korrupton njerez, familjen e atdheun. Gabon dhe mbron fajin. Gabon dhe cmohet. Gabon dhe ben viktimen.
Por ajo qe me cmend me teper eshte, se nuk denohet.
Te gjithe sa permenda me siper e bejne nje gabim ose faje ne jete. Ndonje nga fatkeqesia. Ndonje nga pakujdesia. Ndonje nga depresioni. Gjera qe ndodhin. E nuk ka aspak per t'u perqeshur.
Poeti e ka hobi. Poeti e ka semundje te pasherueshme. Te palogjikshme. Eshte tiran. Eshte fantazme qe ecen. Nje vdekur qe posedon dhe adopton per qejf. Per zili. Nuk ka asnje Zot qe e merr ne mbrojtje. E,
Prap nuk denohet me gjyq.
Asnje nuk eshte me i rrezikshem ne toke
sa nje poet manipulator. Eshte lufte mes njerezve. Lufte e fshehte. Lufte e ftohte. Lufte bastarde. E tmershme,
E frikshme. Keta dhe keto jane vampiret e shekullit te ri. E shesin familjen, e shesin veten pa pike turpi.
Ja pse une e ngre shpesh kete problem. Ja pse une i gjuaj gjer ne strehen e fundit e s'u le fryme. Mos i ndani emrat qe bej une. Mos u beni bashkefajtor. I lini te pergjigjen qiellit. Ai di mire ku i hedh. Pra, nuk i denon gjyqi, por neve jemi fuqia me e madhe si popull. Mos u jepni terren. Mos u jepni rendesi. I lini te pergjigjen qiellit. Ai di mire ku i hedh.
-fragment
NOBEL E PAQES
Me gjithe luften qe kam bere ne kete dekate te fundit
do isha bere " NOBEL E PAQES" qindra here. Do isha cmuar qindra here si civile e denje, qytetare e ndergjegjshme, grua hyjnore. Po keto gjera, fatkeqesisht, nuk ndodhin ne atdheun tim. Keto ndodhin ne vendet demokratike. Ne vendet qe lumturojne liri. Ne atdheun tim u bene githe prostitutet me dekorate. Njihen qe larg. Sa here i shikoj me revoltohet shpirti. Sa here i shikoj ngre problemin ne social. Po populli im eshte i lodhur. Populli im eshte i hutuar. Shikon nga duart politiken kush i jep buke per te ngrene. Brohoret si femijet. Dhe une shpesh e kuptoj, shpesh harroj dhe filloj betejen serish. Te drejte ka populli im, te drejte kam une. E shpresoj nje dite te zgjohet nga ky gjume vjeshtak e te rebelohet. E shpresoj. Une jetoj me shprese. Me endrra. Keshtu jetoj...
SHPRESOJ...
Kete lufte nuk e beri asnje poet i madh. Asnje. Dhe une futem ne kompks te fuqishem: pse?
Dhe une shpesh e kuptoj, shpesh harroj dhe filloj betejen serish. Te drejte ka populli im, te drejte kam une. E shpresoj nje dite te zgjohet nga ky gjume vjeshtak e te rebelohet. E shpresoj. Une jetoj me shprese. Me endrra. Keshtu jetoj...
SHPRESOJ...
- fragment
SEKRETET E SOCIALIT
SOCIALI eshte si puna e priftit:
Ne kupe pi i pari une gjakun e Krishtit,
e me pas populli.
Eshte si puna e qeverise:
Bej ate qe them une e
mos bej ate qe une.
Eshte nje bote krejt vertetesi,
plot genjeshtra, plot prostitute.
Cdo njeri shet e blen cfare i intereson
Flet si deshiron.
Te gjitha jane falas.
Po falas te jep kush sot?
Jo.
Cdo dhurate e ka nje cmim.
Cdo dhurate e ka nje borxh.
Bota mendoi se u cmend rangu inteligjent
Bota mendoi se sa mire eshte te udhetosh ne internet falas?
Do te degjosh kenge? E degjon.
Do te shikosh film? E shikon.
Do te hysh ne burdello? Si te duash, e kur te duash.
Te gjitha falas, e?
Fb, instagram, you tube, google, etj
Na mbajne peng skllever. Jemi sikur nena na ka lindur.
Privacy yne shkelet falas. Falas te ofron internetin,
falas dhe pa te pyetur e merr jeten tone.
E perdor per votime, e perdor atje ku do, dhe ku ka interes.
Dhe nuk e denon as ligji. Jemi baraz ne borxh.
Me jep – te jap.
E megjithate, nuk ka asnje problem edhe pse eshte skorrekt.
Problemi eshte tek arti. Arti vidhet cdo sekond.
Problemi eshte tek fotografite e femijeve.
Femijet duhen mbrojtur me gjakun e shpirtit.
Ne internet gjen gjithcka dhe gjithkend.
Duke fillluar nga armet tek vetvrasja ne grup,
nga setet diaboliche gjer tek terroristet,
nga shitja e trupit, shitja e argjendit, e rrobave
tek kurthet me profil fallco.
Te gjitha jane legjitime per kohen qe jetojme.
Pronaret e teknologjise thone: neve ju veme ne dispozicion informatiken
Varet nga ju si e perdorni. Lajmeroni policine ne rast rreziku. Te tilla episode ndodhin dhe ne jeten normale. Kush deshrion te qendroj njeri, di te sillet dhe ne social.
Dhe sinqerisht, nuk ka shume faj.
- fragment
LAVDIA E FUNDIT E POLITIKES MODERNE
Lavdia e fundit
e politikes moderne
eshte si te fitojne nje kolltuk
si te hyjne ne parlament
dhe te behen vip,
nje makine te gjenerates se re
nje ville te madhe
rrjete sociale
bodygard
kurva te klasit alfa
restorante ne gji te fshehte
hotele qe shkelqejne nga pastertia
nga hyrja ne dhomen e mekatit
te konsumojne droge
te kercejne gjer ne mengjes
te pijne shampanje ne trupa adoleshente
qe te nesermen te jene esell
dhe te thone genjeshtrat esell
dhe te harrojne premtimet
dhe jeten ta bejne per qejf
pa dhene llogari popullit
dhe te behen aleat me te fortet
dhe te sponsorizohen nga mafia
dhe me gjuhe komuniste e gjeste fashiste
te ndersin te dobtit per nje cope buke
dhe injoranti te jap mend
si femijet dhe te vjetrit te hyjne ne rradhen e borxhit
te shtypen si sardelet ne demostrate
aty ku shkelin te paudhet,
te gjynjezohen tek kembet e "lartmadhenive"
sikur te jene shpetimaret e vdekjes
qe te brohorasin ne emer te kombit
duke harruar se jane shkendia e shpartallimit
duke udhezuar serish ta votojne
pa kryer ende fjalet qe dogjen dimrin qe shkoi.
- fragment
PA SHIKO, SHIKO ATDHEU IM
Pa shiko, shiko, shiko o atdheu im,
si gllaberon pirati, buke uje e kripe,
te hidhet ne fyt ujku, dhembet ne damar,
vdekjen tende kerkon, pastaj te

Comments