Se une, besoj ne pafajesi o njeri-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 22 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Se une, besoj ne pafajesi o njeri Genjeshtrat, pertyp qete ne heshtje Se diellin e shoh cdo mengjes, te ri Dhe rete i leshoj qiellit ne tretje.
Lulet e pranveres i perkujdes hena Si nata perkund petalet jeteplot Se dimri fluturoi, e perqafoi dhe era Une qe endem e s'me kapin dot.
Ja ne kopsht te Edenit mbledh Te bukurat endrra mbi trendafil Iso me mbajne fushat dhe malet Dhe syrin e zi ma shkel nje bilbil.
Se une, besoj ne perjetesi o njeri Ne dashurine qe lind me llahtare... Besoj ne engjej te shenjt ne toke Ne qenie te persosur, e jo ne mekatare...
Verona me 12 janar, 2016 17:50
Comentários