GRUAJA PREJ FLAKE
- edlira jorgji doko
- 6 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min
ARRATISJE NGA VETVEHTJA- Edlira Jorgji Doko ...dhe ka momente, si në ëndërr, që shpirti del e arratiset nga trupi, ikën...ikën, nëpër agime të zbardhura , ku dielli gris shtigje lulesh, pemësh dhe hëna me yjet bëjnë dashuri. Të duket vehtja veç një vogëlushe, engjëll faqedritë...e pafaj… veshur me buzëqeshje prej ari, ecën…ecën,me hapin kilometër pa kthyer vështimin, ecën pafund... Në një ditë si të gjitha të tjerat , nga kjo botë e mbytur në mjerime, do veçoja dashurinë tënde të përvëluar, kur malli djeg si qiri natën e thellë... Atëherë do t' i them zemrës të ikë nga gjoksi, dhe të gjejë tek ti prehje deri në dritësim, gruaja prej flake...
Comentarios