I DASHUR...Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 6 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min
I DASHUR... Dashuri, ti vjen si tornad, fuqishëm, e rrëmben në tokat e mia lule pranvere gjelbërimin e maleve,aromën e fushave të gjitha..të gjitha...i bën të tuat. Dhe puthjet prej gjaku, dhe heshtjet prej mishi i mbledh në gjoksin tënd, dhe me to stolis flokët, sytë prej drite, mes vështrimesh yjesh ngjyrargjend dhe hënës luleshtrydhë . Dashuri, ti vjen sa herë lumenjtë e mallit vërshojnë në mendime, e brenda teje nis një stuhi ku përmbyten brengat e vjetra, përthahen plagët e kohës shëmb ditë e shëmb natë; për një dhimbje, për një rënkim, që çdo udhëtar, çdo hije e zog i lakmon. I dashur, ti vjen, flet, deh e unë çmendem, më degjon? Çmendem nga lumturia.
Commenti