PO SOT ATDHE, SI JE? Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 6 gen 2016
- Tempo di lettura: 1 min
PO SOT ATDHE, SI JE? Po sot atdhe, si je? Prind që solle mua të tjerë, Lulëzove dimrit gjer në re, Dhe vdiqe në pranverë. Në shekuj s'bëm keq kujt, Po dielli shikon vrenjtë, Kush të hap varre dhimbjesh, Atdhe, o tokë e shenjtë! Ne e deshëm lirinë, Ne e deshëm demokracinë, Ndaj dhe besuam si femijë Në sytë e tu profecinë. Unë e di kush të vret ty, Këtë e di unë, e di dhe ti, Nuk është zoti lart në qiell, Është bota e re, është ligji i ri. Ne e deshëm lirinë, Ne e deshëm demokracinë, Ndaj dhe besuam si femijë Në sytë e tu profecinë. Po sot atdhe, si je? Me dorë në zemër e dritë në sy Unë bij nga brinja jote Perandoria ime, toka që mbolla Ëndrrat e para. E thurja cdo natë si shoqet pa pushim E këndoja cdo ditë në verë si gjinkalla . Ne e deshëm lirinë, Ne e deshëm demokracinë, Ndaj dhe besuam si femijë Në sytë e tu profecinë. Po sot atdhe, si je? Verona më 6 shtator,2015 5 :46
Comments