top of page

Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 2 gen 2016
  • Tempo di lettura: 2 min

Edlira Jorgji Doko u lind më 10 shkurt 1973 në Mekat të Dytë të rrethit të Vlorës. Origjina e saj është e arrumune

( vllahe), nga e cila ruan gjuhën e vllehëve, që e flet kulluar dhe e vë në shërbim të pasurimit të leksikut të saj në kijimtarinë letrare. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në vendlindje dhe, më pas, vazhdoi studimet në shkollën e mesme bujqësore në Llakatund po të rrethit të Vlorës. U martua në moshë të re dhe emigroi në vitin 1994, në Athinë të Greqisë. Në kushtet e vështira të emgrimit njohu gëzimin e emrit nënë, lindi fëmijën e parë, Anxhelon. Në Athinë u muar me punë të ndryshme, por më shumë iu kushtua familjes. Në vitin 1999 emigron sërish me gjithë familjen, në Verona të Italisë, ku jeton edhe sot. Në qytetin e Zhuljetës e Romeos, lindi djalin e dytë, Matteon. Përkushtim i vazhdueshëm ndaj familjes, krahas punës si sekretare. Gjatë viteve në mergim, Edlira ka përvetësuar mjaft mirë edhe gjuhët greke e italiane, duke i vënë ato në shërbim të zgjerimit të horizontit kulturor e artistik. Që në moshë shumë të re kishte dashuri dhe interes për artet e bukura. Pasioni i hershëm i saj ishte kantoja, një plagë e paimargjinuar ndër vite, pasi në moshën 14-vjeçare konkuroi për në shkollën e muzikës në Vlorë, por nuk arriti të fitonte. Zhgënjimi nuk e demoralizoi, përkundrazi e nxiti të zbulonte poezinë që flinte brenda saj. Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1999. Por, me ndrojtjen që e karakterizonte, iu kushtua më shumë leximit të poetëve të ndryshëm, akumulimit të motiveve dhe krijimit të binde se edhe ajo kishte fjalën e saj për të thënë në fushën e poezisë. Në vitin 2011 fillon të riaktivizohet, duke shkruar shumë poezi.Ka bërë gati 3 vëllime poetike, në proces

botimi .Boton vazhdimisht lirika dhe poezi në gazetat :" Boton vazhdimisht lirika dhe poezi në gazetat :" Nacional", "Obelisk","Muzgu","Tirana Observer","Telegraf", "Horoskopi", "Bota jonë", "Albania press", "Plus gazeta Athina", "Koha Jone", "Illyria Newspaper ", në revistën prestigjoze italiane "Poeti e Poesia", "Alba -Dansk", "Përqasje...gazetari e lirë", "Grupi Letërsi dhe Art", "Brilant Poezi".. etj. Kritikë dhe emra të njohur të poezisë e kanë vlerësuar krijimtarine poetike të Edlirës, duke e nxitur të bëjë hapin e parë për të dalë para lexuesit me vëllimin e saj të parë,"NUK TË DUA,POR PUTHMË"më 28 gusht,2014. Merr pjesë në 10- të antologji që organizoi gazeta"Muzgu",dhe në antologjine Universale poetike "Korsi e Hapur" (open lane) 3 “PEGASI” Në vitin 2014-15 filloi të përkthej poezi nga autor të letërsisë botërore.


ความคิดเห็น


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page