top of page

LETER GIANNES - Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 1 mar 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

"Shpirti i vogel"!

Me mungon! Mungon shtepia jone. Bere me tulla te thjeshta.

Nje pjese me cimento, nje pjese me balte nga toka. Gjysem me cati, gjysem me tarace. Pa nje projekt.

Nuk kish rendesi si e ku u ndertua, ne fushe, ne koder o ne mal. Ishte perplot dashuri. Me mungon ajo familje qe me dha kaq shume; qe me ben te qaj si femijet.

Parfumi i kafes. Trahanaja. Duart e nenes e lumturia e babait, misheruar ne mua Mish nga mishi i tyre. Gjak nga gjaku i tyre. Lulezojne cdo pranvere ne syte e mi te trisht.

Te trisht sepse me mungojne...

Ajo toke e eger si dashuria. Ato peme mbushur me fruta.

Vjosa dhe Shushica ne dimer e ne vere. Fustanet me gjelberim te cilter qe mbulonin dheun e zhveshur. Ato banesa qe mbanin ne shpine njera - tjetren; u mblodhen mall ne shpirt.

Burimi i fshatit qe rrjedh pa ndalur, dite - nate, ne pafundesi. Familja e gjithe. Pleqte e urte. Plakat e mencura. Shoqeria e pare. Te porsa lindurit.

Dhe vallezimi i mbremjes, e drita e dendur e henes, dielli i fort; me mungojne motra ime.

Mes nesh nuk ka pasur kurre xhelozi, as grindje ngjajme, identike. Nuk e them per mburrje mburrem me ty.

Me mungon ti. Jeta ime. Jeta jone.

Te puth me mall "shpirti i vogel"...


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page