TE JESH POET-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 4 mar 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Poet nuk je te cfaqesh gjithandej ne publik..fotografi e video e mbremje lluksoze..nje ese e formuluar ne cast te lumtur..asgje nga keto jo. Poeti ka nje paraqitje dinjitoze ne simfoni e ne sjellje..ka nje shpirt te dhembur nga jeta..ka plaget e shoqerise ne shpine..vuan e brengoset ne qiellin gri..lufton per te sjell dicka te re ne kete bote te mjere..dashuron edhe kur e urrejne.. harron per vete, vetem jep, jep gjak safi..endrra te reja..parajsen e permbledh ne nje buqete me lule..nje gote me vere. Dhuron e kerkon copeza shpirti..nje buzeqeshje..nje grindje..nje therrime dashuri...ajo qe cmend me teper ?..nje emer shkruar bukur ne mermer.. oh, sa pak.
Poet nuk je te besh parade neper gazeta dhe revistat e kohes..
poeti eshte shpirt..jeton vetem..flet vetem..qan e qesh vetem..nje luftetar qe ecen dite dhe nate..vrapon neper beteje me qindra e mijera ushtar besik..me qindra e mijera vargfjalesh derdhur ne ar e argjend..poezi, proze..balade..poeme.. gjithmone fitimtar.
Verona me 4 mars,2016 15:46
Comments