Cikel me poezi nga Edlira Jorgji Doko perkthyer nga italishtja ne shqip nga vet autorja.Publikuar ne
- edlira jorgji doko
- 22 mar 2016
- Tempo di lettura: 2 min
TE DUA!
Eshte ende heret per te folur, Perendimi sa ka rene.. E degjon shiun, si troket? Si era, buzet te prek?
Nata eshte e thelle ne dhimbje, Poshte carcafit eshte erresire E ti qe me kerkon nje rreze dielli, Me nje puthje bie ne dashuri..
Oh gezimi im qe me shkemben, Me pranveren siper mbi mal, Me boren qe shkrihet pak ngapak, Me ujevarat e dashurise ne flake..
Tek zeri yt zgjon mbi mua furtune, Me nje shikim me udheton ne pafundesi Ndihem e mirepritur ne krahet e tu; E ti ne gjoksin tim gjen strehim! *** DEGJO
Degjo rrahjet e zemres time sa fort godasin, si te ishim lindur ne nje dite, te muajit maj sa fryma jote me rremben ne nje stuhi dashurie lart sa dallget e oqeanit, ne kerkim te guackes. *** NDODH
Nuk jane me njerezit e njekohe ata ku besoja verberisht. Stinet kane ndryshuar faqen dhe qielli nuk eshte me plot me yje.
Nuk eshte me ai shiu i dikurshem ku lagesha nga lumturia ne shkurt. dhe lulet ne kopsht nuk kane arome, ne pyllin e dendur.
Asgje nuk eshte si me pare, asgje, cfare zhgenjimi!! *** SA HERE
Sa here mendoj ty ndersa degjoj shperthimin e pranveres, buzeqeshja jote e ndricuar embelsisht rritet ne mua.
*** DIMER
Ky dimer eshte i pafund.. eshte i ftohte, me ngriu trupin. Tek mjegulla ngjitet kuturu, bie dale-ngadale shiu...
Mendimet e mia fluturojne pa destinacion, nuk e di nese dikush do ti perqafoje ndonjehere ndihem e kote ne kete bote, qe djeg pa fund, pa meshire!
Dhe gjithmone pyes se je atje, lart, Zot i plotfuqishem, o zemer prej guri.. si eshte e mundur qe s'kupton se c'po ndodh? apo indiferenca u ngrit ne qiell ?
***
DUAM
Duam ne perjetesi, duam ne pasion, duam pafundesishit.. duam gjer ne dhimbje!
Enderrom si nje yll, kujdesme si nje kopesht, duam cmendurisht.. merrme ere, si lule!
*** SHPRESE
Mos me shikoni mua, pse qaj eshte njerezore shperthimi ndonjehere, ato lot te pafajshme din te flasin, dalin nga zemra gjithe gezim.
Mos me shikoni, pse nganjehere jam e trishtuar, eshte qielli qe hedh stuhite mbi mua. Thone, mbas furtunes ka paqe dhe buzeqeshja ne buze, ngazellen sythe maji.
Comments