top of page

Jam per ty-Cikel poetik nga Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 10 apr 2016
  • Tempo di lettura: 5 min

Dashuria qe lind ne gjak eshte ndjenje e paster e dridheron ne shpirt si nje termet shume ballsh.

Nuk ka dashuri ne vena ai poet qe vjedh shpirt te duaj e pertyp me ligesi dhimbjen e huazuar. Verona me 6 prill, 2016

***

Dashuria jote

Eshte vdekje, eshte jete eshte e embel, eshte vrer njehere fryme me jep tjeter gjithe boten me merr. Verona me 6 prill, 2016

***

Veshtrimi im endet ketu ku ndricon zemra jote ku kenget jane pafund ku zjarri eshte hyjnor qe ndez nje enderr qe gllaberon perjetesisht, aty, jetoj nga kohe. Verona me 6 prill, 2016

***

Dashuria eshte nje trup qe jeton ne shpirtin binjak. Verona 6 prill, 2016

***

Jam per ty...

Jam per ty

Nje vend ne zemer nje shikim ne shpirt, dhimbje e jete, dhe nje gote me lumturi. Verona 6 prill, 2016

***

Zakonisht tizaret e vjeshtes kur deshirojne te te vjedhin lumturine bien ne heshtje. Nuk ka mjerim me te madh te takosh ne jete njerez pa peshe, pa mase dhe pa shpirt.

***

Cdo liber i ri qe del ne drite eshte nje nxenes qe shkon ne shkolle per here te pare. Mund te dale me nota te shkelqyera, te jete mesatar, o te ngele ne klase. Eshte e rendesishme qe arti dhe kritika nuk duhet te gabojne ne gjykimin e tyre. Verona me 6 prill, 2016

***

Nuk duhet te kemi frike nga nata cdo njeri prej nesh ka kaq shume drite ne shpirt; qe tremben hijet me nje duhme.

***

Nuk ka nje shkolle per te dashuruar qe te shpjegohet, tregohet e mesohet..nuk gjenden mesues ,as profesor ne bote..dashurohet dhe kaq. Verona me 6 prill, 2016

***

Ti tregoj te verteten, atij qe per zot ka genjeshtren, do humbisnja kohe, dhe drite te shenjte. Verona me 6 prill, 2016

***

Thone per dashurine..

per dashurine thone te mocmit se vjen njehere si nje pellumb i bardhe qe ulet nder duar si nje lis shumevjecar qe sjell lumi

dhe si nje shkrepetim e harbuar

e qielli shndrit nga lumturia ,pa re dhe oqeanet trazohen e behen nje qe tokat te kundermojne me pranvere dhe qe shpirtrat te kryqezohen ne sy

ndryshe e rrefejne perendite e flakes Zeusi dhe Veneria, keta magjistar fshihen ne hiret e zemres, mbushur me fruta e ne fund te shpirtit si margaritar

dhe kurmet me veshje prej mendafshi si nje korije ne kopshtin Hesperides djegin terrin gjer ne pervelim nen driten argjend te henes Verona me 22 dhjetor, 2015 16:54

***

Kjo jam une...

Kam vese, e di , kam virtyte. Vese, se jam perfekte.Virtyte, se te jap lirine e fjales. Ne shpirtin tim, ka ligje e ka kanune, Qe po hyre, nuk del me .

Kjo jam une, Kjo jam une... Verona me 27 dhjetor, 2015 3:15

***

Kush ka ne kraharor nje zemer, eshte njeri i lire e ka krahe te fluturoj ne qiell e mbi dallge. E di ku eshte fundi i botes? Mes atyre yjeve? Ku jeton perjetesia? Perse me shikon si nje femij i brishte o si nje albatros ne stuhi? Verona 6 prill, 2016

***

Shikoj ne mua..

Shikoj ne mua.. Mua vetem per ty. Verona me 6 prill, 2016

***

Cdo mengjes i ri, eshte nje fitore mbi betejen nate, nje ringjallje, nje mundesi, nje shprese, nje enderr, nje falje, liri, dhe nje dashuri e vertete. Verona me 6 prill, 2016

***

C'me thua?Nata eshte e shkurter, Nje perpelitje qepallesh drite, Nje perkundje ne gjoksin tend E frymoj jete gjer ne dashuri.. shpirt..! Verona me 8 prill, 2016

E njihni gjuhen e heshtjes? Fjalet qe thote: alfabetin, perkthimin? Kush e flet me qete dhe paster shpirti apo zemra? Une jam ne dileme... Verona me 8 prill, 2016

***

Dhe une..

Kam frike nga lumturia, frike E dhimbjen duroj sa me s'mban, qiejt, rrufete, i mbaj mbi supe ngaqe kam frike nga dashuria. Verona me 8 prill, 2016

***

TROKITJA E DHIMBJES..

Sonte shpirt, dua te dehem, te shuhem e tera ne eter.. ..te harroj, mos degjoj trokitjet e dhimbjes...

Ne gjirin e endrrave te pres, dhe ne lotet e mallit, lerme te vdes...

***

I dashur, ke ftohte? Ngrive? Eja prane meje, te te mbeshtjell me puthje.

***

Te fluturoj si shqiponje, krahet duhet ti kem te forta, ne dimer e ne acar, te dashuroj per dy veta.

***

Diell im, qe te zgjoj cdo agim ne oborrin tim mbreteror si nje trendafil i porsa celur te kepus, te shtrengoj fort, dhe te puth gjithe mall.. Nata iku. Iku nata. Je ti, jam une dhe nje tornad me dashuri...

***

Nuk kishte ndodhur, as ishte degjuar kurre, hena te humbiste nga qielli, ne boten matane: moti u prish, binte vec shi, lengim, plage dhe horizonte te vrare.

E kerkoi dielli, dite e nate qau per te, gjer ne lendim, ahme, jo keshtu, veten me s'e desh, e hidhte lotin, me ngasherim.

I dashuruar dhe i etur prej saj, kur nuk e priste u cfaq bekuar, qeshi me ze, largoi psheretimat, e perqafoi ne heshtje, i permalluar.

Ngado qe shkon, e mbeshtjell ne gji si nje krijese hyjnore, te vetme, supreme, qe atehere frymojne bashke, zemer e shpirt, kur njeri lind ne sy, tjetra per dashuri vdes!

***

MARIA MADALENA

Nuk di c'me ndodh keto dite,per perendi, Ne gryke, kam nje shtellunge me lot Vete nga vete, e ndrojtur i bej prite, Por, e pamundur, s'permbahem dot!

Me sjell ndermend, nje stuhi vjeshtake Me shira te bollshme dhe ere te cmendur, Kur nuk kishte zot, as njerez bardhake, Te mblidhte shpirtin tim te dhembur.

Nga njera ane, binin kambanat e vdekjes Ne tjetren, kercenin gjethet gjithe gezim; Po c'kisha bere botes ndonje gje te keqe, Perse pinte gjak nga gjaku im?

Mbaj ment, me cuan ne nje humnere Rrethuar me gjemba, poshte kembeve kish zjarr; Shpejtonte hapat e gjora pranvere, Me lule henore stoliste varr.

Isha Maria Madalena, pa dashur, Nje mekatare e pafajshme ne kryq; Nuk di kush djall i kishte mbarsur, O, nga e kishin trasheguar ate huq!

Qe aty, kalerova si engjell dallget e fisikerise, Shkova ne qiell, fola me zot: Bija ime, nuk i gjendet filli njerezise, Ai tha,-ndaj nuk te ndihmoj dot!

E putha e trishtuar, ne duar e ne kembe, Sic ben nje bije e mire me prindin e saj; Zbuta zemer, nisa pa frike nje kenge Dhe zbrita ne toke nga kisha ardhe!

E dinja, isha vetem, keshtjella e pozise qe larg, Duhet te gjeja noteshen qe fshihej nen lekure, Dhe te gjeja fajtoret ne mesnate, Packa se kishim lidhur bese ne nje flamure!

Shkova buze lumit ndeza nje zjarr, Shkova ne mal piva uje burimi, Shkova ne det u bera nje fanar, Dhe ne toke, dhe ne qiell..dashuri...

Verona me 8 prill, 2016 10:07

*** NJEREZORE

-me perkushtim burrit te tezes-

Me vjen nje ere, ere e bardhe nga vendi, ku thyhen rrufete, ku qiejt mblidhen, e kuvendojne ndersa, Vjosa derdh lot, ne det.

Dhe kembanat e kishes, bien ngadale, ngadale..ngadale..deri sa ne heshtje nje ritual ngushellues, dhe njerezore, ku dhimbja, s'njeh fjale, po vetem etje!

8 aprile 2014 alle ore 21:12 ·

***

SI TË DASHUROJ UNË, SI MË DASHURON TI ( e perpunuar)

Ajo dritëz që zbret nga qielli fryn erë lirie mbi livadh mbuluar me jasemin,

Që ndiçon shpirtin e etur në heshtje, një qiri shkëlqen dhe shpirti përvëlohet pa u gjykuar vetëm, në flakët e dashurisë.

Dashuroj, si më dashuron ti, dashuron, si të dashuroj unë...

Ahme! llahtaroj të jem e dashuruar në përjetësi e ti, perkedhelur ne përqafimin tim hënor në zemrën tënde të nxehtë, përgjëroj që dashuria të zgjas, gjer në dhimbje...

Ashtu si dua unë, ashtu si do dhe ti.

Dashuron pa mëshirë si të dashuroj unë. Më merr në mendimet e tua, ashtu si unë të mbaj gjithmonë; më çon atje ku s'pushon kënga, flladi, jeta, dhe rrjedha e pranverës zbret nga mali

Kështu si thua ti, kështu si dua unë...

2013-2014-1016


Yorumlar


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page