GJAKOSJE NE KOHE-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 16 giu 2016
- Tempo di lettura: 1 min

Ajo pjese e fjetur brenda meje Qe nuk shfaq kurre ne skene, Dhe me gjakos pameshire Sa here trokas ne deren e femijerise.
Ne ate kohe kisha vetem tre vjece, Kur kendonte Bee Gees - Stayin' Alive, Nje e ardhme e horizont i hapur, Shndriste ne qiellin blu.
E pertej prangave te kohes Dielli sa vinte e rritej, Ne syte e trishtuar nuk kishte me lot, Lumturia dal ngadale po zinte vend.
E kam pase te veshtire neneshtrimin: Llahtara per muziken e jeten, Ishte nje revolucion ne shperthim, Ishte rebelim karshi te ndaluares.
Drejt reve gri plot urrejtje Nje suferine udhetoja pa frike: Peshperisja melodine ne syte e tyre, Me buzen veshur ne buzeqeshje.
Ashtu sic eshte rinia flake e rime Dhe vrullin nuk e ndala..kurre Ne brigjet e detit behet dallge Ne erresire gris heshtjen e mykur.
Ajo pjese e fjetur brenda meje Qe nuk shfaq kurre ne skene, Dhe me gjakos pameshire Sa here trokas ne deren e femijerise.
Verona me 16 qershor, 2016 13:51
Comments