top of page

Mos me pyesni pse heshta!-Edlira Jorgji Doko

  • Immagine del redattore: edlira jorgji doko
    edlira jorgji doko
  • 20 giu 2016
  • Tempo di lettura: 1 min

Mos me pyesni pse vendosa te hesht!

Fjalet i mbarova fola shume gjate me ju dhe nuk kishte perendi te ndaloj sadopak furine tuaj!

Nga te filloj ku me keni plagosur ku me dhemb?!

Cfare te tregoj poshterimet dhe tradhetite tuaja?!

Oh, mos guxoni se duhet nje nate dimri,

Prane oxhagut me zjarr dhe nje gode raki a vere!

Shikoni nuk e kam nje zemer katile edhe per vrastaret, kam akoma shpirt te jap.

Por nuk fsheh friken time,

Kur te hap damaret me vrer edhe te them te verteten, dikush do qaj me denese dikush do doje te shpetoj.

Oh, lereni fjalet me ngasherim,

Me jepni doren tuaj, dhe me buzeqeshni!

Une ju kam falur nga kohe!

Verona me 20 qershor, 2016 21:24


Comments


FOLLOW ME

© 2023 by Samanta Jonse. Proudly created with Wix.com

bottom of page